E Djelë, 05.19.2024, 02:07am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
GJUKANOVIÇI I KA PËRJASHTUAR SHQIPTARËT NGA QEVERISJA NË MALIN E ZI!!
Nga RAMIZ LUSHAJ

E Hënë, 04.07.2014, 03:03pm (GMT+1)


1.
Para tre vitesh shqiptarët etnik nën Malin e Zi kishin një ministër për të Drejtat e Njeriut e Pakicat. Aktualisht asnjë shqiptar nga gjashtë partitë politike shqiptare në koalicionin qeverisës nuk mban detyrë të lartë në këtë shtet multietnik. Në mars 2014, para rrugëtimit të parë të shtyrë për në Uashington D.C., kryeministri malazez, Milo Gjukanoviç e emëroi për dekor politik e demagogjik një shqiptar në funksionin drejtor drejtorie në këtë ministri.

Kjo është një ulje tejet e madhe e përfaqësimit politik të shqiptarëve në struktura të shtetit malazez. Ma saktë: një përjashtim i tyre nga qeverisja e këtij shteti të vogël ballkanik.

Ky është diskriminim ekstrem ndaj shqiptarëve etnik, një përpjekje tjetër e skajshme dhe e pandalun për asimilimin e tyre.

2.
Krejt ndryshe nga shqiptarët, ngjet me kroatët, komunitet i ardhur në Malin e Zi, të cilët kanë një ministër Pa Portofol në Qeverinë 19 antarëshe të Gjukanoviçit. Ajo është 56 vjeçarja Marija Vuçinoviç, e lindur në Rijeka të Kroacisë, përfaqësuese e Partisë Inisiativa Qytetare Kroate.

Nuk po shfaqim kundërshti ndaj saj, po nistue nga ky rast po e krahasimojmë me shqiptarët etnikë.

E para: shqiptarët etnik për nga popullsia shqiptarët etnik janë pesë herë ma shumë se kroatët.

Regjistri i popullsisë në Malin e Zi i dekumenton shqiptarët etnik si të katërtit, me 5 për qind, rreth 32.000 banorë, ndërsa kroatët e ardhur në vendin e gjashtë, me 1 për qind, mbi 6.300 banorë. Faktikisht kroatët vijnë edhe pas "muslimanëve" (term popullate e shpikun në demografinë malazeze për t'i "fsheh" etnikisht shqiptarët e për t'i rritë artificialisht boshnjakët ).

E dyta: për nga besimi katolik shqiptarët etnik janë të parët në Malin e Zi, ndërsa kroatët vijnë të dytët.

E treta: gjeografia demografike e shqiptarëve është tejet e madhe në hapësira gjeo-administrative.

Shqiptarët etnik, dikur në mbi 9 mijë km2 sipërfaqe të Malit të Zi të sotëm, janë rrudhë etnikisht nga pushtimet e aneksimet e tokave të tyre, po është ulur edhe popullsia e tyre nga spastrimet etnike e asimilimet e shqiptarëve muslimanë në boshnjakë musliman e të shqiptarëve katolikë në malazezë ortodoksë etj. Shqiptarët në Ulqin e Tuzi shumicë, në Guci, Tivar, Rozhajë, Plavë, Podgoricë deri në 30 për qind të popullsisë, ndërsa në 10 komuna janë nën 100 banorë.

Kroatët janë komunitet i ardhur në shtetin e Malit të Zi e të përqëndruar në bregdetin Adriatik. Kryesisht kanë ngulur në komunën Tivat me 20 për qind (aty kanë edhe selinë e partisë së tyreHGI), në Kotorr 8 për qind. Në komuna të tjera janë në një numër tepër të vogël.

E katërta: përfaqësimi politik në nivel komunar.

Shqiptarët janë shumicë në Ulqin me rreth 80 për qind e në Tuzi "komunë urbane", që kërkon të kthehet në komunë më vete. Në Plavë-Gucinë e copëtuar në dy komuna shqiptarët ishin të dytët, priten për saktësime zgjedhjet lokale të 25 majit 2014. Në Podgoricë, Tivar e Rozhajë janë të tretët.

Kroatët janë të tretët në Tivat, në koalicion me DPS të Gjukanoviçit e me SDP, ndërsa në Kotorr të tretët, po në një numër të vogël këshilltarësh.

E pesta: Shqiptarët kanë dy herë më shumë deputetë në Parlamentin se sa kroatët.
Në Kuvendin e Podgoricës partitë shqiptare në dy koalicione partiake para e paselektorale kanë dy deputetë: Genci Nimanbegu e Nikë Gjeloshaj.

Kroatët kanë vetëm një deputet, bile i dalë me vështirësi votash (!)

3.
Nga politika shqiptare në Malin e Zi, të zgjedhur e të emëruar në detyra të ndryshme, numërohen me gishtat e një dore të vetme (!) Janë dy deputetë. I porsazgjedhuri kryetari i komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka, ish deputet dhe lider i PD. Dy drejtorë drejtorie në nivele qëndrore ministrore të pushtetit politik. Vetëm kaq.

