E Shtunë, 05.18.2024, 08:57pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Deutsche Welle - KOSOVA PËRGATITET PËR ZGJEDHJE TË PËRGJITHSHME
Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në parim ligjin për zgjedhje. Data e zgjedhjeve nuk dihet ende, por fundi i majit e fillimi i qershorit lakohen si koha e mundshme

E Premte, 04.04.2014, 06:57pm (GMT+1)


Parlamenti i Kosovës

Parlamenti i Kosovës

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar (me 03.04.) me shumicë votash në parim ligjin për zgjedhjet i cili u hap rrugë veprimeve të mëtutjeshme politike, për zgjedhje të parakohshme në Kosovë. Data e saktë er mbajtjes së zgjedhjeve nuk dihet, por gati të gjitha subjetet politike janë të mendimit se zgjedhjet duhet të mbahen shumë shpejtë.

Arsim Bajrami, deputet në Kuvendin e Kosovës dhe njohës i mirë i hartimit të ligjeve dhe Kushtetutës, thotë se ka mungesë të vullnetit politik që reforma zgjedhore të bëhet ashtu siç duhet. "Ky ligj nuk promovon një reformë substanciale zgjedhore pëer të cilën Kosova ka nevojë. Ndryshimet që përmban ky ligj më tepër merren me administrimin e procesit zgjedhor sesa me vet sistemin zgjedhor", thotë Bajrami. Ai mendon se shtyllat kryesore të sistemit zgjedhor mbeten të pandryshueshme. Kosova do të vazhdojë të mbetet një njësi zgjedhore, ndërsa sistemi zgjedhor do të jetë proporcional me lista të hapura.

Reformat e zhagitura

Hashim Thaçi

Hashim Thaçi

Reforma zgjedhore në Kosovë ishte iniciuar më 7 prill të vitit 2011, kur edhe Kuvendi i Kosovës aprovoi një rezolutë pikërisht për reforma zgjedhore e kushtetuese. Mirëpo, që nga ajo kohë reforma e mirëfilltë nuk ka ndodhur.

Driton Selmanaj, përfaqësues nga Instituti Demokratik i Kosovës, (KDI) organizatë kjo që mbikëqyrë punën e Kuvendit të Kosovës, i tha DW-së se miratimi në parim i ligjit për zgjedhjet nuk ka të bëjë fare me reformën zgjedhore. Madje sipas tij, ndryshime e vogla që janë bërë janë tejet sipërfaqësore.

"Çështjet e rëndësishme që janë menduar që do të reflektohen në legjislacion, siç janë çështja e zonave zgjedhore, çështja e pragut zgjedhor, çështja e listave, bartësit të listave dhe struktura e KQZ-së, të gjitha janë injoruar dhe nuk janë inkorporuar në këtë ligj", thotë Driton Selmanaj. Megjithëse ka edhe pak mundësi që ky ligj të amandamentohet dhe të bëhen edhe disa ndryshime të nevojshme, Driton Selmanaj, mendon se nuk ka vullnet politik që kjo të ndodhë.

"Nuk besoj se ka vullnet politik për ndryshime, sepse shihet një dakordim i pothuajse të gjitha subjekteve politike që me një shpejtësi ta kalojnë edhe leximin e dytë, në mënyrë që të hapet rrugë për veprimet e tjera politike për të shkuar vendi në zgjedhje të parakohshme", thotë Selmanaj.

Qëndrimet e pakicave

Në debatin parlamentar për ligjin për zgjedhjet janë përfshi edhe deputetët nga radhët e komuniteteve pakicë. Ata kërkojnë që në ligjin për zgjedhjet të përfshihet edhe një nen për vazhdimin e ulëseve të rezervuara edhe për një mandat. Nenad Rashiq, njëri nga përfaqësuesit e serbëve që është edhe ministër në qeverinë e Kosovës, i tha DW-së, se vendet e rezervuara për pakicat edhe për një mandat, do të tregonte vullnetin e shoqërisë kosovare për integrimin e pakicave në Kosovë.

Isa Mustafa

Isa Mustafa

"Jam i bindur që një vullnet i shoqërisë kosovare që pakicave t'u mundësohen edhe për një mandat vendet e rezervuara, do të ishte në favor të të gjithë shoqërisë, jo vetëm të pakicave", thotë Nenad Rashiq.

Kjo kërkesë e pakicave në Kuvendin e Kosovës nuk mund të kalohet vetëm me ligjin për zgjedhjet, sepse një vendim i tillë kërkon edhe ndryshimin e Kushtetutës. Përfaqësuesit e shoqërisë civile thonë se për ndryshime kushtetuese nuk ka kohë të mjaftueshme, sepse zgjedhjet në Kosovë do të mbahen shumë shpejt.

Tre javë më parë dy liderët e dy forcave më të mëdha politike në Kosovë, kryeministri Hashim Thaçi, kryetar i Partisë Demokratike PDK, si dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa kanë rënë dakord që zgjedhjet të mbahen nga fillimi i muajit qershor. Ka dhe burime që thonë se zgjedhjet do të mbahen në fund të majit, por Thaçi dhe Mustafa deri tani nuk kanë dalur me ndonjë datë të saktë.

Miratimi i ligjit për zgjedhjet pas leximit të dytë në Kuvendin e Kosovës do t'i hapë rrugë shpërbërjes së Kuvendit. Më pas presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga brenda 8 ditësh duhet të shpallë datën zgjedhjeve, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh, nga dita e shpalljes së vendimit.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHQIPËRI - KUSHTETUESJA I JEP TË DREJTË OPOZITËSNdërhyrja në serverin e Tatimeve, Gjykata rrëzon vendimin e shumicës së majtë për rrëzimin e kërkesës për komision hetimor. PD: Fitore e parlamentarizmit (04.04.2014)
Zëri i Amerikës - KOSOVA NË PRAG TË THEMELIMIT TË NJË GJYKATE SPECIALEDiplomatët perëndimorë po debatojnë me Prishtinën për ngritjen e një gjykate të veçantë për krime lufte (04.04.2014)
NORMALIZOHET HAPËSIRA E LARTË AJRORE E KOSOVËS (04.04.2014)
KOSOVËS I KËRKOHET TË MIRATOJË TRIBUNALIN PËR KRIME LUFTE (04.04.2014)
Radio Evropa e Lirë - JAHJAGA DHE MOORE BISEDOJNË PËR THEMELIMIN E GJYKATËS SPECIALE PËR KRIMET E LUFTËS DHE TË PASLUFTËS NË KOSOVË (04.04.2014)
META NIS VIZITËN DYDITORE NË KOSOVË (04.04.2014)
PRESIDENTI OBAMA NËNSHKRUAN LIGJIN PËR UKRAINËN (04.04.2014)
PRISHTINË - MOORE KËRKON KONSENSUS PËR EULEX-in, GJYKATËN DHE ZGJEDHJET NË KOSOVË (04.03.2014)
ASHTON: DIALOGU KOSOVË-SERBI, MODEL PËR BALLKANIN PERËNDIMOR (04.03.2014)
DHJETË ARRESTIME TË ZYRTARËVE NË KOMUNËN E PRISHTINËS (04.03.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]