E Hënë, 05.20.2024, 04:39am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
NË KOHËN KUR LSI DHE PS ISHIN KUNDËRSHTA​RË TË BETUAR - LSI: EDI RAMA T'U KËRKOJË FALJE SHQIPTARËV​E
'Lufta NacionalÇlirimtare ishte luftë civile, luftë vëllavrasëse, luftë histerike e drejtuar nga emisarët jugosllavë'

E Shtunë, 11.30.2013, 09:41am (GMT+1)



Debati i 5 majit Rama- Meta nuk ka mbaruar. Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Dritan Prifti doli para gazetarëve me shkrimet e kryetarit të Partisë Socialiste, ku ai shkruan se lufta nacional-çlirimtare është një luftë civile.

"Në librin "Refleksione" me autor kryetarin aktual të Partisë Socialiste, zotin Edi Rama, në shkrimin "Kundër ngushtimit të nocionit opozitë", faqja 179, faqja 180 deri 185, është shprehur se "Lufta Antifashiste Nacional- Çlirimtare e popullit shqiptar ishte një luftë civile, ishte një luftë vëllavrasëse, një luftë histerike e drejtuar nga emisarët jugosllavë". Prandaj, Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbajtur qëndrimin e saj në ditën e dëshmorëve, sepse këto janë të vërtetat e Edi Ramës. Shprehjet e tij "Lufta Antifashiste Nacional- Çlirimitare e popullit shqiptar ishte një luftë civile", janë shprehje, jo vetëm që ofendojnë popullin socialist, popullin e majtë, familjet e dëshmorëve, veteranët, pasardhësit e veteranëve, por këto shprehje ofendojnë të gjithë shqiptarët.

Në këtë libër Edi Rama ka thënë gjithashtu ekzakt në faqen 182 të librit, se "për sa kohë Partia Socialiste nuk ka bërë denoncimin e plotë të origjinës dhe historisë së saj, ajo nuk mund të ketë të drejtën për të qenë një parti e ligjshme". Këtë që thotë Edi Rama për Partinë Socialiste nuk është problemi i LSI, është problemi i atyre që e kanë zgjedhur Edi Ramën në krye të Partisë Socialiste, e atyre që mbajnë një njeri ekstremist të djathtë në pikëpamje, në krye të Partisë Socialiste. Ne i kërkojmë Edi Ramës që t'i kërkojë falje shqiptarëve, një falje të sinqertë për këto deklarata të papërgjegjshme që ka bërë. T'i kërkojë falje familjeve të dëshmorëve, t'i kërkojë falje veteranëve dhe pasardhësve të tyre, që e ka e quajtur luftën më të lavdishme të popullit shqiptar për liri, një luftë civile dhe një luftë vëllavrasëse" tha Prifti.

Reagimi i LSI vjen fill pas deklarates së socialistëve të cilët i kërkuan falje familjeve të dëshmorëve të rënë në luftë për "sjelljen e pahijshme" të Ilir Metës i cili me 5 maj "Ditën e Dëshmorëve" nuk nguroi të akuzonte kreun socialist Rama se "vuri kurora tradhëtie në monumentin "˜Nënë Shqipëri'".


E Shtune, 10 Maj 2008/Tribuna
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EKSPERTI - ÇFARË NUK SHKON ME RAPORTIN PËR VDEKJEN E OLDASHITNga EUGEN VASILI (11.30.2013)
BE, ARMËT KIMIKE DHE SHBANga ALFRED ÇAKO (11.30.2013)
REAGIM KUNDËR OLSI JAZEXHI, PËRSE SULMOHET FUAD RAMIQI?Nga ASLLAN DIBRANI (11.30.2013)
VOTA - TEMPULL I GJYKIMIT, I DREJTËSISËNga IDRIZ ZEQIRAJ (11.30.2013)
FESTA QË PËRÇAN KUNDREJT NJË PËRKUJTIMI QË BASHKONNga SAIMIR LOLJA (11.30.2013)
MJEKU KËRKON ZHVARRIMIN DHE RIEKSPERTIMIN URGJENT TË ISH DEPUTETIT OLLDASHI - RAPORTI I PLOTË PIKAT E ERRËTA TË EKSPERTIZËSKoka e Olldashit ishte shumë e çarë, xhami nuk e pret kafkën (11.29.2013)
ATDHEU, KRYEFJALA E FJALËVEPoezi nga ODHISE GRILLO (11.28.2013)
DITA E NJËZETETËSPoezi nga LASGUSH PORADECI (11.28.2013)
– Ditës së Pavarësisë Kombëtare, 28 Nëntorit –PËRJETËSISHT DORËN N’FLAMURTeksti: Zeqir LushajKendojnë: Perparim Brati e Hamit Kastrati (Has) (11.28.2013)
KRAHARORI I SHQIPEVEFlamurit tonë të shenjtë kombëtarPoezi nga RRUSTEM GECI (11.28.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]