Partia Boshnjakë e Rozhajës në koalicion qeverisës me Gjukanoviçin në këtë legjislaturë parlamentare ka tre deputë, një deputetë ma shumë se shqiptarët. Kjo përfaqësohet me një nënkryetar Parlamenti, me 41 vjeçarin Sulja Mustafiq, nga kuadrot kryesor të kësaj partie. Gjithashtu, ka dhe një zëvendëskryeministër, 50 vjeçarin Rafet Husoviq, prej vitit 2006 President i Partisë Boshnjake të Rozhajës, i cili në detyrën e tij ekzekutive mbulon zhvillimin rajonal dhe i stimulon veçmas boshnjakët.

Në Malin e Zi, në koft se kryejmë një përllogaritje të thjeshtë aritmetike: numrin e përgjithshëm të popullsisë multietnike të saj e pjestojmë me numrin e ministrive të Qeverisë "Gjukanoviçi 7" del se shqiptarëve etnikë iu takon ma shumë se një ministri. Në se do të banim një krahasim me kroatët iu takojnë disa ministri. Po t'i krahasonim me boshnjakët duhej t'iu jepet e pakta një ministri edhe shqiptarëve etnik.

Mali i Zi, shtet me dy kryeqytete, pasi e la selinë e Presidentit në Çetinë e ngriti në gjysmën e dytë të shekullit XX një kryeqytet tjetër në Podgoricën shqiptare, ku vendosi selinë e Parlamentit e të Kryeministrisë. Nuk ndodh në asnjë vend të botës, që pasi e ke pushtuar prej 100 vjetësh, aneksuar mbi gjysmën e territorit të saj, ia ngre një Parlament me kryetar e tre nënkryetar, një Qeveri me kryeministër, katër zv/kryeministra e 16 ministri, e nuk iu jep banorëve autoktonë mijëravjeçarë një vend nënkryetari paralamenti, zv/kryeministri, një post ministri?! Kur Hitleri e pushtoi Shqipërinë (1943-'44) nuk veproi si Gjukanoviçi i sotëm, po iu dha pushtet të madh shqiptarëve. Ndaj me sjelljet e tij ndaj shqiptarëve, Gjukanoviçi që hiqet si "kampion demokracie" në Ballkan është ma i keq se fashisti Hitler.

Ky përjashtim politik i shqiptarëve etnik nga qeverisja e Malit të Zi është krejt e qëllimshme nga Gjukanoviçi me të vetët, që synon asfiksimin e partive politike shqiptare, asimilimin e shpërnguljen e shqiptarëve nga trevat e veta etnike. Ndaj kemi të drejtë të pyesim botën shqiptare në Ballkan e në diasporat e saj në globin tokësor dhe botën euroatlantike në dy anët e Atlantikut: Ku janë Shqiptarët nën Malin e Zi...?!
Ky diskriminim shoven tejet i egër kundër shqiptar e anti euro-atlantik, është një tjetër arsye ma shumë për të protestuar më 8 prill 2014 në Uashington kundër Gjukanoviçit e në mbrojtje të të drejtave etnike, politike, kulturore-arsimore, pronësore, sociale të shqiptarëve etnik.

RAMIZ LUSHAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Zëri i Amerikës, SHIRLEY CLOYES DIOGUARDI - POLITIKA NË KOSOVË, PËRGJEGJËSI PARA TË GJITHË POPULLATËS (Intervistë) (04.07.2014)
Mr. MILO GJUKANOVIÇ, STOP THE DISCRIMINATION AGAINST ALBANIANS OF MONTENEGRO!  By ARTUR VREKAJ (04.07.2014)
DËGJONI, PO KËNDON VAÇJA(Me rastin e 75-vjetorit të lindjes së Vaçe Zelës)Ese nga FASLLI HALITI   (04.07.2014)
LETËR E HAPUR MINISTRIT TË PUNËVE TË JASHTME ENVER HOXHAJ - FATON BISLIMI MERITON TË JETË AMBASADOR I KOSOVËS NË KANADANga ZEQIRJA REXHEPI, piktor akademik Kanada (04.07.2014)
DAN GASHI - PIKTOR DHE POET SHQIPTAR NË MESIN E KRIJUESVE GJERMANË!Nga ASLLAN DIBRANI (04.06.2014)
KANUNI I LEKË DUKAGJINIT DHE NJOHJA E TIJ PREJ VENEDIKUTKy Kanun është një nga kryeveprat mendore të kombit shqiptar në të gjitha kohëratNga MOIKOM ZEQO (04.05.2014)
GJUKANOVIÇI I MALIT TË ZI  NUK MUND TA HEQË FLAMURIN SHQIPTAR TË DEDË GJO’ LULITStudim nga RAMIZ LUSHAJ (04.05.2014)
FJALË SHQIPE NË ANGLISHTNga SAIMIR LOLJA (04.05.2014)
EVA IDRIZLLARI - UNË JAM ÇFARË KRIJOJ (04.04.2014)
SHENIDA BILALLI, YLL I GAZETARISË SHQIPTARE NË METROPOLIN E ZAGREBIT (04.04.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]