VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHBA DHE MESAZHET PËR SHQIPËRINËNga AFRIM KRASNIQI

                                                                                      

E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
SHBA DHE MESAZHET PËR SHQIPËRINË
Nga AFRIM KRASNIQI

E Mërkurë, 10.09.2013, 06:44pm (GMT+1)


Në fshatin shqiptar ku prijësit kanë nevojë për mbështetje të fuqishme në forcimin e legjitimitetit të tyre lokal, prej sa nuk mbahet mend vijon tradita, sipas të cilës, krerët e vendit mburren se kanë në krah fuqinë ose një nga fuqitë më të madha të kohës. E kemi bërë edhe gjatë viteve të shtetformimit, fillimisht me Perandorinë Otomane, më pas me Austro Hungarinë, më tej me Italinë, me Gjermaninë, me Bashkimin Sovjetik, me Kinën dhe së fundi, gjatë proceseve demokratike, me shtetin që duan ta kenë të gjithë në krah, SHBA-të. Sot në Shqipëri nuk ka dilemë dhe as opozitë në përcaktimin e SHBA si shteti kryesor strategjik aleat dhe partneri më i rëndësishëm politik, ushtarak dhe diplomatik. Arsyet janë të njohura dhe të mjaftueshme.

Kjo sjellje pro-amerikane shpeshherë është dominues në shoqëri. Midis shoqërisë dhe politikës vendimmarrëse shpeshherë ka pasur mospërputhje dhe distanca, përfshirë luhatjet e shfaqura politike ndaj politikës amerikane në Shqipëri. Pothuajse çdo ambasador amerikan ka qenë në periudha kohore të caktuara i kontestuar nga njëra palë politike, nxitur nga interesa politike lokale të ditës, edhe pse politika amerikane nuk ka ndryshuar, ka mbetur e njëjtë dhe ambasadorët vetëm sa kanë qenë zëdhënës profesionistë të kësaj politike. Sulmet politike ndaj Rajerson më 1992 nuk kanë shumë dallime nga sulmet politike ndaj Lino më 1997 apo së fundi, ndaj ambasadorit Arvizu, fillimisht nga e majta më pas nga e djathta. Një sjellje para-demokratike, që lë shije të hidhur, tregon kulturën minimale politike në raport me shtetin aleat kryesor dhe mentalitetin lokal ballkanik, sipas të cilit, në botë ka dy kategori njerëzish, ata pro dhe ata kundër, dhe ku të paanshmit janë pjesë e tyre kundër.

Cila është në të vërtetë politika dhe prioriteti amerikan në Shqipëri? Le të shohim dy shembuj praktik: mesazhet e Presidentit të SHBA, Barak Obama drejtuar këto ditë kryeministrit të ri dhe kryeministrit të vjetër, si dhe prioritetet e deklaruara nga tre ambasadorët e fundit amerikanë, Withers, Arvizu dhe Lu.

Në mesazhin zyrtar të Presidentit amerikan, Barak Obama, drejtuar kryeministrit të ri Rama, si dhe në mesazhin tjetër drejtuar ish kryeministrit Berisha gjenden të përbashkëta disa pika: vlerësimi për raportet dypalëshe, vlerësimi për kontributin e Shqipërisë në sfidat globale, sidomos në Afganistan e Siri, vlerësimi për politikën rajonale në Ballkan, si dhe vullneti politik për avancimin e marrëdhënieve midis dy shteteve. Dallimet e mesazheve gjenden në pikat specifike që lidhen me individët dhe rolin e tyre politik. Kështu, për fituesin e zgjedhjeve presidenti Obama apelon "të punoni në mënyrë konstruktive me të gjitha partitë politike për konsolidimin demokratik dhe ekonomik nëpërmjet reformave, duke e çuar Shqipërinë më afër realizimit të aspiratës për t'iu bashkuar BE-së". Në mesazhin për Berishën Presidenti amerikan apelon të "të mbeteni i angazhuar pozitivisht në procesin e ndërtimit të kauzës së Shqipërisë për anëtarësim në BE. Shqipëria ka nevojë për një opozitë efektive dhe konstruktive që fokusohet në zhvillimet e vendit dhe punon me qeverinë e re për të prodhuar rezultate të prekshme për popullin shqiptar". Në thelb, nuk janë mesazhe individuale, por janë dhe mbeten mesazhe institucionale që shteti më demokratik në botë u drejton mazhorancës dhe opozitës në Shqipëri, pra politikës shqiptare, qytetarëve, shtetit dhe shoqërisë shqiptare. Janë mesazhe që përputhen me nevojat e vendit, me sfidat dhe me pritshmëritë e vetë qytetarëve shqiptarë, por edhe aspiratat tona integruese.

