E Hënë, 05.20.2024, 07:16am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
EKSPERTI - ÇFARË NUK SHKON ME RAPORTIN PËR VDEKJEN E OLDASHIT
Nga EUGEN VASILI

E Shtunë, 11.30.2013, 09:27am (GMT+1)


Gazeta "DITA" në dy numra të njëpasnjëshëm ka botuar raportin autoteknik mbi aksidentimin me pasojë vdekjen të deputetit Sokol Olldashi.  Gjatë prezantimit të këtij raporti për publikun gazeta nga ana e saj ka vënë theksin mbi disa aspekte "të paqarta" të këtij raporti ndaj dhe për të pasur një këndvështrim dhe oponencë më profesionale mbi raportin autoteknik, gazeta kontaktoi dhe pyeti një nga ekspertët autoteknikë më të afirmuar në Shqipëri, për të dhënë vlerësimet e tij mbi materialin. Me dëshirën e vetë ekspertit të kontaktuar për të ruajtur anonimatin, eksperti ka ofruar përgjigjet dhe qëndrimet e veta në këtë intervistë.

 

Ju jeni njohur me raportin e plotë të ekspertizës autoteknike në lidhje me aksidentin e pësuar nga deputeti Sokol Olldashi. Çfarë përshtypje ju la raporti në tërësi?


Në tërësinë e vetë, akti ka shumë pasaktësi dhe mangësi, në lidhje me pyetjet e ngritura nga prokurorët.

 

Ku konsistojnë pasaktësitë?


Për çudi i konstatova që në krye të përgjigjeve. Prokurorët kanë bërë një grup pyetjesh dhe që në përgjigjen e pyetjes së parë konstatova mangësi.

Prokuroria i pyet ekspertët: Cila është gjendja teknike e automjetit me targë AA 003 HN para dhe pas ndodhjes së aksidentit, referuar këqyrjes së mjetit, këqyrjes së vendit të ngjarjes si edhe dokumentacionit të mjetit?
Në përgjigje ekspertët thonë se makina ishte në gjendje të mirë teknike, më tej ata thonë se është bërë kontrolli në vendin e ngjarjes dhe u provua se sistemi i drejtimit funksiononte normalisht. Në fakt ky kontroll nuk mund të bëhet kur makina është e fikur. Por, sqarojmë se ky lloj automjeti nuk mund të ndizej pasi ndezja e tij ishte e personalizuar me ndezje individuale dhe s'mund të ndizej nga persona të tjerë.

Çfarë domethënë ndezje individuale?

Do të thotë që atë automjet mund ta ndizte i ndjeri dhe persona të tjerë që shenjat e tyre të gishtave i kanë të regjistruara në serverin qendror të fabrikës prodhuese dhe në paketën  elektronike të automjetit. Në të kundërt automjeti nuk ndizet. Pra automjeti nuk është ndezur dhe kontrolli në sistemin e drejtimit nuk mund të realizohet kur makina është e fikur.

Gjatë botimit të raportit në gazetë, kemi theksuar dhe një paragraf të përgjigjes së parë që flet për alkoolin e frenave. Në përgjigjen e ekspertëve shkruhet tekstualisht se: "Gjatë këqyrjes së pjesës së brendshme të mjetit pasi u hap kofano e tij u konstatua se depozita e alkoolit të frenave ishte e zbrazët. U verifikua se kjo depozitë pas përplasjes nuk është e çarë dhe alkooli ka rrjedhur pasi mjeti është përmbysur. Si e shikoni ju si ekspert këtë përkufizim?

