E Enjte, 05.09.2024, 06:35am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
SHKOLLA E ARTIT NUK ËSHTË VJETËRSIRË MUZEU
Nga Prof. Asoc. INA KOSTURI

E Shtunë, 11.30.2013, 06:09pm (GMT+1)


Debatet për artin tek ne duket se ngjasojnë me një këngë të vjetër që shoqërohet nga e njëjta iso, nga i njëjti shqetësim, nga e njëjta pengesë, që fillon e mbaron aty, me një konstatim të thjeshtë. Na ka humbur kritika, artit shqiptar i ka munguar, i mungon ajo pjesë e rëndësishme që e bën të reflektojë, të debatojë dhe të klasifikojë e rendisë arritjet me kohën. Sidoqoftë, kjo mungesë e mbetur gjithnjë deri në nivele konstatimi, në vajtim fallco emisionesh televizive për artin në Shqipëri nuk i kalon caqet e një fjalie.

E më shumë se konstatimi, fjalia e dytë që do e bënte më të besueshme të parën duket se mungon sërish. Na kanë humbur trimat, ose më saktë janë trembur artistët, ata që merren e ata që mund të merreshin me kritikë në cilësinë e specialistëve, përtej rolit të informimit të faqeve kulturore që realizon media e shkruar dhe ajo vizive. Nuk mungojnë gjithsesi as aktivitetet, as krijmtaria, as krijuesit, as interpretuesit, mungojnë ata që në mënyrë figurative do ishin gjykatësit e vërtëtë të asaj që ndodh me artin në Shqipëri.

Në kushtet e sotme të specialistëve të kritikës, njerëzve që në botën shqiptare do jetonin si profesionistë të tillë, të shkëputur nga çdo interes, duket se ky mision u vishet artistëve, në këtë profesion tashmë të vështirë pasi të gjithë janë deri diku të ngatërruar në interesa personale. Në ditët e sotme kur flasim për të shkuarën kujtojmë artistët që u dënuan padrejtësisht, madje gjykojmë për x dhe y pse nuk bënë rezistencë...Aso kohe trimëria ishte çmenduri. Mund të duket paradoksale, një epitet i hiperbolizuar, apo përdorim i tepruar i trimërisë kur diskutojmë për probleme elegante të letërsisë, të muzikës, arteve figurative, për më shumë në ditët e sotme. Trima janë heronjtë, koha që jetojmë është kohë paqeje dhe kritika e trimëria duket se qëndrojnë larg njëra- tjetrës. Në epokën, klimën tonë të çudirave që na gëzoi për 50 vjet, e qetësoi për më shumë se 20 të tjerë me paqe tranzicioni, fakti se kritika dhe trimëria qëndrojnë bashkë nuk përbën lajm. Të mësuar me hështjen, me përuljen, me artistë të politizuar, kameleonë të politikave të vjetra e atyre partiake, duket se dhe këtë të vërtetë vazhdojmë ta mbajmë fshehur.

Mungesa e kritikës e përsëritur me patetizëm nuk është as fatkeqësi natyrore, as virus në artin shqiptar. Nëse diskutojmë mungesën e kritikës, është mirë të bashkëngjisim dhe mungesën e trimave, ose shtimin e njerëzve të trembur nga pasojat e veprimeve të thjeshta, që në realitetin e vështirë shqiptar nuk do mundeshin të kritikonin artin. A është arti në Shqipëri akoma në mendësitë e vjetra, megjithë sukseset e individëve të shkëputur nga realiteti i turbulluar shqiptar ? Përtej kësaj pyetjeje ideja se pleniumet e dikurshme fillonin me artin, të bëjnë të besosh se kemi mbetur në mendësi të vjetra. E nëse për një institucioin do duheshin fonde, transparencë, nëse qeverisja do merrte masa për mbrojtjen e trashëgimisë, nëse për gjithçka reale në realitetin e vështirë shqiptar edhe në kohë krize do gjendet një zgjidhje, një mekanizëm, një ligj, një përpjekje, lufta me mentalitetin në botën e artit duket si betejë e humbur. Ajo që ka mbetur si më parë, si shumë më parë, është paprekshmëria e artit, me figurat ikona, me mendësitë e një bote të vjetër për të cilën duhet heshtur. Është pikërisht mentaliteti i dikurshëm i diktaturës që mban peng kritikën.