Le të shohim mesazhet zyrtare në prioritetet e tre ambasadorëve, si përfaqësues të shtetit amerikan në Shqipëri. Kur Xhon Withers II u emërua ambasador i SHBA në Tiranë, ai doli përpara senatorëve amerikanë për të shprehur prioritetet e tij vendore gjatë misionit në Shqipëri. Sipas Withers (2007-2010) prioritet mbetet forcimi i institucioneve të pavarura, lufta ndaj korrupsionit dhe forcimi i shtetit të së drejtës. Pas tij, ambasadori i ri amerikan, Aleksander Arvizu, (2010-2013) në të njëjtën procedurë deklaroi thuajse të njëjtat prioritete: respektimi e sundimi i plotë i ligjit, pavarësia e institucioneve, lufta ndaj korrupsionit. Ai pati paralajmëruar si pikë kritike faktin se klasa politike shqiptare është më e fokusuar në rivalitetet e saj sesa për mirëqenien e qytetarëve të zakonshëm. Të dy ambasadorët kërkonin që Shqipëri në NATO do të duhej ti përmbahej parimeve më të larta të Aleancës.

Muajin e kaluar një tjetër ambasador amerikan, Donald Lu, i emëruar në Shqipëri, bëri paraqitjen në senatin amerikan. Ai shprehimisht tha se ndër përparësitë e tij do të jenë "ndihma për forcimin e institucioneve demokratike të Shqipërisë, mbështetja e forcave të armatosura shqiptare që të ngrihen në nivelin e aleatëve të NATO-s dhe nxitja e investimeve amerikane në Shqipëri". Duke njohur përparimin me zgjedhjet dhe rotacionin demokratik, ambasadori i ri shtoi se demokracia nuk është vetëm zgjedhje, dhe se SHBA "do të nxisë udhëheqësit e të dyja palëve të luftojnë krimin e organizuar, trafiqet dhe korrupsionin". Në raport me politikën aktive ambasadori shtoi se SHBA do të jenë në mbështetje të një roli aktiv të shoqërisë civile, për "pavarësinë e gjyqësorit dhe përgjegjshmërinë e politikanëve". Si një vend në NATO SHBA paralajmëroi se Shqipëria duhet të luftojë korrupsionin dhe të rrisë përgjegjshmërinë brenda ushtrisë që ajo të plotësojë standardet më të larta të një aleati brenda Aleancës.

Në tri rastet është konfirmuar raporti specifik midis dy vendeve, roli i Shqipërisë në mbështetjen e misioneve amerikane në botë, mbështetja për integrimin në BE, si dhe politika moderatore në rajon. Në tri rastet bëhet analizë kritike e situatës politike në Shqipëri, vlerësohet progresi dhe theksohen prioritetet, të cilat përbëjnë qëndrimin zyrtar amerikan dhe që i adresohen shtetit e shoqërisë shqiptare.

Siç shihet nga krahasimet në vite dhe në mesazhet presidenciale, SHBA mbetet stoike në këshillimin pozitiv, për një vend aleat që e do të zhvilluar, demokratik dhe të integruar. Në leximin e detajuar në mesazhet e ambasadorëve, kjo pritshmëri amerikane shoqërohet me shqetësimin mbi cilësinë e politikës vendore, ose siç ambasadori Lu e theksoi me forcë, mbi "përgjegjshmërinë e politikanëve". Në cilin vend tjetër në NATO pritet që politikanët të sillen në mënyrë të përgjegjshme, që të rritet përgjegjshmëria edhe brenda ushtrisë apo që prioritet absolut të mbeten lufta ndaj korrupsionit dhe nevoja për institucione të pavarura? Në asnjë tjetër. Shqipëria mbetet përjashtim sepse është përjashtim, për standardet e saj të dyzuara, për sjelljen e saj apolitike, për retorikën e saj joinstitucionale dhe për brishtësinë e saj në çdo hap, vendim apo akt politik të ecjes përpara.