Ekspertët duhej patjetër, e kishin për detyrë të kishin gjetur shkakun se nga ka rrjedhur alkooli. Pasi, ky automjet është me sisteme të përparuara dhe tubacionet e alkoolit janë të fshehura nën mbulesën e poshtme të shasisë së automjetit. Pra nuk kemi dëmtim të tubacioneve. Po kështu, rezervuari i alkoolit nuk ka qenë pa tapë që të derdhej alkooli, por përkundrazi ai është me tapë të filetuar dhe nuk ka mundësi që alkooli të derdhet nga rezervuari. Ka qenë detyra e ekspertëve të bënin prova duke e mbushur me alkool rezervuarin dhe të gjenin vendin se ku rridhte, për të dhënë një konkluzion të saktë.

Një tjetër element i përgjigjes së parë të ekspertëve lidhet me paralelin e djathtë të mjetit. Në raport shkruhet: "Gjatë manovrës së bërë nga ana e manovratorit të kareoatrecit në prezencë dhe të Prokurorit nga vendosia e ganxhës në paralelin e anës së djathtë kjo e fundit u këput. Theksojmë se në momentin e këqyrjes kur mjeti qe i pa lëvizur sistemi i drejtimit funksiononte normal". Si e vlerësoni këtë fakt?


Ky fakt nuk dokumentohet me procesverbal dhe nuk ka referencë në raport për ekzistencën e një procesverbali të tillë. Kjo mungesë në akt është e rëndësishme.

Në pyetjen e dytë prokurori kërkon tek ekspertët një interpretim dhe rezultat për kinematikën dhe dinamikën e lëvizjes së mjetit gjatë aksidentit. Pasi u njohët me përgjigjet e ekspertëve, çfarë mendoni?


Përgjigja e pyetjes së dytë nga ana e ekspertëve është tërësisht hipotetike dhe nuk sjell prova shkencore dhe arsyetim logjik për të vërtetuar kinematikën dhe dinamikën e aksidentit.

Ku bazoheni konkretisht kur bëni këtë oponencë?

Po ju marr shembullin e parë. Në përgjigjen e ekspertëve nuk ka fare interpretim të kinematikës por e devijojnë duke shpjeguar shpejtësinë e lëvizjes së automjetit.

Nëse përgjigja do ishte për kinematikën, çfarë tjetër duhet të kishte?

Ajo duhet të shpjegonte vetëm lëvizjen e automjetit që në momentin e daljes nga rruga dhe deri në ndalimin e tij të plotë.

Në fakt një shpjegim i tillë ekziston, itinerari i ndjekur nga mjeti në skenën e aksidentit është dhënë në raport apo jo?


Po, por për shkaqe të paditura këtu janë futur elementë të tjerë që nuk i përkasin kinematikës. Siç është llogaritja e shpejtësisë që nuk kërkohet në fakt nga prokurori në pyetjen e bërë. Ndërkohë që në raport ekspertët janë thelluar me formula për llogaritjen e shpejtësisë, ndërsa të dhënat dhe koificentët e ndryshëm që kanë futur në formulën e llogaritjes, nuk thonë fare se nga i kanë marrë. Për shembull thonë që rrezja e përkuljes së kthesës është afërsisht me 30 metra. Parametri 30 metër është futur në formulë, por nuk dihet se nga doli ky parametër dhe pse të mos merret 40 apo 70. Pra në raport mungon prova e verifikimit të matjeve në këtë rast. Pra duhet ta matësh dhe të kesh rezultatin e saktë dhe jo të thuash "afërsisht 30 metër". S'mund të ketë koificent të përafërt kur ai zbatohet në një formulë. Por ka dhe probleme të tjera logjike dhe me rëndësi për një raport që përfaqëson ekspertizë të lartë.
 

Për shembull?

Vijmë në një moment tjetër të përgjigjes së pyetjes së dytë të ekspertëve> në faqen 9 të raportit shkruhet ndër të tjera: "...gjatë kohës që bie në rrugën e varrezave dhe përmbyset fort me rrota në ajër ku shkëputet dritarja e tavanit dhe për shkak të energjisë potenciale që zotëronte mjeti që ra nga lartësia..."

