VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NDREK LUCA, MALËSOR POR MODERN, PA MENTALITETENga KOZETA KURTI

                                                                                      

E Premte, 05.03.2024, 05:45pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

NDREK LUCA, MALËSOR POR MODERN, PA MENTALITETE

Nga KOZETA KURTI


E Martë, 12.27.2011, 04:30pm (GMT+1)

Shpesh më qëllon të shoqëroj grupe të huajsh, gazetarë, studiues, turistë të thjeshtë, të cilët pasi pyesin për traditat, zakonet, kuzhinën tradicionale, veshjet kombëtare etj, sigurisht që pyesin për personalitete të fushave të ndryshme. Përpiqem t'u tregoj ato që di, por nuk di ku t'i shpie, për t'u lidhur informacionin me një imazh të veçantë, jo nëpërmjet filmave e tabloideve, por së paku për t'i shoqëruar në rrugën a apartamentin ku ka jetuar një figurë plot kontribute. Sa pak pllaka përkujtimore ka në ish vendet e banimit të personaliteteve të shquara... e megjithatë falë Zotit, iniciativat private të familjarëve e miqve së paku, nuk mungojnë. Një nga figurat më të shquara të tetarit e kinematografisë shqiptare, është pa diskutim Ndrek Luca.

Ai lindi më 3 shtator 1927 në Dukagjin dhe pasi punoi disa kohë si ushtarak në aviacion, qysh nga viti 1950 vijoi si aktor në Teatrin Popullor me rolin e Shpend Gjeto Plakut në dramën "Halili dhe Hajria" të Kolë Jakovës. Spikati më vonë me rolin e Jagos në tragjedinë e Shekpsirit "Otello", të Lekës në dramën "Toka jonë" e Kolë Jakovës e dhjetëra role të tjera. Aktori ka interpretuar vetëm role kryesore, njeriu me potencë të veçantë interpretuese, e nisi karrierën e tij artistike me një rol shumë të suksesshëm në filmin "Detyrë e posaçme". Janë një galeri e tërë karakteresh, të cilët kanë folur në gjuhën e Lucës, duke shpirtëzuar në kohë të ndryshme talentin dhe predispozicionin e tij për të bërë art në gjuhën e tij, pa kufij kohorë dhe hapësinorë. Kështu, ai do të gjente hapësira për të ndërtuar mjaft figura me fleksibilitetin e vet, herë ironik e herë tinzar, po aq sa dhe misterioz, dashakeq, i pabesë, i çuditshëm, por ndonjëherë dhe bujar.

Fillimet në kinematografi
Do ta niste karrierën kinematografike me Tomorrin dhe do të vazhdonte me Priftin, Jonuz Brungen, Kapter Rahmiun, Komandantin, Përgjegjësin e njësitit, Gjinin, Xha Kasemin, Pjetër Mustakuqin, Hasanin, oficerin ballist, gjeneral Pinocetin, Llano Shllapin, Selimin, Vaten, Metin, Ndrion, Gjergjin, Dem Marecin, zotin Filip, Shpendin, Cen Vrapin, Qazimin, Vuhan Pashën, etj. Në larminë e roleve, të cilat ai ka luajtur, u nderua me Medalion, në rolin e Gani Herrit në filmin artistik "Rrugicat që kërkonin diell" në vitin 1975 dhe në rolin e zejtarit në filmin "Flaka e maleve" realizuar në vitin 1982. Vlerësuar nga kolegët si aktor i përmasave botërore, ai realizoi me lojën e tij mjaft filma artistikë si: "Komisari i dritës", "Oshëtimë në bregdet", "Duel i heshtur", "Prita", "Njësiti gueril", "Plagë të vjetra", "Gjurma", Operacioni zjarr", "Shpërthimi", "Shtigje lufte", "Në fillim të verës", "Pylli i lirisë", "Tinguj lufte", "Nga mezi i errësirës", "Udha e shkronjave", "Mysafiri", "Nusja", "Një natë pa dritë", "Qortimet e vjeshtës", "Fundi i një gjakmarrje", "Lundrimi i parë", "Balada e Kurbinit" etj. Ndrek Luca nisi të luajë në skenën e Teatrit Kombëtar që në vitin 1950 dhe krijoi shumë shpejt figurën e tij origjinale, brenda së cilës u vendosën tendencat për të kapërcyer format e përcaktuara të artit interpretativ.
Jeta në familje
Sipas zonjës Mimika Luca, më të cilën jetoi derisa u shua fizikisht në moshën 71-vjeçare, ai nuk ishte malësori i ashpër që ecte me mentalitetin e kohës, por megjithatë Dukagjinin e kishte të ngulitur thellë në mendje dhe zemër. Ajo u përpoq ta kuptonte gjithmonë, ndoshta edhe për faktin se i përkisnin të dy të njëjtit profil profesional. Fëmijët janë rritur me dashuri të madhe, jo si fëmijë por si shokë. Kur uleshin në tryezë me ta, bisedonin së bashku si të kishin përpara dy të barabartë me prindërit pasi kishte një lloj demokracie në familje. Ndreka edhe pse ishte nga Malësia, ishte shumë modern dhe i zhveshur nga mentalitetet. Natyrisht nuk i pëlqente ekstravaganca. Ndoshta pasioni i madh për artin e bënte të superonte kohën në mendim, mentalitet.
Vlerat personale
Thotë se, një nga vlerat më të mëdha të tij, ishte nacionalizmi, por nuk ishte thjesht nacionalist. Ishte me pikëpamje internacionale. Ëndërronte që e gjithë bota të drejtohej nga një qeveri, pavarësisht se shtetet kishin traditat e tyre. E quante padrejtësi të madhe që një popull të jetë i ndarë më dysh dhe këtë gjë e shprehte, prandaj kishte nënvizim dhe ndiqej në çdo hap që bënte.
I pëlqente të bisedonte me shumë njerëz, por miqtë e vërtetë i kishte të paktë.
Pavarësisht nga shkollimi si pilot, ai ishte autodidakt në drejtim të artit. Në bibliotekën e tij i gjen të gjithë veprat filozofike të të gjitha rrymave. Duke lexuar jashtëzakonisht shumë, ishte ai që ishte. Kur u kthye nga studimet në Jugosllavi kishte vetëm valixhe me libra dhe asnjë gjë tjetër", - kujton Mimika, duke shtuar se edhe më i madh ishte pasioni i tij për skenën. Edhe kur ka qenë në reanimacion, pasi ka pësuar infarkt mbante "Makbethin" nën jastëk.
Kolegët për Ndrek Lucën
Rikard Ljarja - regjisor

