E Enjte, 05.09.2024, 06:25am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
DEKLARATË PËR SHTYP E SHOQATËS ANTIKOMUNISTE TË TË PËRNDJEKURVE POLITIKË TË SHQIPËRISË - HIJET E ERRËTA TË SË KALUARËS SË HIDHUR PO RINGJALLEN

E Hënë, 12.02.2013, 10:08am (GMT+1)



Voal-online - TIRANË - Në një deklaratë për shtyp të lëshuar nga Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, shprehet shqetësimi se hijet e errëta të së kaluarës së hidhur po ringjallen: "Në tokën shqiptare kanë filluar të shfaqen përsëri fantazmat që vullneti i këtij populli i rrëzoi nga piedestalet e tyre më 20 shkurt 1991. Këto fantazma po i ringjallin pikërisht ata që premtuan për një "Rilindje" të vendit por që, në të vërtetë, po e shpien drejt vdekjes së tij. Këta janë Kryeministri i vendit Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta. A nuk ishin këta që, me ndërgjegje të plotë, lejuan prapa krahëve të tyre të shfaqeshin portretet e përbindëshit Enver Hoxha në ceremoninë e zhvilluar në varrezat e dëshmorëve? Një gjë e tillë ishte edhe një fyerje që u bëhej të rënëve në luftën për liri dhe demokraci, pasi ata nuk ranë as për Enver Hoxhën dhe as për Partinë Komuniste. Ata ranë për lirinë e atdheut të tyre. Kjo është një fyerje që u bëhet mbi 6.000 të pushkatuarve me ose pa gjyq, mbi 1.000 të vdekurve në burgjet komuniste, mbi 20.000 të burgosurve politikë, mbi 30.000 familjeve të internuara dhe dëbuara politike që përfaqësojnë në vetvete mbi 400.000 të përndjekur politikë. Kjo është një fyerje që u bëhet edhe atyre që kontribuan në vendosjen e sistemit komunist por që Neroni shqiptar i kaloi edhe ata në satër."

"Një gjë e tillë është një fyerje për të gjithë popullin shqiptar. Duke kremtuar me një solemnitet të paparë ditën e zisë, 29 nëntorin, e ndajnë popullsinë e vendit në dy pjesë, pasi hymnizimi i atyre që e çuan vendin në buzë të greminës është një vijë ndarëse ndërmjet atyre që e duan atdheun dhe mohuesve të tij. Kombi shqiptar ka vetëm një ditë të shënuar. Kjo ditë përfshin shqiptarët kudo që jetojnë, në Shqipëri apo Kosovë, Në Maqedoni apo Mal të Zi dhe kudo në botë. Kjo ditë është dita e Flamurit, dita e 28 nëntorit. Ditë tjetër nuk mund të ketë," nënvizohet më tej në deklaratë.

"Turp për juve drejtues të sotëm të shtetit shqiptar. Turp për këtë veprim të pashembullt. Me këtë veprim ju nuk meritoni të futeni në Europë. Europa e hodhi poshtë nazizmin dhe nuk u përpoq kurrë ta ringjallte. Europa hodhi poshtë komunizmin dhe nuk do të kërkojë kurrë ta ringjallë. Ndërsa ju kërkoni të merreni me kufoma. Ky do të jetë fundi i juaj. Populli që i rrëzoi ato nga piedestali do të dijë t'u tregojë edhe juve vendin. Këtë mos e harroni! Ju bëjmë thirrje të gjithë të përndjekurve politikë të Shqipërisë të bashkohen me këtë thirrje!"- përfundon deklarata e lëshuar në Tiranë më 1 dhjetor 2013 nga ana e Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ARKIVAT OSMANE - JETËSHKRIMI I PASHKO VASËS, IDEOLOGU I LIDHJES SË PRIZRENITFakte të reja nga vepra e mendimtarit të nacionalizmit shqiptarNga DRITAN EGRO (12.01.2013)
NJË ANTOLOGJI QË BASHKONShënime për librin:”Antologji e poetëve të Malësisë së Gjakovës”Nga QAZIM D.SHEHU (12.01.2013)
SHKOLLA E ARTIT NUK ËSHTË VJETËRSIRË MUZEUNga Prof. Asoc. INA KOSTURI (11.30.2013)
KOSOVA KA QENË DHE DO TË JETË SHQIPTARENga ISMAIL QEMALI, gazeta 'Shqipnia', Durrës, 27 nëntor 1913 (11.30.2013)
DIKTATORI BËRI TË PAMUNDURËN PËR T'UA BËRË JETËN SHQIPTARËVE SKËTERRË'E hodhëm, e hodhëm, e hodhëm qelbësirën' - por ai po na kthehet prapëNga SOKOL BALLA (11.30.2013)
NË KOHËN KUR LSI DHE PS ISHIN KUNDËRSHTA​RË TË BETUAR - LSI: EDI RAMA T'U KËRKOJË FALJE SHQIPTARËV​E'Lufta NacionalÇlirimtare ishte luftë civile, luftë vëllavrasëse, luftë histerike e drejtuar nga emisarët jugosllavë' (11.30.2013)
EKSPERTI - ÇFARË NUK SHKON ME RAPORTIN PËR VDEKJEN E OLDASHITNga EUGEN VASILI (11.30.2013)
BE, ARMËT KIMIKE DHE SHBANga ALFRED ÇAKO (11.30.2013)
REAGIM KUNDËR OLSI JAZEXHI, PËRSE SULMOHET FUAD RAMIQI?Nga ASLLAN DIBRANI (11.30.2013)
VOTA - TEMPULL I GJYKIMIT, I DREJTËSISËNga IDRIZ ZEQIRAJ (11.30.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]