E Enjte, 05.09.2024, 09:35am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
FRYMA RUGOVIANE DHE KTHIMI TRIUMFALIST I LDKsë
Analizë nga SKËNDER MULLIQI

E Martë, 12.03.2013, 09:41am (GMT+1)


Udhëhqësi i madh i shqiptarve në rrugëtimin për demokraci dhe çlirim nga zgjedha shekullore serbosllave padyshim së ishte kush tjetër pos presidentit historik të Kosovës dr. Ibrahim Rugova. Rugova ishte i pari që mori guximin qytetar për t'iu kundërvënë haptas regjimit okupues të Serbisë në krye më kriminelin e Luftës Sllobodan Millosheviq. Presidenti Rugova ishte prijetari i proceseve demokratike në Kosovën e okupuar. Ai e senzibilizoj çështjën e Kosovës në botë. Takimet e tij të parreshtura me burrështetasit më të fuqishem të botës demokratike bënë që Kosova të zënë vend në agjendat botërore si problem që kërkon zgjedhje për shqiptarët, të cilët ishin qytetarë të dorës së dytë, për shqiptarët të cilët u rrahen, përsekutuan dhe u vranë nga Tito, Rankoviqi dhe së fundi nga Milosheviqi.

Pak kush do të kishte guximin siç e kishte presidenti Rugova të veprojë hapur kunder regjimit shtypës të Serbisë.Ai për çdo të premte i mbante edhe konferencat për media, duke paraqitur para opinionit të gjërë si mbrenda Kosovës dhe jashtë saj për gjendjen e padurueshme të popullit shqiptarë të okupuar nga Serbia hegjemoniste. Rugova formoi LDK e cila së pari ishte levizje gjithëpopullore, e pastaj duke e profilizuar si subjektin më të madh politik. Nën drejtimin e Rugovës edhe u formuan institucionet paralele, dhe kjo padyshim së ishte një arritur e madhe për kohën. Kreatori i pavarësisë së Kosovës dr. Ibrahim Rugova dhe LDK-ja i fituan bindshem disa palë zgjedhje. Se cila ishte figura e presidentit Rugova e treguan gjatë vizitave të tyre në Kosovë Toni Bler dhe Bill Klinton dy përsonalitet më të fuqishme të botës, të cilët bënë shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës nga Serbia.

Por, tash të eleborojmë pak rrugëtimin e LDK-së si subjekti politik më i madh i pasluftës. Kjo parti politike sa ishte presidenti Rugova gjallë, ishte padyshim subjekti më serioz politik në vend. Por, pas vdekjës së tij, në LDK ndodhen disa ndryshime jo te mira.Në vend që të ruhet fryma rugoviane e krijuar më mund të madh për shumë vjet më radhë, LDK-ja më Kuvendin e Gjashtë famoz, u nda në dysh që pak kush e ka pritur një zhvillim të tillë aq negativ dhe të dëmshem si për LDK-në ashtu edhe për vendin përgjithësisht.

Natyrisht së Kuvendi i Gjashtë zgjedhor kurrë nuk do të harrohet. Këtu u shëmb kalaja e madhe e quajtur LDK-e. Në këtë kuvend kishin dorë sigurisht edhe kundershtarët politikë, të cilët ishin jetikisht të interesuar që LDK-ja e frymes rugoviane të marrë fund njeherë e përgjithmonë. Është për t'u çuditur se si u lejua aq lehtë të nepërkëmbët gjithë ai mund dhe gjithë ajo sakrificë për vite më radhë. Kjo ndarje në dysh, në njërën anë Fatmir Sejdiu më LDK-në e në anën tjetër Nexhat Daci me LDD-në bëri që LDK-ja nga partia e parë në Kosovë të zbres pas PDK-së së Hashim Thaqit.