Është frika e vjetër e ndëshkimit të kohës së dikurshme ardhur e modernizuar në kohën e sotme që stimulon heshtje. Artistët janë të vetëdijshëm se hakmarrja në art vazhdon të mbetet metodë gjithsesi, kamufluar me ëmbëlsinë e kohës. Një studiues ankohej së fundmi referuar studimit për x shkrimtar, studim që ja kish vështirësuar jetën. Dikush ankohej për skenën, të tjerë pëshpërisin pa mundur të bërtasin fort... Në dhjetëra faqe gazetash, emisone, debate, gazetarët i sulen politikës, në misionin e tyre për tu gjendur çdo ditë përballë fakteve, me akuza të rënda për njerëzit më të rëndësishëm të shtetit, e megjithatë trimëria e tyre duket sikur i përket një kohë të shkuar, kur denohej fjala e lirë, në ato ngjarje me të cilat jemi njohur në këtë tranzicion. Është qesharake, e çuditshme, pa emër, që institucionet kulturore të jenë më shumë të ndjeshëm ndaj individëve që bëjnë kritikë, ndërsa institucionet e shtetit, politikanët, tolerantë ndaj realitetit të medias me të cilin përballen vazhdimisht. Është më e thjeshtë të ndërrosh kahun në politikë, sesa të përballesh me hakmarrjen e institucineve të artit, të cilat në vetpëlqimin e tyre mendojnë se kritika është denigrim dhe herezi. Sigurisht për atë pjesë të kritikës që kritikon, ndërsa ato artikuj të tjerë ku lavdërohen individë e aktivitete duket se janë detyrim, thua se për lavdërimin ka ndonjë ligj a VKM !

Duket se ligji i dikurshëm, apo ajo akuzë e tmerrshme e një kohë të largët që dënonte për ide dhe mendime është stopuar në botën e artit, dhe mund të dënohesh sërish, me forma moderne. Ajo që gëzojmë sot është liria e shprehjes, institucionet në mbrojtje të të drejtave të njeriut, në bazën e parimeve të barazisë, për një botë të qytetëruar që kërkon dhe përpiqet të integrohet në atë evropiane. Teksa shkruaj këto rreshta për kritikën, mund tu përgjigjem gjithë skeptikëve. Në gati 10 vite kam qënë prezente në median e shkruar dhe atë vizive me artikuj kritikë për artin, muzikën, arsimin e lartë e më shumë. Pa qenë pjesë e një redaksie, e pa antarësuar në ndonjë parti, duke luftuar fort për të qenë në skenë si violiniste në koncerte solo jam përballur me një realitet të trishtë të botës muzikore shqiptare, të shkollës sonë të artit. E nëse Unioni i Gazetarëve më nderoi me çmim në 2012 për shkrime, nëse Dvd e mia e librat gjenden deri në Boston, reagimi i shkollës së artit është vërtet i paparë. Për gjithë ato që më kanë pyetur rreth çështjes time të punësimit në Universitetin e Arteve, duket se i ka dhënë përgjigje Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Pas shqyrtimit të ankesës pranë këtij institucioni,( institucion i ngritur në bazë të ligjit nr 10221, datë 04.02.2010 " Për mbrojtjen nga diskriminimi " përafruar plotësisht me direktivën këshillit të KE) u konstatua diskriminim për shkak të "ideve dhe qëndrimeve kritike" gjatë marrëdhënieve të punës me Universitetin e Arteve. Skandal, në Shqipërinë e 2013 diskriminohesh si dikur për agjitacion modern, metoda të turpshme për ndëshkimin e artistëve.

Imagjinoni sikur të dënoheshin gjithë gazetarët, ata që kritikojnë qeverinë, pushtetarët, kryeministrat e presidentët. E shqipëruar, për gjithë ata që çuditen me këto rradhë, Universiteti i Arteve, institucioni në qendër të Tiranës, fare pranë institucioneve më të larta të shtetit, më i larti e unikal i artit, diskriminon me motivin e hakmarrjes për ide dhe shkrime kritike. Teksa lexoja këtë vendim që mban datën 18.10.2013, në mëndje më erdhën trima të vërtetë shqiptarë, ata që kanë bërë historinë e këtij kombi që dënoheshin në kohë të vjetra për artikuj e shkrime të guximshme, me të vetmin ndryshim.

