VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KUR DO TË NDODHË QË ZËRI I ARSYES TË BËHET EDHE ZËRI I QEVERISË?(Deklaratë për Gazeten „Dielli“dhe „Voice of Albanias“, dhënë gazetares Elida Buçpapaj)Nga Prof. Dr. ROMEO GURAKUQI

                                                                                      

E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
KUR DO TË NDODHË QË ZËRI I ARSYES TË BËHET EDHE ZËRI I QEVERISË?
(Deklaratë për Gazeten „Dielli“dhe „Voice of Albanias“, dhënë gazetares Elida Buçpapaj)
Nga Prof. Dr. ROMEO GURAKUQI

E Enjte, 10.24.2013, 06:29pm (GMT+1)


Nevila Nika ka shërbyer si ndër punonjëset më të përgjegjshme dhe me të ndergjegjshme të administratës shqiptare. Një sherbyese dinjitoze e shtetit dhe njerëzve të thjeshtë që i janë drejtuar atij institucioni; një profesioniste e shkallës më të lartë, një partnere serioze e institucioneve anologe, që ka garantuar staturen e institucionit të rëndësisë së veçantë të Arkivave të Shtetit Shqiptarë. Ajo është profesioniste e rritur në ate institucion, që për herë të parë garantoi hapjen e tij për publikun e gjërë dhe veçanerisht për studiuesit. Në rrethanat e harruara në të cilat gjendet institucioni persa i perket financimeve shteterore, ajo bëri çfarë ishte e mundur që ruajtja dhe përdorimi i rekordeve të modernizohej dhe të krijohej mundesia e perdorimit të teknikave bashkëkohore të vjeljes së rekordeve nga ana e studiuesve. Aftesitë e saj komunikative jane të spikatshme të një shkalle shume të lartë, gje për të cilen vuan e gjithe administrata e shtetit shqiptar. Kësisoj, largimi i saj nga kjo detyrë e lartë, përsa i përket nivelit të sigurisë dokumentare të Shtetit, është një veprim i papërshtatshem, i pajustifikuar dhe perkundrejt frymes se Shtetit, Ligjit, Rendit dhe pergjegjshmërisë qeveritare. Ai i largim është në vazhdin e frymës aventuriere, që po karakterizon, mendjet e nxitura e të errësuara, të kastës së radhës se politikës shqiptare, që si gjithmonë, nuk ka ndërmend të ndërtojnë Shtet, por të menaxhojnë Pushtet dhe ndajnë plaçkën qeveritare, në dëm të interesave Publike e Nacionale. Unë e kam të qartë se gjeneratat e administratës do vijnë një ditë që të ndërrohen, por për disa punonjes të tillë të spikatur, siç është zonja Nika, Shteti ka nevojë gjithmonë, Publiku ka nevoje përherë për frymën e tyre idealiste, mbasi ata janë vështirësisht të zëvëndësueshem. Mbi të gjitha, menyra se si është kryer ky zëvëndësim dhe procedura se si eshte zevendesuar statura e saj publike e arritur më shumë punë sistematike dhe shkencore dhe komunikim të hapur, është një fyerje e rëndë jo vetëm për personin e saj të respektuar, por për të gjithë intelektualët shqiptarë, punonjësit kerkimorë, publikun e gjërë, që kanë gjetur tek ajo një shërbenjëse të pangjashme ndaj kerkesave të natyrave të ndryshme, nje kujdestare perfekte te pasurise dokumentare të Shtetit Shqiptar. Në kohen kur prisja qe ekipi rilindâs të ekspozohej në publik me një plan të detajuar për investimin në shkallë të gjërë në Institucionin e Arkivave, për zgjerimin e bazës infrastrukturore, të ndërtesave dhe sigurisë së tyre, për ngritjen një kompleksi dinjitoz të Albanian National Archives of Public Records, në rritjen e shkallës së sigurisë, modernizimin dhe digitalizimin e sistemit e koleksioneve, krijimin e koleksioneve elektronike on-line, rritjen e shkallës së cilesisë së shërbimit, hapjen edhe më të madhe ndaj interesave studimore, sjelljen nën strehën e ketij institucioni të rinovuar të fondeve të arkivave të huaja, për të cilat vuan shkenca historiografike shqiptare, publiku dhe dokumentacioni pronesor i shtetit, ndodhi një sjellje e pangjashme për prestigjin e seriozitetin e një qeverije të europianizuar, të hapur dhe pa paragykime politike, siç është pretenduar se është ajo aktuale në sy të opinionin vendas dhe partnerëve ndërkombëtarë që po e vezhgojnë. Në vend që të propozohej një reformim i strukturës administrative të gjithë arkivës dhe posti të transformohej në rolin e një Chief Executive and Keeper of Albanian National Archives, i ndarë në seksionet ndertimore të një arkive moderne, governantët shqiptarë menduan krejt shkurt në mënyrën më diletante: kenaqjen e palëvë pjesmarrëse në operacionin instalues të pushtetit të ri, një veprim i padenjë për një qeveri vertetë demokratike. Shkarkimi në këtë mënyrë i Nevila Nikes nga posti i rëndësisë së veçantë shtetërore, është një fyerje për forcat intelektuale, punonjësit e atij institucioni, historianët dhe profesorët universitarë, qytetarin e thjeshtë që ka gjetur tek ajo kujdestaren e gatshme për shërbim. Një lëvizje e tillë nuk mund të kryhej pa një shpjegim edhe ndaj studiuesve profesionistë nga Kryeministri aktual, pa nje shpjegim ndaj Publikut, në qofte se pretendohet se sjellja kryeministrore tashmë është e ndryshme: e përgjegjshme dhe e shpjegueshme, e hapur, transparente, në kahun e së mires publike dhe në konsulence me forcat intelektuale, opinioni i të cilëve është i pranishëm vazhdimisht në paradhomën më të rëndësishme të Shtetit. Unë e kuptoj se Shqipëria është ende një vend anormal dhe brenda ketij anormaliteti, është edhe menyra bizantine e këtij ndryshimi, mungesa e kurajos për t'i dalë në ballë njerëzve me shpjegim mbushamendes. Brenda këtij harku të sjelljes jo serioze të këtij shteti, shtrihet deri edhe paaftesia për të korigjuar, në këto tre ditë, një gabim; apo mungesa e kurajos për të kerkuar Falje për veprimin e pamatur. Në fakt, nuk jemi mësuar deri me sot që një Prime Minister Office të tregohet e vemendshme ndaj kritikes publike, sa të reflektojë dhe mirëpresë kritikat publike me dashamirësi, urtësi dhe degjesë të sjellshme e reflektuese. Zakonisht zyrtarët shqiptarë mundohen që ta kalojnë në heshtje kritiken dhe qendrimin e shtypit të lirë. Por ndryshimi i parë që duhet të bëjë një qeveri e mirëfilltë demokratike është VËMËNDJA dhe DËGJIMI i vertetë dhe VERIFIKIMI I KRITIKËS. Në qoftë se mendohet që të fillohet një stil i ri komunikimi dhe dëgjimi ndaj Publikut, një vemendje ndaj ekspertizës, është momenti për të treguar me vepra se, kur është e nevojshme që gabimet të korigjohen, kjo mund të ndodhë dhe zëri i arsyes mund të bëhet edhe zë i qeverisë. Mjaft më me qeverisje të kamufluar despotike, jotransparente. Shqiptarët presin ndryshimin e skemës së qeverisjes dhe mënyrës së menaxhimit të punëve dhe jo përsëritje të skemave të tarafit partiak, krahinor dhe të ndarjes ilegale të plaçkës. Pyetjet që shtrojnë sot të gjithë shqiptarët e thjeshtë janë këto: A do kemi riciklim të sistemeve pararëndëse që e lanë Shqipërinë në vendin e fundit në Europë, sa t'i gjejnë në mënyre deklarative sivëllezërit gjetkë, jashtë saj? A do të arrihet modernizimi i sjelljes administrative të këtij vendi? A do vazhdojë në këtë vend sjellja bipolare, me dy standarde brenda qeverisjes? A do të përparojë përgjegjësia shtetërore, apo edhe më tutje në këtë vend do të funksionojë tarafi partiak, krahinor dhe ilegal? A do të jetë qeveria një njësi unitare, në mendje, veprim dhe sjellje? Zotërinj të nderuar,këtë radhë jeni nën vezhgimin e rreptë të Publikut dhe miqve të Shqipërisë, të cilët presin që ju t'i jepni zgjidhje problemave jo-aritmetike, por vitale që ka përpara Shqipëria.
--
Romeo Gurakuqi - Instituti i Historisë Bashkëkohore Universiteti Europian i Tiranës

