KOSOVA, NJË SHTET PA ZOT SHTËPIE Nnga Mrs. sc. NUE OROSHI
E Enjte, 10.24.2013, 11:21am (GMT+1)
Ka kohë që personalisht kam ndezur këmbanën e alarmit përmes opinioneve të mia, të botuara kohë më parë nëpër gazeta e revista si dhe portale informative shqiptare, rreth dominimit të politikes serbe dhe turke në Kosovë. Ky alarm i imi ishte shqetësues për atdhetarët shqiptarë kudo në botë, por nuk u prit mirë nga qarqet politike në Kosovë, e që janë përques të dominimit të politikës turko-serbe në Kosovë. Kohë më parë kisha njoftuar opininin shqiptarë me këto shkrime si, "Dy re të zeza mbi Prizrenin", "Udhëkryqet shqiptare në mes perëndimit dhe lindjes apo Bashkimi Kombëtarë si rrugë e vetme në 100 vjetorin e Pavarsisë", "Pse Evropa e ka harruar Kosovën", Me Beslidhje Kastriotike drejt Shqipërisë Etnike", apo dhe, "Mallin e shkret e hanë kuajtë e verbër", "Në Kosovë vriten atdhetarët e perfitojnë pushtetarët", apo, "Punon fatkeqi e han barkdreqi", dhe shumë paraqitje të tjera që kishin qëllim parësorë vetëdisimin e shqiptarëve, e që mos ta pranojnë dominimin e politikës serbo-turke në Kosovë. Personalisht e dhashë edhe një shembull konkret të mospranimit të këtyre dy politikave serbo-turke në Kosovë, ku me fakte demantova vendimin e Parlamentit të Kosovës mbi ligjin famëkeq mbi Qendrën Historike të Prizrenit i aprovuar nga Parlamenti i Kosovës i cili jepte kompetenca të paparashikueshme ndonjëherë Kishës Ortodokse serbe, si dhe për një kohë të gjatë e mbrojta logon e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e ku në kët rast ishte direkt e involvuar politika turke e Erdoganit, për heqjen e kësaj logo të shenjtë, sepse i pengonte dhe sot e kësaj dite i pengon politikës turke Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Edhe në këtë rast fatkeqsishtë Asambleja Komunale e Prizrenit e pranoi këtë shëmti, të paparë ndonjëherë tek shqiptarët e vertetë. Aty kam vërtetuar përsonalisht se Politika e Kosovës është nën ndikimin e politikës serbe dhe turke, dhe mua s"˜më mbeti gjë tjetër përveç që publikisht të deklaroj dorëheqjen time të parevokushme nga detyra e këshilltarit Komunal në Prizren, dhe të njoftoj opinionin e gjerë shqiptarë, se Asambleja Komunale e Prizrenit është një Asamble e cila është si një Asamble e një Lagjeje periferike të Stambollit, e cila komplet punon për Interesa Turke në Prizren. Fatkeqishtë koha e vërtetoi, se unë kisha të drejtë. E them fatkeqsisht për faktin se kisha dëshirë që mos të kisha të drejtë dhe që politika e Kosovës në përgjithësi, e ajo e Prizrenit në veçanti të orientohen drejtë integrimit të Kosovës në Evropë, por politika në Kosovë tani ka marrë kahje komplet në të kundërten, - pra, ka marrë kahje Aziatike, më një dominim të fortë ruso-serb në këtë politikë. Vizitat e kohëpaskohëshme që bëjnë zyrtarët serbë në Kosovë, Daciq, Vuliç dhe ndonjë tjetër, ku deklarojnë haptas, se Kosova është Serbi, dhe nuk mirret asnjë masë nga udhëheqsit politikë të Kosovës, për tu penguar këto vizita, përveç se ndonjë deklaratë e Hajredin Kuqit që ka për qëllim të bëj biznes politik, dhe që e demanton vetën ende pa dalë ditën tjetër në mjetet e informimit, ende pa le dielli në mëngjes fjalet e Hajredin Kuqit i merr era, dhe ato