Ndërsa pak fjali më poshtë  në raport shkruhet: "...gjatë kohës së kontaktit të dytë me tokën, koka e drejtuesit të mjetit kapet nga dritarja e tavanit, ana e djathtë ku kanë mbetur flokët..."

Vini re, në fjalinë e parë të cituar  thuhet që dritarja ka rënë, por pasi thuhet kjo, në fjalinë e dytë të cituar thuhet se koka e shoferit kapet nga dritarja. Lind pyetja: ka rënë apo jo dritarja?

 
Në raport thuhet se si konkluzion i batimit dhe daljes nga rruga është shpejtësia e mjetit, që në llogaritjet e kryera ekspertët e pretendojnë se ka qenë 45 km/h. E marrë sipas koificentëve të zgjedhur prej tyre. Sipas jush është i justifikuar ky pretendim për dalje nga rruga me shkak të tejkalimit të moderuar të shpejtësisë?


Aspak e justifikuar. Për të bërë llogaritjen, duhet të kesh të dhëna të sakta për rrezen e kthesës dhe të dhëna të testuara të automjetit, të automjetit specifik e kam fjalën, në kthesën dhe vendin specifik. Sepse një Mercedes aq i sofistikuar dhe me parametra të përparuar si ai që përdorte Olldashi, nuk mund të ketë të njëjtat karakteristika si makinat e tjera. Pra dhe shkalla e rrezikut për këtë lloj automjeti është më e vogël se për shumë automjete të tjera të cilat nuk i kanë këto parametra. Me këtë jam duke ju thënë se mund të na rezultojë pas një testimi se Mercedesi i Olldashit, të ketë aftësinë të kalojë këtë kthesë dhe me shpejtësi më të madhe se ajo që kanë përcaktuar këta ekspertë. Mungon testimi konkret i rrethanës. Akti në këtë pikë na shfaqet sërish vetëm hipotetik.  

Në akt thuhet nga ekspertët se: "Devijimi në kthesë mund të ketë ndodhur për tejkalim të moderuar të shpejtësisë në lidhje me gjendjen dhe ecurinë vijëpërkulur të rrugës, por akoma mund të hipotizohet që faktorë të panjohur mund t'i kenë dhënë shkak devijimit". Pra nga përgjigja, lihen të hapura dhe mundësi të tjera. Si e vlerësoni këtë?

Kjo fjali në vetvete hedh poshtë të gjitha shpjegimet e bëra nga vetë ekspertët në atë raport shkaqet e devijimit dhe shpejtësinë e mjetit. Prokurori i kërkon ekspertëve një përgjigje, një interpretim shkencor dhe profesional, por mbi të gjitha kërkon një rezultat dhe rezultatet s'mund të jenë hipotetike, ato janë vetëm dhe vetëm konkrete. Kjo fjali është gjëja me e çuditshme e atij raporti. Praktikisht është vetë oponenca që autorët i kanë bërë vetes duke shumëzuar me zero të gjitha përsiatjet e tyre.

Sipas jush, dinamika e aksidentit, dhe ai batim i mjetit përmbys në momentin e fundit e justifikon fluturimin dhe daljen e xhamit të tavanit të mjetit?

Këtë unë nuk mund ta them sepse nuk e kam parë nga afër mjetin për të parë vendet e dëmtuara që kanë lidhje me nxjerrjen e xhamit nga pozicioni ku është montuar nga fabrika prodhuese.
 

Por raporti ka foto të automjetit dhe fotot janë bërë në cilindo element të dëmtuar të automjetit, apo jo?

Jo, fotografitë kanë mangësi të theksuara profesionale. Ato nuk janë bërë në vendet ku është dëmtuar tavani i makinës, që të shpjegojnë lidhjen shkakësore të deformimit të saj me nxjerrjen e xhamit nga pozicioni që është montuar nga fabrika prodhuese sipas një standardi të caktuar.

Si duhej të ishin fotot e raportit?


