E Martë, 12.07.2021, 06:50am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
SHBA: PROKURORI I NJU JORKUT KONFIRMON EKSTRADIMIN E ALMIR RRAPOS
E Premte, 11.26.2010, 08:12am (GMT+1)

Prokurori i Nju Jorkut, Pret Barara, konfirmoi ekstradimin e Almir Rrapos, ish ndihmës i lartë i ministrit Ilir Meta gjatë kohës kur ai drejtonte diplomacinë shqiptare. Almir Rrapo akuzohet për vrasje me qëllim, rrëmbim dhe akuza të tjera si trafik lëndësh narkotike, pengim të drejtësisë, transportim ndërshtetror mallrash të vjedhura e akuza të tjera.

Rrapo u arrestua nga policia shqiptare më 2 korrik të këtij viti me kërkesë të Shteteve të Bashkuara. Prokurori Pret Barara tha se me ndihmën e partnerëve të rendit në gjithë botën, FBI-ja do të vazhdojë përpjekjet për të nxjerrë para drejtësisë individë të angazhuar në krimin e organizuar në Shtetet e Bashkuara apo kudo që ata fshihen në botë.

Zyrtarja e FBI-së, Xhenes K. Fedarsik, vuri në dukje se bashkëpunimi për ekstradimin e Almir Rrapos duhet të shërbejë si një mesazh i ashpër për ata njerëz që kryejnë vrasje, rrëmbime dhe trafikim drogash dhe që përpiqen t’i shpëtojnë drejtësisë:

"Ju mund të ikni, por nuk mund të fshiheni," tha ajo. Zonja Fedarsik përshëndeti bashkëpunimin e policisë së Shqipërisë dhe të gjithë partnerëve të rendit në botë, të cilët, siç u shpreh ajo, punojnë pa u lodhur që kriminelët të përfundojnë në burg, aty ku e kanë vendin.

Disa prej akuzave të ngritura kundër Almir Rrapos shoqërohen me një dënim maksimal me burgim të përjetshëm, nëse ai shpallet fajtor.

Zyrtarët thanë se akuzat e përfshira në akt-padi janë thjeshtë akuza dhe, në bazë të sistemit amerikan të drejtësisë, të pandehurit mendohet të jenë të pafajshëm, derisa dhe nëse provohet fajësia e tyre jashtë çdo dyshimi.

(http://www.voanews.com/albanian)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ULRIKE LUANCEK: PENGESË E LIBERALIZIMIT TË VIZAVE PËR KOSOVËN JANË PESË VENDET ANËTARE TË BASHKIMIT EVROPIAN (11.25.2010)
MUSTAFA: JAP DORËHEQJE NESE NUK RRITET LDK-ja (11.25.2010)
PDK SOLEMNISHT KANDIDON THAÇIN PËR KRYEMINISTËR (11.25.2010)
REUTERS: BE SË SHPEJTI DO TË HAPË DIALOGUN PËR VIZA ME PRISHTINËN (11.25.2010)
KRASNIQI E LOCKLEAR DISKUTOJNË PËR SIGURINË (11.25.2010)
PDK DHE AAK: TË NXIRREN MËSIME NGA RAHOVECI (11.25.2010)
OBAMA NUK MENDON PËR GARË ME SARAH PELIN (11.25.2010)
FER NUK DO TË BËJË KOALICIONE JOPARIMORE (11.25.2010)
HIDROCENTRALI I ASHTËS NDËRTOHET ME TEKNOLOGJINË MODERNE AUSTRIAKE (11.25.2010)
ISH DREJTUESI NË KONGRES DËNOHET PËR PASTRIM PARASH (11.25.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2021  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]