E Enjte, 05.02.2024, 06:29pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
THAÇËT - NGRITJA E NJË FUQIE BIZNESI PAS MARRJES SË PUSHTETIT

E Hënë, 02.18.2013, 08:10am (GMT+1)




Një muaj pasi ishte emëruar kryeministër, Hashim Thaçi e kishte lexuar deklaratën e pavarësisë së Kosovës. Që atëherë, ai ka hyrë në vitin e gjashtë në detyrën e shefit të ekzekutivit dhe mbetet politikani më i fuqishëm. Por pushteti i tij dhe vëllezërve tani shtrihet e ndërlidhet edhe në një rrjet të gjerë e të fuqishëm biznesi ndërtimesh, mineralesh, naftës, energjisë e sigurimeve.Sa herë të nxirret nga arkivi xhirimi i deklaratës së pavarësisë së Kosovës - ngjarjes më të rëndësishme politike në përpjekjet për çlirimin e vendit - do të mund të shihet edhe politikani që e lexoi atë, atëherë kryeministri i sapoardhur Hashim Thaçi.

Si lider i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila mori më 2007 për herë të parë më shumë vota sesa Lidhja Demokratike e Kosovës, Hashim Thaçi qe vendosur si kryeministri më i fuqishëm për shkak të votave dhe peshës në terren.

Tre kryeministra para tij, Bajram Rexhepi, Bajram Kosumi dhe Agim Çeku ishin emra të njohur politikanësh, por jo udhëheqës të forcave politike. Ramush Haradinaj kishte zgjatur vetëm 100 ditë.

Edhe pesë vjet më vonë, Thaçi ruan fuqinë politike.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, në dhjetor të vitit 2011, ai u radhit më i votuari duke marrë 160 mijë vota, kurse në janar këtë vit u rizgjodh kryetar i PDK-së me vetëm një votë kundër.

Thaçi mbetet politikani i preferuar i diplomatëve të huaj në bisedimet politike me Serbinë dhe arrin të mbajë qeverinë e tij përkundër numrave të paktë në koalicionin me Aleancën për Kosovën e Re (AKR) dhe minoritetet. Këtë muaj, ai refuzoi një ofertë për të shtuar në koalicion Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) të Ramush Haradinajt dhe shtyri për nënkryetar të parë të partisë së tij ish-shefin e Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), Kadri Veselin, përballë bojkotit dhe kritikave të njeriut të dytë të derisotëm të kësaj partie, Jakup Krasniqit.

Në konventën e freskët zgjedhore të partisë së tij, Thaçi u mburr me rritjen e pagave në sektorin publik, ndërtimin e shkollave si dhe asfaltimin e rrugëve. Ai u tha kolegëve të tij se kur PDK-ja kishte filluar qeverisjen rrugët ishin me baltë dhe nxënësit mësonin me kontejnerë.

Por zbulimet e Gazetës Jeta në Kosovë në 12 muajt e fundit tregojnë se, që nga shpallja e pavarësisë, kryeministri ka shtrirë pushtetin e tij edhe në biznes.

Ai ka krijuar lidhje të fuqishme me biznesmenë, ndërsa vëllezërit nisën të krijonin kompani vetëm disa muaj pas ardhjes së tij në pushtet. Tani ata kanë lidhje me kompani të fuqishme private.

Këto kompani kapin biznesin e ndërtimit, të naftës, të pasurive minerare, energjisë dhe sigurimeve.

Në këtë mënyrë, Thaçët kanë krijuar një fuqi biznesi gjatë këtyre pesë viteve.

Kur erdhi në qeveri, Hashim Thaçi i hapi mbledhjet e kabinetit për kamerat televizive dhe premtoi transparencë. Por ai nuk pranoi të jepte shpjegime kur iu drejtuan pyetje nëpërmjet Zyrës së Kryeministrit për pushtetin e tij në biznes.

Thaçi po bënte një vit pushtet në pozitën e kryeministrit kur një kompani ndërtimi u shënua në Agjencinë e Regjistrimit të Biznesit në Kosovë (ARBK), më 14 janar 2009.

