E Enjte, 05.09.2024, 06:04am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
MBRËMJE FESTIVE NË KIRCHEIM-TECK PËR DITËN E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË!
Fotoreportazh nga ASLLAN DIBRANI

E Hënë, 12.02.2013, 10:37am (GMT+1)



art@asllandibrani.com

Festa madhështore e 101 vjetorit të Pavarësisë se Shqipërisë po festohet anembanë botës shqiptare. Ajo është duke u shënuar dhe përkujtuara në tërë hapësirën e territoreve tona në Shqipëri, Kosovë ,Maqedoni, Mal të Zi Çamëri në Luginën e Preshevës ,tek Arbëreshët e Italisë, po edhe në mërgatën shqiptare në te gjitha shtetet e Evropës , Amerikë e Australi ku gravitojnë dhe jetojnë shqiptarët. Sivjet akoma shqiptarët festojnë jashtë territoreve të veta të shkapërderdhur po me synime dhe veprime ma afër se gjithherë ndaj aspiratave te tyre për ta bashkuar territorin e mbetur nen thundrën e huaj. Një tubim i tillë i një serë festimeve u mbajt edhe 23.11.2013 në Kircheim-Teck në të cilin u tubuan me qindra njerëz për të kaluar një ditë festive të gëzuar diten e pavaresisse se Shqiperise 28.Nëntorin.

Për fillim u bë një minutë heshtje për të rënët në betejat për realizimin e pavarësisë dhe po ashtu edhe për vdekjen e Sokol Olldashit qe humbi jetën tragjikisht në Shqipëri.



Në skenë u ftuan arsimtarët z.Zejnije e z.Zeqir Asllani, bashkë me grupin e nxënësve vallëzues dhe recitues të shkollës shqipe me mësim plotësues "Migjeni" nga Stuttgart-i, cilët u prezantuan me vallen e shotës.



Për ti dhënë një jehonë kulturore kësaj feste në skenë u paraqit edhe Rilind Dibrani nga Shtutgardi me një pikë muzikore me piano.

Në emër të Shoqatës "Kadri Zeka", Xhafer Leci kryetar nderi, përshëndeti të gjithë të pranishmit e, në veçanti përshëndeti veprimtarët e devotshëm të çështjes tonë kombëtare, siç u shpreh ai, të cilët për vite të tëra kanë dhënë një kontribut të çmuar për çlirimin e Kosovës...


Zoti Xhafer në përshëndetjen që u beri të pranishmeve gjatë këtij manifestimi.

- Fillimisht përshëndeti 75 vjetarin Zenel Jashari, kushëri i Komandantit Legjendar Adem Jashari, Zeneli edhe pse është paralizuar-hendikepuar , dhe bënë një jetë të rëndë në karrocë invalidore, ai nga vullneti i mirë atdhetar kishte gjetur forcë për pjesëmarrje në Festën e Flamurit. Leci përshëndeti edhe këta veprimtar: Jahja Gashin kryetar i Shoqatës "Nëna Terezë" në Göppingen,Hazir Beqaj kryetar i shoqatës "Malësia" në Mössingen, arsimtarët Zonjën dhe zotin Zejnije e Zeqir Asllani dhe Sabit Muli,Muhamet Hoxhaj, drejator dhe moderator i faqes-Revistës elektronike "Kosovarimedia" në Sindelfingen, Asllan Dibranin, ish i burgosur politik, veprimtar dhe publicist, Gani ismajli, Inxhinjer-arhitekt dhe veprimtar, Fatmir Bajraj veprimtar, Ruzhdi Veseli veprimtar, Nue Lekaj ekonomist dhe veprimtar, Nami Ramadani veprimtar, Ali Bekteshi elektroinxhinier dhe veprimtar, si dhe Kolë Merturin, Tefik Kallababen e Qaush Krasniqin, veprimtar.