Prof. Dr. ROMEO GURAKUQI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOSOVA, NJË SHTET PA ZOT SHTËPIENnga Mrs. sc. NUE OROSHI (10.24.2013)
REVOLUCIONI HUNGAREZ I 1956ës, IDEALI STUDENTOR!Nga Dr. PËRPARIM KABO (10.24.2013)
HOLOKAUSTI SHQIPTAR NDODHI PËRPARA KRISHTIT!..Nga LEBIT MURTISHI (10.23.2013)
POLITIKA SHQIPTARE NËNSHTRUESE NDAJ INTERESAVE HUAJANga FRANK SHKRELI (10.22.2013)
SHQIPËRIA NË DY G-6 APO KA VETËM NJË G-666Nga RAMIZ LUSHAJ (10.22.2013)
SHFAROSJA E HEBRENJVE QË LULËZUAN SELANIKUN KA BASHKËAUTORËSI GREKENga ARTUR VREKAJ, WORCESTER, MA SHBA (10.22.2013)
MINISTRI I JASHTËM GREK VENIZELLOS - MODEL I NJË KRYEDIPLOMATI HIPOKRITAthina shoviniste ia ngrënë hijen Tiranës zyrtare që më 08 maj 1971Nga ESHREF YMERI (10.22.2013)
SERBIA DHE MAQEDONIA - DIPLOMACI KULTURORE ME HISTORI TË VJEDHURNga SHABAN MURATI (10.21.2013)
Barometri diplomatikE SAKTË, "DAÇIQI NUK ËSHTË POP", POR AS THAÇI NUK ËSHTË HOXHË!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (10.20.2013)
NUK MUND TË HIQET ROBËRIA DUKE I MËKUAR ARGATËT E SAJ...Nga LEBIT MURTISHI (10.20.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]