"Ndrek Luca dinte të dëgjonte dhe të bindej. Ishte një ndër aktorët me korrektë. Ndrek Luca dinte të transformohej mjeshtërisht dhe në mënyrë të jashtëzakonshme nga roli ne rol. Ndrek Luca nuk harronte as imtësitë më të parëndësishme në dukje, deri tek një rekuizitë personale e vockël, por që tipizon. Ndrek Luca ishte i vërtetë dhe i besueshëm në atë që bënte para spektatorit në sallën e teatrit dhe para kameras në sheshin e xhirimit.

Ndue Sanaj- Shoqata "Dukagjini" (ishte i anëtarësuar edhe artisti i madh)
Aktori Ndrek Luca ka sjellë në skene intonacione të pastra kombëtare nëpërmjet muzikalitetit të gjuhës së gjallë të popullit dhe folklorit epik gojor. Falë intonacionit dhe koloritit të lindur dhe mënyrës së frazës, mjeshtërisë se zbërthimit të nëntekstit, ose të domethënies se dyfishtë, shumë prej batutave të personazheve të tij, janë bërë proverbiale. Kjo për faktin se fjala e tij zinte vend jo thjesht si tingull, por kishte vlerë të brendshme si manifestim i një gjendjeje shpirtërore të caktuar të personazheve. E shoqëruar kurdoherë me ato gjeste te lira dhe e modeluar me ato tone që bëjnë të mundur që uniteti shpirtëror i personazhit të behet unitet shpirtëror i skenës.
Ajo që spikaste më tepër te Ndrek Luca ishte thjeshtësia dhe dimensioni human i një artisti me botë të pasur dhe komplekse. Që në fillimet e jetës së vet artistike ka qenë mjaft i motivuar dhe optimist, prandaj bukmekersat e artit konstatuan me shumë optimizëm se, ky njeri do të sillte diçka të re në panteonin e magjishëm të artit skenik.
(http://www.balkanweb.com)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GËZOHU ME MUA PËR AUTOSTRADËN E KOMBIT Z. LUBONJA(reagim për shkrimin "Autostrada Rrëshen - Mars - Kalimash" të Fatos Lubonjës)Nga REXHEP SHAHU (12.27.2011)
DRITË - HIJET E SHQIPËRISË NË VITIN 2011 (12.26.2011)
"NJË MILION KUQEZI", NISMA E AK NË LONDËR (12.24.2011)
SHEH DRITËN E BOTIMIT ROMANI I PARË I LETËRSISË SHQIP - "SOFIA E KOMNIATËVE" SHKRUAR NGA FRANCESCO ANTIONIO SANTORIDërgoi për shtyp Prof. Doc. Italo Costante Fortino (12.23.2011)
KRYETARI I BASHKISË OFRON TRANSPARENCË DHE FITON ZEMRËN E KRYEQYTETASVENga BLERINA ROSHI (12.22.2011)
13 NJOHJE NË 2011n (12.22.2011)
ALEANCA KUQEZI NIS FUSHATËN "FOL VETËM SHQIP" (12.22.2011)
Ky 100-vjetor do të shndërrohet në një proces vlerësimi nga Lidhja e Prizrenit e deri më sotGJUHA, VEND QENDROR NË TË GJITHA PROGRAMET E SHKOLLAVE (12.22.2011)
LETËR NGA H.R.H. PRINCI I KURORËS LEKA II ADRESUAR KONGRESMENIT, SHKËLQESISË SË TIJ ELIOT ENGELL (12.21.2011)
"Wall Street Journal": S'ËSHTË MIRË TË JESH MBRET (12.21.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]