Fjalën e Rastit e mbajti zoti Fatmir Bajraj me te cilin po i bashkangjes artikullit:

Referati i lexuar nga Famir Bajraj si më poshtë:

Mirëmbrëma bashkë-atdhetar dhe bashkëkombës,të nderuara motra e vëllezër pjesëmarrës të këtij manifestimi kulturor e Kombëtar,të dashur fëmijë ! Është satisfaksion dhe nderë i veçant për mua,që sonte për nderë të 28 Nëntorit Festës së Flamurit Kombëtar dhe Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, të ju drejtohem Ju, me urimin dhe përgëzimin për këtë ditë të shënuar të Kombit dhe Atdheut,këtë Festë unikale në gjithë historinë shumë shekullore të Shqipërisë dhe Shqiptarëve,si etni,popull dhe si Komb. Meqë jam këtu,më lejoni që të përgëzoj SH.K.SH "Kadri Zeka",Kryesinë dhe Kryetarin e saj,si dhe veçanërisht Kryetarin e nderit të kësaj shoqate,atdhetarin dhe aktivistin e v yerë popullor,z.Gjafer Lecaj, për organizimin e kësaj mbrëmje të larmishme dhe të begatë,kulturo-argëtuese për të pranishmit. Fjalën time të rastit,kushtuar 101-vjetorit të Festës së Flamurit Kombëtar dhe Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, dua ta filloj më thinjën e urtë të ortakut Vlonjat,Babait të Pavarësisë së Shtetit Shqiptar Ismail Kemalit thënë në ditët dhe vitet dramatike të fateve të Kombit dhe Atdheut : " Fatet e popujve të vegjël dalin nga dyert e tragjedive të mëdha " dhe Shqiptarët nga ky fat nuk bëjnë përjashtim... Fati i Shqipërisë dhe i Shqiptarëve kaloj nga dyert e fatkeqësive të mëdha historike ndër shekuj.