Blerim Thaçi, vëllai i vogël i kryeministrit, është hisedar në këtë "Iliria Building" që ka ndërtuar një kompleks milionësh banesor gjatë vitit 2012 në lagjen Mati 1 në Prishtinë.

Ai është partner i Milaim Cakiqit, një biznesmeni nga Drenasi.

Adresa e kompanisë në certifikatën e biznesit shënohet se është Çagllavica. Blerim Thaçi është person i autorizuar për Çagllavicë, ndërsa Cakiqi është përgjegjës për Prishtinë.

Blerim Thaçi nuk kishte pranuar të japë përgjigje për mënyrën e sigurimit të mjeteve për ndërtimin e këtij kompleksi.

Në ARBK ai nuk figuron që ka pasur më herët ndonjë biznes me qarkullim të madh financiar.

Blerim Thaçi regjistroi edhe kompaninë "Odetjon", që ka për aktivitet ndërtimin e tregtinë, në nëntor të vitit 2009. Emri i kësaj firme nuk është hasur tek fituesit e prokurimeve publike dhe nuk dihet nëse biznesi ka afarizëm financiar.

Ndërkohë "Blloku A 21", siç quhet kompleksi i ndërtuar nga Iliria Building, është i ndarë në dy objekte në të cilët janë planifikuar të ndërtohen 102 banesa.

Bazuar në deklarimet e kompanive të ndërtimit, kostoja mesatare e ndërtimit të këtyre banesave shkon deri në 4 milionë euro ndërsa mesatarja që sigurohet nga shitja e tyre shkon deri në 7-8 milionë euro.

Në një fshat të Malishevës, komunës së vogël që qeveriset nga PDK-ja, operon një kompani që merret me nxjerrje minerare. Idriz Thaçi figuron si person kontaktues i gurthyesit "Geo Mineral", me bazë në Astrazub të Malishevës, në një dokument të kompanisë së naftës Kosova Petrol. Gurëthyesi u regjistrua në ARBK në maj të vitit 2008, në kohën kur Hashim Thaçi kishte bërë vetëm pesë muaj në karrigen e kryeministrit të vendit.

As Idriz Thaçi, njëjtë si Blerim Thaçi, nuk ka pranuar të japë shpjegime rreth aktiviteteve biznesore. (kd)


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SOT DITA E PRESIDENTËVE - AMERIKANËT NDEROJNË PRESIDENTËT E TYREMë 18 shkurt, në Shtetet e Bashkuara është dita e Presidentëve, kur amerikanët ndalen për të nderuar udhëheqësit e vendit të tyre, duke filluar me presidentin e parë (02.18.2013)
Deutsche Welle - KOSOVA KREMTON PESËVJETORIN E PAVARËSISË (02.17.2013)
Radio Evropa e Lirë - DREJT NJË TË ARDHMEJE MË TË MIRË... (02.17.2013)
FJALA E PRESIDENTES JAHJAGA PËR NDER TË DITËS TË PAVARËSISË:REPUBLIKA E KOSOVËS SHTET SOVRAN DHE I PAVARUR ME INTEGRITET E SOVRANITET TË GARANTUAR (02.17.2013)
PARADË MADHËSHTORE E FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS NË DITËN E PESËVJETORIT TË PAVARËSISË (02.17.2013)
RRUGA E KOMBIT - SUKSESI MË I MADH PËR PESË VJET (02.17.2013)
PËRMBUSHJA E NJË ËNDRRE (02.17.2013)
FJALA E PRESIDENTES JAHJAGA NË CEREMONINË E DHËNIES SË DEKORATAVE PËR PERSONALITETE TË SHQUARA (02.16.2013)
BASHKIA E WORCESTER,MA (SHBA) NGRE FLAMURIN E KOSOVES (Fotoreportazh)Nga ARTUR VREKAJ,WORCESTER,MA (SHBA) (02.16.2013)
KOSOVA DEKORON ME MEDALJEN PRESIDENCIALE TË MERITAVE Dr. ELEZ BIBERAJN (02.16.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]