E bera një retrospektive të shkurtër të LDK-së në rrugëtimin e saj të gjatë e cila padyshim së ka merita të mëdha për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Këto zgjedhje të radhës lokale treguan së kthimi i frymës rugoviane bëri që LDK-ja të dal prap partia e parë në Kosovë. Isa Mustafa, siç edhe e treguan rezultatet e këtyre zgjedhjeve, punoi mirë në riparimin e të gjitha të metave të këtij subjekti politik. LDK-ja i fitoi komunat kryesore në Kosovë përpos Prishtinës të cilën e humbi nga Vetvendosja. LDK-ja fitoi Pejën pas balotazhit, që vërtetë për shumë kend ka qenë fitore befasuese. Por, si duket kthimi i frymes rugoviane puna e gjatë në terren me anëtarësinë e gjere u kurorizuan me sukses të plotë. Dhe, dorën në zemer së po thuaj në komunat më të madha të Kosovës nuk u lejua nga votuesit një mandat i tretë për ata që ishin në pushtet për dy mandate. Pastaj, LDK-ja fitoi më lehtë se e ka pritur Gjilanin, Ferizajn e komuna të tjera të cilat do t'i sjellin avantazh të madh edhe për zgjedhjet e radhës nacionale që pritet të mbahen në pranverë të vitit të ardhshem.

Triumfit të LDK-së natyrisht së i ndihmuan edhe aferat korruptive dhe proceset gjyqësore të disa kryetarëve të komunave të udhehequra nga PDK-ja. Dhe, kjo frymë demokratike që i karakterizoi këto zgjedhje janë model edhe për shumë vende demokratike të botës. Me ndonjë përtjashtim të vogël zgjedhjet ishin korrekte dhe demokratike. Është impresionues edhe fakti i zgjimit me në fund të vetëdijës qytetare për ndryshime pozitive pas gjendjës shumë të rëndë ekonomike dhe poltike në të cilën është katandisur Kosova.

Fitorja e merituar e LDK-së në shumicën e komunave të Kosovës, ngjallë shpresë së me ne fund gjerat do të fillojnë për së mbari. Niveli i lartë i korrupcionit , varfëria , papunësia e përmasave enorme mund të kapërcëhen me një qasje krejtë të re, të cilët deri me tash qeveria aktuale as qe i qiti ndonjeherë në rend të ditës. Po fryen nje erë e re dhe shpresëdhënese së më në fund në Kosovë gjerat do të fillojë të ecin për së mbari. Po ngallën ngadal shpresat së paperseptivës së krijuar ti ngushtohet shumë rrethi, E ardhmja e jonë është këtu në Kosovë, e jo të bredhim rrugevë të botës si dikuar të detyruar nga serbosllavet të cilët e kishin për qëllim që përfundimisht të na largojnë nga toka jonë...

SKËNDER MULLIQI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
IKONA E GJALLË E DARDANISË Me rastin e ditëlindjes së Presidentit RugovaPoezi nga AGIM GASHI (12.02.2013)
ARVIZU 3 VJET NË SHQIPËRI - S'IMAGJINOJ T'I KISHA KALUAR KUND TJETËR, FALEMINDERIT SHQIPTARË! (12.02.2013)
VAÇE ZELA - JAM MIRË, NUK DI KUSH E NJOFTOI VDEKJEN (12.02.2013)
ZGJEDHJET MORËN FUND - HUMBJA E PRISHTINËS, ZHGËNJIM I MADH PËR ELEKTORATIN E LDKsëRroftë LDK me udhëheqës që e meritojnë të jenë në krye të LDK-së! Nga AGIM GASHI (12.02.2013)
MBRËMJE FESTIVE NË KIRCHEIM-TECK PËR DITËN E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË!Fotoreportazh nga ASLLAN DIBRANI (12.02.2013)
DEKLARATË PËR SHTYP E SHOQATËS ANTIKOMUNISTE TË TË PËRNDJEKURVE POLITIKË TË SHQIPËRISË - HIJET E ERRËTA TË SË KALUARËS SË HIDHUR PO RINGJALLEN (12.02.2013)
ARKIVAT OSMANE - JETËSHKRIMI I PASHKO VASËS, IDEOLOGU I LIDHJES SË PRIZRENITFakte të reja nga vepra e mendimtarit të nacionalizmit shqiptarNga DRITAN EGRO (12.01.2013)
NJË ANTOLOGJI QË BASHKONShënime për librin:”Antologji e poetëve të Malësisë së Gjakovës”Nga QAZIM D.SHEHU (12.01.2013)
SHKOLLA E ARTIT NUK ËSHTË VJETËRSIRË MUZEUNga Prof. Asoc. INA KOSTURI (11.30.2013)
KOSOVA KA QENË DHE DO TË JETË SHQIPTARENga ISMAIL QEMALI, gazeta 'Shqipnia', Durrës, 27 nëntor 1913 (11.30.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]