BOSHNJAKËT FAJËSOJNË ARBITRIN PËR HUMBJEN
E Martë, 06.24.2014, 08:31pm (GMT+1)
Boshnjakët po fajësojnë arbitrin nga Zelanda e Re për humbjen e ekipit të tyre 1-0 ndaj Nigerisë. Më shumë se 20,000 boshnjakë nënshkruan një peticion ku bëhet thirrje për heqjen e arbitrit Peter O'Leary. Ata thonë se një fotografi e tregon atë duke festuar në fushë me një nga portjerët e ekipit nigerian. Tashmë të skualifikuar, boshnjakët janë të zemëruar duke thënë se ata u tradhëtuan në arenën botërore. Ata pretendojnë se arbitri O'Leary pa të drejtë e quajti lojtarin që shënoi golin e vetëm për Bosnjen në pozicion jashtë loje. Ata thanë gjithashtu se arbitri u kushtoi atyre lojën duke dënuar kapitenin e ekipit në një moment të rëndësishëm ndërsa Nigeria ishte pranë golit të fitores.za
www.voal-online.ch
|