Teza se çdo popull meriton qeverinë që ka përdoret shpesh si alibi për të ulur nivelin e kritikës dhe pretendimeve në standarde ndaj qeverive të radhës. Shqiptarët me 23 qershor bënë gjithçka që patën në dorë për të treguar se duan qeverisje ndryshe, duan politikë të përgjegjshme, duan shtet funksional, duan demokraci funksionale, duan një mazhoranë dhe minorancë të re, të dyja, të ndryshme nga praktikat e tranzicionit dhe të afta të marrin përgjegjësitë e cituara edhe në mesazhin presidencial amerikan për dy liderit tanë vendor.

SHBA ka qenë, është dhe duhet të jetë edhe më tej prezent në Shqipëri, aleat kryesor strategjik, këshilluese e përhershme, nxitëse e demokracisë. Ky është interesi ynë aktual dhe afatgjatë, si interes lokal, publik, shtetëror dhe kombëtar. Për ta bërë efektive rolin dhe ndihmën e saj ne kemi nevojë për akte serioze që e meritojnë mbështetjen amerikane, për reflektim ndaj kritikave dhe sjellje të denjë prej partneri euroatlantik, për politikanë të përgjegjshëm, për arritjen e standardeve të njëjta të demokracisë, për korrektimin e sjelljes provinciale dhe fyese ndaj rolit e përfaqësuesve amerikanë, ashtu edhe për ta respektuar e dashur shtetin amerikan për atë çfarë ai është, jo për atë çfarë ne duam të jetë sa herë ne grindemi brenda llojit apo kemi nevojë për ca vota elektorale. Një epokë e re politike, me njerëz, mentalitete, vlera morale e vizione të reja, që nuk kërkon periodikisht lobingje mbështetëse si alibi e problemeve lokale, por që ka kurajën dhe aftësinë të krijojë një sistem politik e qeverisës dinjitoz, qytetar, demokratik, i cili të na bëjë krenar dhe kështu, të na afrojë sa më shumë me modelin amerikan dhe vlerat euroatlantike. A mundemi? SHBA në mëson: Po, ne mundemi!

Botuar ne variantin print te Shqiptarja.com, 09.10.2013

AFRIM KRASNIQI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
'GJENERATA E RE' - PROBLEME TË VJETRA!Nga Dr. PËRPARIM KABO (10.09.2013)
AKUZË GJENOCIDI PËR KRIMET KOMUNISTE NË RUMANINga FRANK SHKRELI (10.08.2013)
Kushtuar motrës sime Drita Kripa PelinguMIRUPAFSHIM MOTËRNga RESHAT KRIPA (10.08.2013)
POLITIKA SHQIPTARE NË HIGH HEELS PËRPARA TRAGJEDISË LIVE TË SOFIE QENDROS Nga ELIDA BUÇPAPAJ (10.08.2013)
SI SISTEMI I SË DREJTËS SË KONTABILITETIT MUND TË SHPËTOJË TË ARDHMEN E AMERIKËSNga ISH KONGRESMANI AMERIKAN ME ORIGJINË ARBËRESHE, JOSEPH DIOGUARDI (10.08.2013)
MERCENARËT ORTODOKSË TË ASADITNga SHABAN MURATI (10.07.2013)
KNSH - PA PJESËTARË TË DIASPORËS?!Nga XHELADIN ZENELI (10.06.2013)
MBI DEBATIN PËR HAPËSIRËN EKONOMIKE SHQIPËRI-KOSOVËNga AFRIM KRASNIQI (10.06.2013)
Barometri diplomatikSTUPID DIMPLOMACY NOT ALBANIAN PROTESTERS!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (10.06.2013)
Ç'DO BËJË EDI RAMA ME GAFAT E DITMIR BUSHATIT NË NEW YORK– ASSESI TË MOS IA GËLLTISË!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (10.05.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]