E Shtunë, 05.18.2024, 04:18pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Zëri i Amerikës, ALBIN KURTI - KOSOVA PO SAKRIFIKOHET PËR TA INTEGRUAR SERBINË NË BASHKIMIN EVROPIAN

E Mërkurë, 06.05.2013, 05:33pm (GMT+1)



Marrëveshja Kosovë-Serbi nuk ka arritur normalizimin e marrëdhënieve mes këtyre dy vendeve, tha kryetari i Lëvizjes Vetvendosje, Albin Kurti. Në një diskutim të zhvilluar në Qendrën për Marrëdhëniet Transatlantike në universitetin Johns Hopkins, zoti Kurti shprehu kundërshtimin e partisë së tij për marrëveshjen e arritur mes kryministrave Thaçi dhe Daçiç. Ndërkohë, analistët Edward Joseph dhe Daniel Serwer thanë se marrëveshja është e rëndësishme për Kosovën dhe Serbinë dhe i hap rrugën e integrimit evropian të të dyja vendeve.

Në diskutimin mbi zhvillimet e fundit në Ballkan që u zhvillua në Qendrën për Marrëdhëniet Transatlantike në universitetin Johns Hopkins përfaqësues të Lëvizjes Vetvendosje dhe analistë amerikanë paraqitën pikëpamjet e tyre edhe mbi gjendjen në Kosovë pas arritjes së marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Sërbisë dhe Kosovës të arrtitur me 19 prill. Kryetari i Lëvizjes Vetvendosje, Albin Kurti tha se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi nuk është arritur.

"Sot duhet ta them se nuk kemi arritur normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, por kemi arritur një normalizim anësor të marrëdhënieve që nuk është i drejtë por është i rëndësishëm. Është arritur normalizimi i marrëdhënieve mes kryeministrave Thaçit dhe Daçiç, normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe BE-së dhe normalizimi i marrëdhënieve mes qeverisë kosovare dhe institucioneve ilegale dhe paralele të sërbëve në Kosovë".

Zoti Kurti tha se me këtë marrëveshje Kosova po sakrifikohet për të integruar sa më shpejtë Serbinë në Bashkimin Evropian.

"Kosova po sakrifikohet për ta integruar sa më shpejtë Serbinë në Bashkimin Evropian dhe mendoj se kjo nuk është aspak e drejtë. Gjithashtu nuk do të jetë as e dobishme për shkak se bazohet mbi idenë që të përfillet fuqia dhe jo te sillet drejtësia".

Zoti Kurti tha se mbështet idenë e normalizimit të shteteve të Kosovës dhe Serbisë veç e veç, para se të fillohet me përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.
Por dy analistë të njohur amerikanë që merren me Ballkanin, shprehën pikpamje të kundërta nga ato të zotit Kurti.  Edward Joseph theksoi se, pavarësisht nga mangësitë që mund të ketë, marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë ajo është një zhvillim i madh dhe i rëndësishëm.

"Para se gjithash ajo që e bënë këtë marrëveshje të rëndësishme dhe historike është se për herë të parë në këtë konflikt një shekullor sërbet e kanë pranuar autoritetin e plotë të shqiptarëve mbi të gjithë territorin e Kosovës".

Edhe analisti Daniel Serwer ishte dakord me vlerësimin se marrëveshja e 19 prillit është e rëndësishme për Kosovën dhe Serbinë. Ai tha se marrëveshja nuk cënon sovranitetin e Kosovës.  Duke u ndalur në çështjen e korrupsionit, zoti Serwer tha se është dakord me vlerësimin e Lëvizjes Vetvendosje se korrupsioni është një çështje shumë e rëndësishme e cila duhet të trajtohet nga qeveria dhe shoqëria e Kosovës.

"Jam dakord me vlerësimin se korrupsioni është një çështje e rëndësishme sepse kjo është një çështje e rëndësishme për qytetarët e Kosovës si dhe komunitetin evropian dhe amerikanët. Ky është faktor i rëndësishëm veçanërisht në mënyrën se si ju trajton bota".
 
Analistët amerikanë dhe drejtuesit e Lëvizjes Vetevendosje ishin dakord që Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara duhet të përqëndrohen në politikat që sjellin stabilitet afatë-gjatë në Kosovë dhe në Ballkan.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EVELYN FARKAS - SHBA E VAZHDON PRANINË USHTARAKE NË KOSOVË (06.05.2013)
JAHJAGA, NIKOLIÇ BASHKË NË TAKIMIN E SLLOVAKISË (06.05.2013)
NDIKIMI I KORRUPSIONIT DHE TRAFIQEVE NË ZHVILLIMIN E BALLKANIT (06.04.2013)
SHQIPËRI - HYN NË FUQI PAKETA E RE PENALE (06.04.2013)
PRISHTINA DHE BEOGRADI - BISEDIME PËR NDRYSHIMET LIGJORE (06.04.2013)
OKB, MARRËVESHJA PËR TREGTINË E ARMËVE KONVENCIONALE - SHQIPËRIA NË MES VENDEVE NËNSHKRUESE (06.04.2013)
JAKUP KRASNIQI, NDËRKOMBËTARËVE - PRIVATIZIMI I POSTTELEKOMIT TË NDËRPRITET (06.04.2013)
SHBA - AMERIKANËT NË SHQIPËRI TË SHMANGIN TUBIMET ELEKTORALE, MUND TË KETË DHUNË (06.04.2013)
LAJÇAK NË BEOGRAD BISEDON EDHE PËR KOSOVËN (06.04.2013)
EULEX I MBRON DËSHMITARËT NË RASTET MË TË VËSHTIRA GJYQËSORE - SHUMË PREJ ATYRE QË VENDOSËN TË FLASIN, NUK JANË MË (06.04.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]