Fotot duhej të ishin një grup fotosh në plane të përgjithshme. Në të katërt pozicionet e automjetit dhe më pas fotografitë përqendrohen në elementë të veçantë të dëmtuar të automjetit ku duhet të ketë numra përkatës dhe fotografimi i tyre duhet bërë duke vendosur dhe një metër mbi secilin nga këto vende për tu kthyer në një provë të kundërshtueshme për masën e deformimit dhe mbi bazën e tyre bëhen dhe llogaritjet dhe arsyetimi teknik i asaj që ka ndodhur. Për shembull, vendi ku ka qenë i montuar xhami i tavanit detyrimisht duhej të ishte fotografuar me saktësi sipas elementeve të përmendur më sipër, pasi ai është provë materiale e padiskutueshme dhe duhet të trajtohet njësoj si gjithë provat e tjera.

Një pyetje të fundit. Në kushtet kur ju thoni që ekspertët në njëfarë mënyre ia kanë bërë vetë oponencën dhe e kanë rrëzuar vetë rezultatin e raportit të tyre, a nuk e kthen kjo gjë raportin në një dokument të pavlerë në kuadër të hetimit të prokurorit?

Kjo është e drejtë e prokurorit ta vlerësojë provën dhe në bazë të konkluzioneve të tij të vendosë më pas si do veprojë.

 

 * * *

 

5 pikat "delikate" të raportit autoteknik

 

 Çështja 1- Alkooli i frenave

Në raportin autoteknik ekspertët hartues shkruajnë:

"U verifikua se kjo depozitë pas përplasjes nuk është e çarë dhe alkooli ka rrjedhur pasi mjeti është përmbysur. Pas kontrollit të sistemit të i frenimit të mjetit u kontrolluan dhe elementet e tjerë dhe nuk rezultoi se ka probleme.

Eksperti oponent në lidhje me këtë çështje sqaron:
"Ka qenë detyra e ekspertëve të bënin prova duke e mbushur me alkool rezervuarin dhe të gjenin vendin se ku rridhte, për të dhënë një konkluzion të saktë."

1
Çështja 2- Ndezja e automjetit

Në raportin autoteknik ekspertët hartues shkruajnë:
"Nga ana jonë u kontrollua dhe u provua funksionimi i sistemit të drejtimit shoqëruar dhe me fotografi u konstatua se i gjithë sistemi i drejtimit në të gjithë elementët përbërës të tij, volanti, grupi i timonit, paralet kokat e zbarave janë të rregullta."

 

Eksperti oponent në lidhje me këtë çështje sqaron:
"Ky kontroll nuk mund të bëhet kur makina është e fikur. Por, sqarojmë se ky lloj automjeti nuk mund të ndizej pasi ndezja e tij ishte e personalizuar me ndezje individuale dhe s'mund të ndizej nga persona të tjerë."


 2

Çështja 3- Shpejtësia në kthesë


Në raportin autoteknik ekspertët hartues shkruajnë:
"Nga kontrolli i mjetit me kompjuterin e koncensionarit të Benzit konstatojmë se  shpejtësia në momentin e rënies përmbys të mjetit në gjendje qetësie ka qenë 11 km/h . Ndërsa shpejtësia minimale e daljes nga kthesa ka qenë e rendit V = 45 km/h."

Eksperti oponent në lidhje me këtë çështje sqaron:

"Për të bërë llogaritjen, duhet të kesh të dhëna të sakta për rrezen e kthesës dhe të dhëna të testuara të automjetit, të automjetit specifik e kam fjalën, në kthesën dhe vendin specifik. Sepse një Mercedes aq i sofistikuar dhe me parametra të përparuar si ai që përdorte Olldashi, nuk mund të ketë të njëjtat karakteristika si makinat e tjera. Pra dhe shkalla e rrezikut për këtë lloj automjeti është më e vogël se për shumë automjete të tjera të cilat nuk i kanë këto parametra".