Ky fat nuk ishte i lehtë,pra fati nuk përdheli Shqiptarët dhe Shqipërinë gjatë historisë mijëravjeçare. Se pari si etni përkatësisht si pasardhës të drejtpërdrejtë të Ilirëve dhe deri të Pellazgët e vjetër. Si popull i lashtë,nga më të vjetrit e Ballkanit dhe vetë Evropës , Shqiptarët u ballafaquan me përplasje dhe kryengritje me armiqtë,me pushkë dhe pendë kundër armiqve shekullor,në mbrojtje të territorit të tyre dhe të vetë qenjës etnike . Kjo luftë dhe rezistencë në mbrojtje të Etnisë dhe Etnikumit,Kombit dhe Atdheut,i kushtoj shumë humbje në substancë dhe tkurrje territori, ku ata ishin në tokat e tyre,në tokat e të parëve prej Den-Baba-Den. 28 Nëntori i vjeshtës së tretë të motit të vjetër 1912,për Shqipërinë dhe Shqiptarët,paraqet çastin kulmor historik dhe Kombëtar,të një kthese dramatike për fatin e Kombit dhe Atdheut,pra për fatin e Shqipërisë dhe Shqiptarëve në trojet etnike. Kjo ditë madhore,kjo datë kolosale, e para mese 101 viteve, ndanë dy epoka të mëdha historike për fatin tonë dhe të Atdheut. Ndanë me thikë kohën e robërisë shumë shekullore në mbi 500 vjeçare nën Perandorinë Osmane e më vonë Turke dhe shpresës së mbjellurë për lirinë dhe mëvetësinë e vendit,fatkeqësisht të larë në gjak nga armiqtë barbar dhe copëtues të trojeve tona. Kjo ditë dhe datë e shënuar për Shqipërinë dhe Shqiptarët, në dimensionin historik dhe kombëtar nuk ishte rastësi,por ishte produkt i kohës dhe rrethanave ballkanike dhe më gjerë,ishte produkt sublim i përpjekjeve dhe luftës së pandërprerë për liri dhe të drejta kombëtare ndër shekuj e breza,ishte produkt i pjekurisë politike dhe atdhetare i burrave dhe grave,djemve dhe vajzave shqiptare në remizimin e aspiratave shekullore për liri dhe të drejta kombëtare. Dekada e parë dhe e dytë e shekullit që lamë pas,për popullin Shqiptar në trojet e veta shekullore ishte kohë e dhimbjes krenare ! Perandoria Turke,kjo e sëmura e Bosforit,tani më po përjetonte çastet e fundit të ekzistencës si Perandori pushtuese e Ballkanit dhe Ballkanaseve në përgjithësi, dhe Shqipërisë dhe Shqiptarëve në veçanti. Këtë kohë të shembjes së kësaj Perandorie pushtuese shekullore, e shfrytëzuan popujt e robëruar të Ballkanit dhe në mesin tyre edhe Shqiptarët në trojet e tyre etnike për të dalë njëherë e përgjithmonë nga zgjedha Turke. Dorën në zëmër edhe pse i shërbemë më zell të veçant si etni,në zgjedhën e saj ishim më të theksuarit në mohimin e kulturës,gjuhës,traditës dhe arsimimit,deri të mohimi i autonomisë territoriale siç kishin fituar të tjerët popuj nën këtë zgjedhë pushtuese. Popujt tjerë të Ballkanit,këto liri dhe të drejta i realizuan shumë më herët,fal edhe miqve dhe aleatëve të tyre në Evropë dhe më larg . Në mungesë të aleatëve dhe ndoshta edhe gabimeve tona,Neve si popull u dashtë të presim aktin e fundit të dramës të luajtur në teatrin Ballkanik;atë të thyerjes dhe shembjes definitive të Dinozaurit që po arkivohej si një ishe Perandori sunduese në Ballkan,Evropë dhe Azi. Mohimi i kërkesave tona si popull drejtuar ish Perandorisë Turke nga Kuvendi Kombëtar i Lidhjes së Shqiptarë,saqë quhet ndryshe edhe "Lidhja e Prizrenit",si dhe mos miratimi dhe refuzimi i të njëjtave nga Kongresi i Berlinit i vitit 1878,nga fuqitë e kohës,korit të cilave u printe Rusia Cariste,bëri që Shqiptarët të zhgënjyer me padrejtësitë e të mëdhenjve të kohës të pajtonin me fatin dhe ngelën edhe më tutje nën tutelën Turke të administruar ne Vilajete. Venë të theksohet se Shqiptarët nuk reshtën së luftuari dhe nuk ndalën kërkesat ndaj Perandorisë Turke,deri në largimin definitivë të saj nga Ballkani. Për çudi,kërkesat tona të natyrshme dhe të ligjshme,hasnin n´vesh t´shurdhër të pushtuesit Otoman ! Tanzimati, Hyrjeti dhe Luftërat Ballkanike kulmojnë me ngjarjen më të madhe në historinë e Shqipërisë dhe Shqiptarëve,atë të ngritjes së Flamurit Kombëtar dhe Shpalljen e Pavarësie së Shqipërisë, në Vlorën heroike me 28 Nëntor të motit të vjetër 1912. Bashkëkombës të nderuar,të respektuar të pranishëm! Luftërat Ballkanike dhe në këtë vorbullë lufta e popullit Shqiptar për liri dhe të drejta kombëtare,kishte një qellim,kishte një cak dhe një synim,atë të fitimit të drejtave Kombëtare të cilat fqinjët tanë falë edhe aleatëve të tyre, veç i gëzonin edhe më herët ! Përballë këtij synimi, Shqiptarët u deshën të ndeshën bashkë me të tjerët në shporrjen përfundimtare të pushtuesit Osman në njërën anë; dhe në mbrojtjen me gjak të territoreve të veta etnike nga hordhitë barbare Serbe,Greke dhe Malazeze të cilat synonin dhe në shumë raste ia dolën që të copëtojnë Atdheun tonë-Shqipërinë. Rreziku i copëtimit të Atdheut tonë,Atdheut te të parëve si pre e armiqve fqinjë,kinse çlirimi i trojeve të tyre nga Perandoria tani më humbëse Turke,shendrrojë tokat tona në një arenë betejash dhe luftash të përgjakshme në përballje me hordhitë Sllavo-Ortodokse dhe vetë Perandorinë Turke në ikje. Atdheu ynë në këto vite u la në gjak nga gjaku ynë i derdhur përballë egërsisë shfarosëse Sllavo-Maqedono-Ortodokse. Humbëm në substancë dhe territore të cilat i gllabëruan fqinjët tanë armiqësor falë epërsisë ushtarake,armatimit dhe strukturës shtetërore pa përjashtuar këtu edhe mbështetjen dhe miratimin e veprimeve të tyre nga Evropa plakë. Pamundësia e jonë që të mbrojmë me sukses tokat tona lidhet edhe me fajin e ish Perandorisë Osmane,më vonë Turke e cila me apo me pahir mohoj të drejtat tona legjitime,të ligjshme dhe të natyrshme që të kishim autonominë-mëvetësinë tonë dhe organizimin shtetëror që do përballej me sukses kundër armiqve fqinjë që copëtuan dhe gllabëruan trojet shqiptare. Rreziku për Shqipërinë dhe Shqiptarët tani më ishte dilemë Hamletiane : " Të jesh ,o të mos jesh ",pra rreziku nga zhbërja ishte evident,andaj patriotet Shqiptar,deri dje në majat e piramidës së Perandorisë Turke,duke qenë edhe administrator, deputet dhe ministra,u deshën të mbathin opingat, të organizojnë rezistencën e armatosur kundër armiqve grabitqar dhe vetë pushtuesit shekullor Turk. Kësaj plejade luftëtarësh shqiptar për Kauzën Kombëtare Shqiptare,me penë dhe pushkë u prinë Ismail Kemal Vlora,apo siç quhet ndryshe Ismail Qemal-Beu,Hasan Prishtina,Luigj Gurakuqi,Isa Boletin dhe shumë patriot e atdhetar tjerë Shqiptar nga të gjitha viset e banuara me Shqiptar anë kënd trojeve të veta etnike-shekullore. Krahas luftës me pushkë anekënd Atdheut,përpjekjet diplomatike për të fituar mbështetje në kërkesat legjitime për Shqiptarët si Komb dhe Pavarësinë e Shqipërisë nuk reshtën dhe nuk u ndalën deri në shpalljen e Pavarësisë si akt Sovran dhe ngritjen e Flamurit Kombëtar në Vlorë me 28 Nëntor të motit të moçëm 1912.