fjalë tani më janë shëndrruar në objekt talljeje tek populli shqiptar në Kosovë, ku thuhet se: "Kur flet Hajredin Kuqi, në mes të pranverës bie dushku". Ky veprim i tij është një papërgjegjësi e plotë e fjalës publike të një politikani kontravers që e luan rolin e një politikani të dirigjuar, sikurse të ishte një figurë shahu që lëvizet në çdo drejtim nga shefi i ti Hashim Thaçi. Derisa politikanët serbë për çdo ditë bëjnë propagandë politike në Kosovë pa u penguar fare, sikur Kosova të mos ketë fare institucione shtetërore, këtë propagandë zgjedhore tani e kanë filluar edhe politikanët Turqë. Në fjalimin e djeshëm elektoral në Prizren Erdogan deklaroi publikisht, se Kosova është Turqi, Daciq deklaron, se Kosova është Serbi, dhe unë e njoftoj opinionin e gjër shqiptar, se Kosova tani është mbetur pa zot shpije ku kullosin turqë e shkije. Për këtë tubim elektoral ne Prizren mjetet e informimit njoftojnë, se "Thaçi, Rama dhe Erdogan nuk janë ndalur së shprehuri se janë vëllezër, edhe gjatë vizitës së tyre në Prizren, ku u priten nga shumë qytetarë. Meqë i gjithë ky organizim u bë në kohë fushate, në këtë tubim, në secilin fjalim të tyre, përkrahje iu dha Ramadan Mujës, i cili është kandidat për kryetar të kësaj komune. Kryeministri i Turqisë tha se e falënderon Mujën që personalisht e ka ftuar të marrë pjesë në këtë tubim". Prandaj, tanimë, elektorati shqiptar në Kosovë, e sidomosë ai në Prizren, duhet ta ketë të qartë, se çdo votë që iu ipet PDK dhe AKR, në Kosovë e në veçanti në Prizren, është votë që Kosovën e largon nga rruga e nisur drejtë integrimitë të Kosovës në Bashkimin Evropian, është votë e cila Kosovën e afron edhe më shumë me politikat serbo-turke, është votë që shqiptarët i orienton drejtë shkrepave të Azisë ku fatkeqsishtë në këto shkrepa tani kemi edhe djemë shqiptarë që po e humbin jetën pa nevojë për pazare të politikës ditore Aziatike, siç është rasti i Sirisë. Dhe për fund shpirtërishtë do ta ndjeja vetën shumë keq, sikurse që mosë ta njoftoja opinionin shqiptar në përgjithësi për një marrëveshje të dytë, që është bërë kohë më parë në mes të Turqisë dhe Serbisë, sepse, për të parën tani opinioni i gjërë shqiptarë është i njoftuar e cila solli pastrimin e trojeve shqiptare dhe dëbimin e shqiptarëve në Turqi, ku Qeveria e asaj kohe e Turqisë aq "respekt" që kishte për shqiptarët, ku për çdo shqiptar që mirrte në shtetin e saj i ipte ish qeverisë jugosllave një mushk. Pra shqiptarët e dëbuar nga toka e Arbërisë shkonin në Turqi me vlerën e një mushke! Ndërsa në marrëveshjen tjetër politike që është tani në veprim në mes të Turqisë dhe Serbisë, Turqia ka marrë obligim që të shtrijë ndikimin politik, ekonomik dhe fetar mbi Kosovën, dhe Kosovën sërish ta kthej nën kthetrat e Serbisë. Prandaj neve Shqiptarëve s"˜na mbetet rrugë tjetër përpos ringjalljes së ndërgjegjës Kastriotase, themelimit të një Beslidhje Kastriotike, lidhjes së kësaj Beslidhje me botën Përendimore në përgjithësi e në veçanti me politikën Gjermane. Nëse nuk bëhet kjo, shumë shpejtë Kosova do të vazhdon të mbetet pa përkrahje ndërkombëtare, Evropa mund të shihet vetëm në ëndërr, ndërsa nëpër fushat e Kosovës, sikur hije do të kullosin turqë e shkije.
Mr.sc. NUE OROSHI
|