E Martë, 12.07.2021, 06:15am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
MUSTAFA: JAP DORËHEQJE NESE NUK RRITET LDK-ja
E Enjte, 11.25.2010, 04:14pm (GMT+1)

Prishtinë, 25 nëntor 2010 - Dorëheqjen dhe rrëzimin e Qeverisë i ka përmendur të mërkurën Isa Mustafa. Të parën ka thënë se do ta bënte sikur nuk do t'ia rriste votat e LDK së partisë, në krye të së cilës është vënë dy javë më parë, kurse të dytën në rast se partia e tij do të mbetej në opozitë dhe do ta konsideronte qeverisjen jofunksionale. Në një intervistë dhënë "Kohës ditore", Mustafa ka premtuar njerëz të rinj e të painkriminuar në resorë ekzekutivë, në rast se LDK ja del e para në zgjedhje. Por në rast se mbetet pas PDK së, ai është shprehur i gatshëm që ta lërë partinë për herë të parë në historikun e saj në opozitë. Kjo, ngaqë i ka vënë "vijë të kuqe" partneritetit qeverisës me partinë e Hashim Thaçit.

Kreu i LDK së është i befasuar se si sot askush nuk e akuzon Jakup Krasniqin se po e shkel Kushtetutën, duke kryer aktivitete partiake në cilësinë e ushtruesit të detyrës së presidentit, po aq sa nuk e akuzon askush kryeministrin në dorëheqje, Hashim Thaçi, që e ka kthyer në punë ish kryetarin e Rahovecit, 45 ditë pas dorëheqjes së tij. Mustafa është treguar i gatshëm që ta lërë postin e kryetarit të Komunës së Prishtinës, vetëm në rast se partia konsideron se ai duhet të bëhet kryeministër. Ka thënë se nuk do të vepronte njësoj për postin e deputetit. Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që dikush tjetër nga LDK ja të mund ta marrë drejtimin e Qeverisë, por është shprehur kategorik që postin e kryeministrit të mos ia lërë ndonjë partie tjetër. Mustafa tha se në LDK në pikëpamje të organizimit ka ndryshime, të cilat i konsideron të mëdha, sepse ka mjaft ndryshime në Këshillin Qendror të LDK së, janë mbi 60 për qind njerëz që nuk kanë qenë përpara në Këshillin Qendror, prej 107 ve. Në listën për deputetë po ashtu ka ndryshime. Rreth 70 për qind janë njerëz të rinj. Sipas Mustafës, ka edhe ndryshime cilësore. Do të ishte iluzion të mendohej që për katër ditë, prej 7 nëntorit, kur është mbajtur Kuvendi, deri më 11 nëntor, kur është dashur të dorëzoheshin listat, të mund të bënim reformën esenciale në LDK, ka thënë ai. "LDK ja ka mbajtur filozofinë rugoviane, por në politikat tona të mëtutjeshme do të jemi shumë pragmatikë dhe do të merremi me problemet ditore, me problemet të cilat ballafaqohet shteti i Kosovës, sepse ne duhet të ofrojmë zgjidhje pragmatike për këto probleme", është shprehur Mustafa në këtë intervistë.

(http://www.rtv21.tv)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PDK SOLEMNISHT KANDIDON THAÇIN PËR KRYEMINISTËR (11.25.2010)
REUTERS: BE SË SHPEJTI DO TË HAPË DIALOGUN PËR VIZA ME PRISHTINËN (11.25.2010)
KRASNIQI E LOCKLEAR DISKUTOJNË PËR SIGURINË (11.25.2010)
PDK DHE AAK: TË NXIRREN MËSIME NGA RAHOVECI (11.25.2010)
OBAMA NUK MENDON PËR GARË ME SARAH PELIN (11.25.2010)
FER NUK DO TË BËJË KOALICIONE JOPARIMORE (11.25.2010)
HIDROCENTRALI I ASHTËS NDËRTOHET ME TEKNOLOGJINË MODERNE AUSTRIAKE (11.25.2010)
ISH DREJTUESI NË KONGRES DËNOHET PËR PASTRIM PARASH (11.25.2010)
SHQIPËRIA KËRCËNOHET NGA PËRMBYTJE TË REJA (11.24.2010)
EKSTRADOHET DREJT SHBA ALMIR RRAPO, ISH SEKRETAR I MINISTRIT META (11.24.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2021  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]