Lëvizjet diplomatike të Delegacionit Shqiptar në qendrat evropiane të kohës siç ishte Viena,Bukurseshti,Budapeshti e Trieshta në krye te të cilit ishte urtaku Vlonjat Ismail Qemali, pasuar nga patriotët dhe intelektualët e mëdhënjë Hasan Prishtina e Luigj Gurakuqi,përfunduan të suksesshme dhe veqanarishtë vlen të theksohet dhe përmendet mbështetja e parezervë e Venës zyrtare si kryeqendër e Perandorisë Austro-Hungareze. Ata aprovuan kërkesat e delegacionit Shqiptar dhe motivuan të shpallin mëvetësinë e Shqipërisë përkatësisht Pavarësinë,veprim që lidhej drejtpërdrejtë me bërjen e Shqipërisë dhe shpëtimin e Atdheut,shpëtimin e asaj që mund të shpëtohej nga flakët e pushtuesit dhe grabitqarëve. Bashkëkombës të nderuar,zonja e zotërinj ! Armiqtë tanë fqinjë,Sllavo -Ortodoks ishin në dijeni të plotë për aspiratat tona nacionale,të vetëdijshëm për momentin historik,dhe epërsinë luftarake në teren,si dhe mbështetjen në aleatët e tyre besnik në Evropën shtrigë..

Përmes tokës së djegur,dëbimeve masive nga vendbanimet shqiptare,shpërnguljeve me dhunë,vrasjeve ,dhunimeve ,spastrimit etnik të territoreve,si dhe metodat barbare të etnocidit dhe gjenocidit mbi popullsinë vendase të pambrojtur dhe duar-thatë,metoda këto të njohura mesjetare të hordhive karpatiane nga të cilat dhe kanë prejardhjen. Pra kësaj katrahure dhe epokalipse ç´njerëzore,krerët e kombit vendosën në union nga të gjitha krahinat dhe viset e banuara me Shqiptar,të mbështetur edhe nga Diaspora Shqiptare që krahas luftës së armatosur në fushëbeteja dhe par së vehëmi para aktit të kryer nga copëtuesit të shpallët Pavarësia e Shqipërisë dhe të pengohet gllabërimi dhe copitmi i mëtejmë i Atdheut dhe ri-pushtimi me pushtues të rijnë. Shqipëria u shpallë e mosmvarne dhe u ngritë në Vlorën heroike Flamuri kombëtar në mbrëmjen e 28 Nëntorit të vitit të vjetër 1912, dhe u lexua deklarata e Kuvendit të Vlorës me ç'rast u njoftua opinioni brenda dhe jashtë Atdheut për bërjen e Shqipërisë she shpalljen e Pavarësisë së saj.