Unë nuk jam as patriote e madhe e kombit dhe ata që më dënojnë nuk janë xhonturq apo armiq të shqiptarëve. Jemi shqiptarë të epokës së integrimit, paqes, demokracisë, lirisë së individit, civilizimit, lirisë së artistit. Unë jam thjesht një muzikante që kërkon skenën dhe zbatimin e ligjit, që me kritikën e ligjshme kam kërkuar vetëm më të mirën për artin në Shqipëri, që ajo që ndodh në botën tonë të ngjasojë sado pak me botën jashtë. Tok me kritikën dhe kërkesën për zbatimin e ligjit dhe rregulloreve të arsimit të lartë, kërkësë e domosdoshme në çdo vend normal për tu zbatuar, kam përkrahur e vënë në dukje gjithë sukseset e individëve, institucineve të artit e të shkollës bashkë, kur kanë qenë të tilla. Një pjesë e madhe e artikujve dhe prononcimeve i përkasin evidentimit të individëve e aktiviteteve të sukseshme të shqiptarëve dhe të huajve, si dhe muzikës së vjetër shqiptare para 1945. Shkolla jonë e artit nuk është vjetërsirë muzeu, as trashëgimi që duhet ruajtur nga drita, është pjesë e jetës që duhet të reformohet e marrë frymë me frymën e kohës. Ka ngrirë si të ishte monument katedra e violinës prej 20 vjetësh, thuajse kjo është trimëri !Ajo shkollë është shkolla e artit e muzikës, e violinës, instrumentit, ku pedagogët e instrumentave janë më të vlefshëm e të domosdoshëm se çdo individ i administratës së shkollës. Fraza se mungon kritika është vjetëruar, shndërruar në një konstatim pa vlerë, ndoshta se bashkë me kritikën mungojnë dhe trimat e medias që shpesh duket se i përkëdhelin pa kufi institucionet e shkollën e artit.

Prof. asoc. INA KOSTURI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOSOVA KA QENË DHE DO TË JETË SHQIPTARENga ISMAIL QEMALI, gazeta 'Shqipnia', Durrës, 27 nëntor 1913 (11.30.2013)
DIKTATORI BËRI TË PAMUNDURËN PËR T'UA BËRË JETËN SHQIPTARËVE SKËTERRË'E hodhëm, e hodhëm, e hodhëm qelbësirën' - por ai po na kthehet prapëNga SOKOL BALLA (11.30.2013)
NË KOHËN KUR LSI DHE PS ISHIN KUNDËRSHTA​RË TË BETUAR - LSI: EDI RAMA T'U KËRKOJË FALJE SHQIPTARËV​E'Lufta NacionalÇlirimtare ishte luftë civile, luftë vëllavrasëse, luftë histerike e drejtuar nga emisarët jugosllavë' (11.30.2013)
EKSPERTI - ÇFARË NUK SHKON ME RAPORTIN PËR VDEKJEN E OLDASHITNga EUGEN VASILI (11.30.2013)
BE, ARMËT KIMIKE DHE SHBANga ALFRED ÇAKO (11.30.2013)
REAGIM KUNDËR OLSI JAZEXHI, PËRSE SULMOHET FUAD RAMIQI?Nga ASLLAN DIBRANI (11.30.2013)
VOTA - TEMPULL I GJYKIMIT, I DREJTËSISËNga IDRIZ ZEQIRAJ (11.30.2013)
FESTA QË PËRÇAN KUNDREJT NJË PËRKUJTIMI QË BASHKONNga SAIMIR LOLJA (11.30.2013)
MJEKU KËRKON ZHVARRIMIN DHE RIEKSPERTIMIN URGJENT TË ISH DEPUTETIT OLLDASHI - RAPORTI I PLOTË PIKAT E ERRËTA TË EKSPERTIZËSKoka e Olldashit ishte shumë e çarë, xhami nuk e pret kafkën (11.29.2013)
ATDHEU, KRYEFJALA E FJALËVEPoezi nga ODHISE GRILLO (11.28.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]