E Shtunë, 05.18.2024, 08:24pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Zëri i Amerikës - KOSOVA NË PRAG TË THEMELIMIT TË NJË GJYKATE SPECIALE
Diplomatët perëndimorë po debatojnë me Prishtinën për ngritjen e një gjykate të veçantë për krime lufte

E Premte, 04.04.2014, 05:44pm (GMT+1)



Themelimi i një gjykate të veçantë që do të trajtojë pretendimet për krime lufte të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duket se është çështje e kryer. Debatet po vazhdojnë për mënyrën e themelimit të saj, nëpërmjet votimit në Parlamentin e Kosovës, apo nëpërmjet Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ideja për një gjykatë të tillë, pasoi hetimet e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës Dikc Marty për trafikim organesh në Kosovë, përkatësisht përfshirjen e disa prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krime të luftës.

Ideja është që gjykata e themeluar nga Kosova të veprojë jashtë saj, për të mundësuar siç thuhet mbrojtjen e dëshmitarëve dhe të dokumenteve.

Themelimi i kësaj gjykate që nuk është parë më sy të mirë në Kosovë, është temë e diskutimeve të ngjeshura të diplomatëve perëndimore më përfaqësuesit e Kosovës. Këtyre diskutimeve u është bashkuar edhe drejtori i Zyrës për Çështjet e Evropës Qendrore dhe Jugore në Departamentin amerikan të shtetit të Jonathan Moore. Ai tha në një intervistë për Televizionin Publik të Kosovës se krijimi i një gjykate është një proces shumë i rëndësishëm dhe se këtë ua ka transmetuar edhe mikpritësve të tij në Prishtinë me të cilët është takuar me dyer të mbyllura.

Nëpërmjet një komunikate për opinion, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga thekson se "institucionet e Kosovës kanë treguar gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar me partnerët ndërkombëtarë dhe se procesi i themelimit të Gjykatës, do të përqendrohet në individë dhe nuk është gjykim i përpjekjeve të përbashkëta të vendit për çlirim".

Ndërsa, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, tha se "Kosova është e gatshme që për çdo sfidë të përballet në sistemin e vet të drejtësisë, me mbështetje të plotë ndërkombëtare".

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, tha të premten pas një takimi me kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta se ende nuk ka një kërkesë zyrtare që parlamenti i Kosovës të merret me këtë çështje.

Ndërsa, zoti Meta tërhoqi vëmendjen se Kosova duk është përgjegjëse për krime dhe gjenocid në hapësirat e ish Jugosllavisë.

"Sa i takon luftës së popullit të Kosovës dihet botërisht që populli i Kosovës nuk ka sulmuar askënd, dihet botërisht që ata që ushtruan gjenocid në Bosnje, Kroaci ushtruan gjenocid edhe në Kosovë", tha zoti Meta.

Diplomatët euro perëndimorë thonë se dështimi i mundshëm i Parlamentit të Kosovës për të miratuar themelimin e një gjykate të veçantë do të çonte çështjen në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe kjo sipas tyre do të ishte e dëmshme për shtetësinë e Kosovës.

Njëzet e një vjet më parë, Kombet e Bashkuara ngritën Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi veprimi i së cilës përfshinte edhe Kosovën. Ngritja e një gjykate të posaçme për Kosovën, do ta bëjë atë vendin e vetëm në rajon që do të përballet me një mekanizëm të tillë, që për vëzhguesit është i panevojshëm duke pasur parasysh edhe faktin se në Kosovë vepron misioni me i madh evropian për policinë dhe drejtësinë.

Analistët thonë se ngritja e kësaj gjykate dëshmon dështimin e institucioneve të Kosovës por edhe të pranisë ndërkombëtare për të vendosur një sistem të qëndrueshëm të drejtësisë.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NORMALIZOHET HAPËSIRA E LARTË AJRORE E KOSOVËS (04.04.2014)
KOSOVËS I KËRKOHET TË MIRATOJË TRIBUNALIN PËR KRIME LUFTE (04.04.2014)
Radio Evropa e Lirë - JAHJAGA DHE MOORE BISEDOJNË PËR THEMELIMIN E GJYKATËS SPECIALE PËR KRIMET E LUFTËS DHE TË PASLUFTËS NË KOSOVË (04.04.2014)
META NIS VIZITËN DYDITORE NË KOSOVË (04.04.2014)
PRESIDENTI OBAMA NËNSHKRUAN LIGJIN PËR UKRAINËN (04.04.2014)
PRISHTINË - MOORE KËRKON KONSENSUS PËR EULEX-in, GJYKATËN DHE ZGJEDHJET NË KOSOVË (04.03.2014)
ASHTON: DIALOGU KOSOVË-SERBI, MODEL PËR BALLKANIN PERËNDIMOR (04.03.2014)
DHJETË ARRESTIME TË ZYRTARËVE NË KOMUNËN E PRISHTINËS (04.03.2014)
KËRCËNOHET ME JETË GAZETARI TELNIS SULKUQI (04.03.2014)
LULZIM BASHA - NË BRUKSEL SHKOHET ME OPOZITËN JO KUNDËR SAJ (04.03.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]