EVELYN FARKAS - SHBA E VAZHDON PRANINË USHTARAKE NË KOSOVË
E Mërkurë, 06.05.2013, 05:49am (GMT+1)
Beograd - Zëvendësndihmësja e sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Dr.
Evelyn Farkas ka thënë në Beograd, se SHBA-të nuk do ta largojnë kontingjentin
e tyre në KFOR derisa nuk do të krijohen kushte më te përshtatshme.Këto komente
Farkas i ka bërë gjatë takimit me zv/kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq,
i cili, siç raportojnë mediat serbe, ia ka përcjellë zyrtares amerikan
kënaqësinë e bashkëpunimit me KFOR-in, si dhe vendimin e SHBA-ve që të mbajë
nivelin e tashmë të pranisë së kontingjentit në Kosovë, transmeton ORAinfo.
Vuçiq po ashtu e ka njoftuar Farkasin edhe me elementet e marrëveshjes së
Brukselit të arritur me Kosovën për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe
marrëveshjen për implementimin e saj.
www.voal-online.ch
|