Kuvendi i Vlorës,pra Kuvendi i Pavarësie,nxori edhe Qeverinë e Shtetit Shqiptar,në përbërje të së cilës kishte përfaqësues të Shqiptarëve nga të gjitha krahinat dhe viset Shqiptare. Në këtë datë të shënuar të Shqipërisë dhe Shqiptarëve,në këtë datë emblematike të identitetit moral,kulturor e kombëtar, pra 28 Nëntorin duhet afirmuar për gjithë Shqipërinë etnike,pjesë e madhe e të cilit fatkeqësisht lëngon e pushtuar padrejtësisht edhe sot e kësaj dite nga pushtuesit tanë Serb, Malazez, Maqedonas dhe Grek. Pra Nëntori i Dytë,simbolika e të cilit koinçidonë me Lidhjen kohezive dhe koherente të Nëntorit të Parë,atë të ngritjes së Flamurit në Krujën legjendare me 28 nëntor të motit të vjetër 1443 nga Kryeheroi ynë Kombëtar; Gjergj Kastrioti-Skenderbeu. Motra e vëllezër,të nderuar të pranishëm të këtij manifestimi kulturor dhe kombëtar!
Me vonë do shohim se vendimet e Kuvendit të Vlorës, edhe pse të ligjshme,valide dhe legjitime,nuk u realizuan në plotësi,ngase mungojë vullneti i Evropës hileqare në krye me Rusinë cariste dhe Anti-Shqiptare, e cila legalizoj dhe legjitimoj pushtimin e tokave tona nga armiqtë tanë që coptuar Atdheun tonë të dashur. Padrejtësitë ndaj Shqipërisë dhe Shqiptarëve do të kurorëzohen me Konferencën e Ambasadorëve në Londër të vitit 1913, ku jo vetëm që u falën trojet tona etnike pushtuesve fqinjë,por vejnë në dyshim edhe aftësinë dhe të drejtën e Shqiptarëve për vet-administrim, vetëqeverisje dhe shtet të vetin. Shqipëria politike siç e quajmë në zhargonin politik;Shqipëria Londineze, e dëmtuar dhe krehur padrejtësisht; pjesë nga trupi i saj,do t´i kanosët rreziku i radhës në Versajë dhe Paris në fund të dekadës së dytë të shekullit të kaluar. Fuqitë e mëdha apo qendrat e vendosjes poetike të Evropës nën dirigjimin e Rusisë Cariste godi sa i shpallën Shqiptarët dhe Atdheun e tyre të pa qenë !!! Atëbotë fal ndërhyrjes këmbëngulëse të SHBA-së dhe Presidentit Amerikan Willson,u evitua më e keqja, dhe u imponua parimi i vetëvendosjes së Kombeve. Falë Zotit dhe qëndrimit të palëkundur të Amerikës u evitua më e keqja (fatalja) për Shqipërinë dhe Shqiptarët. Në kontekstin e kohës dhe konstelacionit të forcave Shqipëria doli me Shtetin e cunguar Shqiptar i cili në përsiatjet dhe përpjekjet për ecje dhe zhvillim pati edhe ngërçe edhe zhvillim, peripeti,luftëra,çlirim dhe diktaturë,por sot konsolidimi i Shtetit Shqiptar në kufijtë administrativ dhe shtetformimi i Shtetit të dytë Shqiptar në Ballkan,atij të Republikës së Kosovës jep shpresë dhe ushqen motivin e pathyer që në një Nëntor të tretë,Shqiptarët e të gjitha viseve të banuara me shumicë Shqiptare të jetojnë të lirë dhe Sovran në Atdheun e tyre të përbashkët dhe natyral të quajtur Shqipëri. Lë të jetë ky një lajt motiv në kapjen e këtij ideali të shenjtë të Kauzës Kombëtare.

Sikurse Lidhja e Prizrenit i parapriu Shpalljes së Pavarësi së Shqipërisë dhe ngritjes së Flamurit në Vlorë më 28 Nëntor të vjetit të vjetër 1912,dhe kjo e fundit ishte inspirim dhe burim energjie e vullneti të paraqitjes në skenë në Dardaninë Antike-Kosovë, të Lëvizës paqësore Nacionale të Kosovës viteve të 90-ta të shekullit të kaluar në krye me Dr.I.Rugovën,për Liri Pavarësi dhe Shtet Sovran e të Pavarur të Kosovës, që kulmoj më luftën çlirimtare të popullit të Kosovës dhe mbështetjen me ndërhyrjen ndërkombëtare në krye me SHBA-së dhe NATO-së, edhe njëherë në ruajtjen dhe shpëtimin e Shqiptarëve dhe Dardanisë Antike-Kosovës nga shfarosja dhe zhbërja nga pushtuesi barbar Serbo-sllavë. Me urimin dhe besimin që Nëntori tjetër të na gjejë më të zhvilluar,më të konsoliduar dhe më të begatë,brenda qenjës sonë nacionale,dhe të hapëruar drejtë integrimeve Euro-Atlantike,atje ku kemi vendin dhe kontributin e hershem si popull në qytetërimin e vjetër Euro-perëndimor. Zoti e bekoftë Flamurin Kombëtar,Zoti e bekoftë Shqipërinë Natyrale,Zoti i bekoftë Shqiptarët kudo që janë ; n´Atdhe, dhe n´dhe të huaj,amen ! Ju falem me nderë për vëmendjen e kushtuar. Me kaq e përfundoj zoti Famir Bajraj.

