VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - "NJË MILION KUQEZI", NISMA E AK NË LONDËR

                                                                                      

E Shtunë, 05.04.2024, 05:22am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
"NJË MILION KUQEZI", NISMA E AK NË LONDËR
E Shtunë, 12.24.2011, 10:43am (GMT+1)

"Në Londër ndodhi copëtimi, por mund të fillojë edhe bashkimi". Me këto fjalë nisi në Londër inspiruesi i "Aleancës Kuq e Zi", Kreshnik Spahiu fushatën "Një milion kuqezi".

Kjo fushatë synon për 100-vjetorin e pavarësisë të bëhen një milion aktivistë të kësaj aleance dhe të shndërrohet në lëvizje popullore mbarëkombëtare në trojet etnike dhe në diasporë.

Disa qindra emigrantë që jetojnë dhe punojnë në Britani u tubuan në qendër të Londrës në aktivitetin e "Aleancës Kuq e Zi". Kreshnik Spahiu reagoi shumë ashpër ndaj censusit që u publikua nga qeveria shqiptare, duke thënë se është i turpshëm reagimi grekëve dy ditë para publikimit dhe se qeveria duhet të përgjigjet pse informoi Greqinë para shqiptarëve për rezultatin?

"Artificialisht censusi ka zvogëluar kombin më të madh në rajon, duke e nxjerrë si popullsinë më të vogël. Ne jemi një nga popujt më të mëdhenj në Ballkan më shumë se kroatët, serbët, maqedonasit, malazezët, boshnjakët, por censusi grek na copëtoi", tha Spahiu.

Aksioni "Abetare në çdo familje të re emigranti" po zhvillohet masivisht në disa qytete evropiane për ndërgjegjësimin e prindërve emigrantë që t'iu mësojnë gjuhën shqipe fëmijëve.

Së shpejti "Aleanca Kuqezi" do t'iu dhurojë shqiptarëve një program me ëndrrat e Ismail Qemalit dhe Adem Jasharit për një Shqipëri Kuq e Zi larg dhe ndryshe nga ata që tradhtuan këto ideale, deklaroi Spahiu në Londër.

Aleanca Kuq e Zi ditë më parë reagoi ashpër kundër deklaratës së kryeministrit Berisha i cili u shpreh kundër bashkimit të Shqipërisë me Kosovën.

Qindra emigrantë u regjistruan si anëtarë në fushatën "Një milion kuqezi" dhe ndërmjet tyre edhe boksieri i njohur shqiptar me banim në Londër, Kreshnik Qato.

Mësohet se rreth 200 shqiptarë nga Londra do të udhëtojnë në Tiranë, në muajin maj, në Kuvendin Mbarëkombëtar të Aleancës Kuqezi, ashtu si dhe qindra emigrantë nga gjithë Evropa.

(http://www.koha.net)


 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHEH DRITËN E BOTIMIT ROMANI I PARË I LETËRSISË SHQIP - "SOFIA E KOMNIATËVE" SHKRUAR NGA FRANCESCO ANTIONIO SANTORIDërgoi për shtyp Prof. Doc. Italo Costante Fortino (12.23.2011)
KRYETARI I BASHKISË OFRON TRANSPARENCË DHE FITON ZEMRËN E KRYEQYTETASVENga BLERINA ROSHI (12.22.2011)
13 NJOHJE NË 2011n (12.22.2011)
ALEANCA KUQEZI NIS FUSHATËN "FOL VETËM SHQIP" (12.22.2011)
Ky 100-vjetor do të shndërrohet në një proces vlerësimi nga Lidhja e Prizrenit e deri më sotGJUHA, VEND QENDROR NË TË GJITHA PROGRAMET E SHKOLLAVE (12.22.2011)
LETËR NGA H.R.H. PRINCI I KURORËS LEKA II ADRESUAR KONGRESMENIT, SHKËLQESISË SË TIJ ELIOT ENGELL (12.21.2011)
"Wall Street Journal": S'ËSHTË MIRË TË JESH MBRET (12.21.2011)
MURPHY: ËSHTË CINIKE TË THUHET SE SHBA DUAN FALSIFIKIMIN E HISTORISË SË DIKUJT (12.20.2011)
"Deutsche Welle": KANCELARJA MERKEL VIZITON KOSOVËN (12.19.2011)
Shtypi malazes komenton romanin "Darka e gabuar" të Ismail KadaresëROMANI - PASQYRË E MJESHTRIT TË IRONISËNga VLATKO SIMUNOVIQ, Pobjeda, Podgoricë  (12.18.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]