3

Çështja 4- Dritarja e tavanit


Në raportin autoteknik ekspertët hartues shkruajnë:
"Në një moment rrotullimi rreth qendrës së rëndesës së tij gjatë kohës që bie në rrugën e varrezave dhe përmbyset fort me rrotat në ajër, ku shkëputet dritarja e tavanit  dhe për shkak të energjisë potenciale që zotëronte mjeti që ra nga lartësia si edhe momentit te rrotullimit,nga zotërimi i kësaj energjie."

Eksperti oponent në lidhje me këtë çështje sqaron:

"Fotografitë e raportit kanë mangësi të theksuara profesionale. Ato nuk janë bërë në vendet ku është dëmtuar tavani i makinës, që të shpjegojnë lidhjen shkakësore të deformimit të saj me nxjerrjen e xhamit nga pozicioni që është montuar nga fabrika prodhuese sipas një standardi të caktuar. "

4

Çështja 5- Pohimi "autogol" i ekspertëve

Në raportin autoteknik ekspertët hartues shkruajnë:
"Devijimi në kthesë mund të ketë ndodhur për tejkalim të moderuar të shpejtësisë në lidhje me gjendjen dhe ecurinë vijëpërkulur të rrugës, por akoma mund të hipotizohet që faktorë të panjohur mund t'i kenë dhënë shkak devijimit. "

Eksperti oponent në lidhje me këtë çështje sqaron:
"Kjo fjali në vetvete hedh poshtë të gjitha shpjegimet e bëra nga vetë ekspertët në atë raport shkaqet e devijimit dhe shpejtësinë e mjetit. Prokurori i kërkon ekspertëve një përgjigje, një interpretim shkencor dhe profesional, por mbi të gjitha kërkon një rezultat dhe rezultatet s'mund të jenë hipotetike, ato janë vetëm dhe vetëm konkrete. Kjo fjali është gjëja me e çuditshme e atij raporti. Praktikisht është vetë oponenca që autorët i kanë bërë vetes duke shumëzuar me zero të gjitha përsiatjet e tyre."
EUGEN VASILI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BE, ARMËT KIMIKE DHE SHBANga ALFRED ÇAKO (11.30.2013)
REAGIM KUNDËR OLSI JAZEXHI, PËRSE SULMOHET FUAD RAMIQI?Nga ASLLAN DIBRANI (11.30.2013)
VOTA - TEMPULL I GJYKIMIT, I DREJTËSISËNga IDRIZ ZEQIRAJ (11.30.2013)
FESTA QË PËRÇAN KUNDREJT NJË PËRKUJTIMI QË BASHKONNga SAIMIR LOLJA (11.30.2013)
MJEKU KËRKON ZHVARRIMIN DHE RIEKSPERTIMIN URGJENT TË ISH DEPUTETIT OLLDASHI - RAPORTI I PLOTË PIKAT E ERRËTA TË EKSPERTIZËSKoka e Olldashit ishte shumë e çarë, xhami nuk e pret kafkën (11.29.2013)
ATDHEU, KRYEFJALA E FJALËVEPoezi nga ODHISE GRILLO (11.28.2013)
DITA E NJËZETETËSPoezi nga LASGUSH PORADECI (11.28.2013)
– Ditës së Pavarësisë Kombëtare, 28 Nëntorit –PËRJETËSISHT DORËN N’FLAMURTeksti: Zeqir LushajKendojnë: Perparim Brati e Hamit Kastrati (Has) (11.28.2013)
KRAHARORI I SHQIPEVEFlamurit tonë të shenjtë kombëtarPoezi nga RRUSTEM GECI (11.28.2013)
PORTRETET E 40 FIRMËTARËVE TË PAVARËSISË - 40 SHENJTORËVE TË PAVARËSISË - VEPËR E PIKTORIT TË SHQUAR ARBEN MORINA (11.28.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]