Përsëri në skenë u ftuan ftojmë nxënësit e shkollës shqipe për ta vazhduar programin artistik, kombëtar e kulturor me recitime këngë e valle .Nga katër shkollat aktuale me mësim plotësues në gjuhen shqipe nga arsimtarët Asllani u prezantuan nxënësit Arlind Osmani me poezinë: " shqiptaret ",Leonora Osmani me monologun: "Dëshmori",Lumturije Osmani me poezinë: "Jam shqiptar",Dafina Elezaj me poezinë: "Valo o Flamur",Flutura Gjuraj me poezinë: "Vlorës heroike",Drin Shabani me monologun: " Jam shqiptar ,kosovar",Valdrin Asllani:"O moj Shqipni",Kaltrina Elezaj me monologun :"Kërkon shqipja djemtë e humbur " dhe ne fund u paraqiten Drin Shabani dhe Valdrin Asllani me dramën për Adem Jasharin me titull" Vijmë edhe njëherë" Në skenë moren pjese edhe kengetaret këngëtarët : Xhylnaze Hoxha, Bujar Osaj, dhe sintistin Dini, cilët vazhduan programin festiv deri ne orët e vona.


Pamje nga vallëzimi kushtuar 101 vjetorit te ditës se pavarësisë se Shqipërisë, kësaj feste madhështore. Me kaq përfundoj ky takim qe shumë qytetar u gjeten te ngazëllyer të gëzuar dhe secili e ka breng ne vet bashkimin e kombit.

Të dashur bashkatdhetarë, kudoqofshi gëzuar edhe nga unë artikullshkruesi ! Gëzuar për shumë mote 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit , Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë! Le të mbetet si synim yni, që pas Shpalljes së Shqipërisë, edhe Kosovës t'i vijë radha edhe ngritjes së flamurit gjithëkombëtar në Nëntorin e Tretë, për një pavarësi të përbashkët, të një Shqipërie të bashkuar!Zoti e bekoftë popullin shqiptar me një Gjuhë , një Gjak , një Komb dhe një flamur.

Fotoreportazh dokumentar nga Kircheim-Tecku 2013

ASLLAN DIBRANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DEKLARATË PËR SHTYP E SHOQATËS ANTIKOMUNISTE TË TË PËRNDJEKURVE POLITIKË TË SHQIPËRISË - HIJET E ERRËTA TË SË KALUARËS SË HIDHUR PO RINGJALLEN (12.02.2013)
ARKIVAT OSMANE - JETËSHKRIMI I PASHKO VASËS, IDEOLOGU I LIDHJES SË PRIZRENITFakte të reja nga vepra e mendimtarit të nacionalizmit shqiptarNga DRITAN EGRO (12.01.2013)
NJË ANTOLOGJI QË BASHKONShënime për librin:”Antologji e poetëve të Malësisë së Gjakovës”Nga QAZIM D.SHEHU (12.01.2013)
SHKOLLA E ARTIT NUK ËSHTË VJETËRSIRË MUZEUNga Prof. Asoc. INA KOSTURI (11.30.2013)
KOSOVA KA QENË DHE DO TË JETË SHQIPTARENga ISMAIL QEMALI, gazeta 'Shqipnia', Durrës, 27 nëntor 1913 (11.30.2013)
DIKTATORI BËRI TË PAMUNDURËN PËR T'UA BËRË JETËN SHQIPTARËVE SKËTERRË'E hodhëm, e hodhëm, e hodhëm qelbësirën' - por ai po na kthehet prapëNga SOKOL BALLA (11.30.2013)
NË KOHËN KUR LSI DHE PS ISHIN KUNDËRSHTA​RË TË BETUAR - LSI: EDI RAMA T'U KËRKOJË FALJE SHQIPTARËV​E'Lufta NacionalÇlirimtare ishte luftë civile, luftë vëllavrasëse, luftë histerike e drejtuar nga emisarët jugosllavë' (11.30.2013)
EKSPERTI - ÇFARË NUK SHKON ME RAPORTIN PËR VDEKJEN E OLDASHITNga EUGEN VASILI (11.30.2013)
BE, ARMËT KIMIKE DHE SHBANga ALFRED ÇAKO (11.30.2013)
REAGIM KUNDËR OLSI JAZEXHI, PËRSE SULMOHET FUAD RAMIQI?Nga ASLLAN DIBRANI (11.30.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]