E Shtunë, 05.18.2024, 07:52pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
TURIZMI MË JOSHËS NË BRIGJET E KARAIBEVE NË REPUBLIKËN DOMENIKANE!
NË KONTRAST TË PLOTË ME TURIZMIN NË SHQIPËRI!
Udhëpërshkrim - fotoreportazh nga ASLLAN DIBRANI

E Martë, 04.08.2014, 07:12am (GMT+1)

Udhëpërshkrim  -Foto-reportazh  turistik  nga Republikën Dominikane !Përshtypjeje  mbi turizmin  në këtë vend ,  kushtet ,  tradita, por edhe një    vlerësim mbi turizmin në Shqipëri!

 

Një udhëtim e  imagjinoja    diku në këto ditë pranvere për Evropë,  por diku tjetër   pushime sikur në   Korrikun  apo Gushtin e Evropës, andaj   reklama  turistike  për ne, në mediat gjermane  la përshtypje  tek   Republika Dominikane ,që  është një nga ishujt më të bukur Karaibe me destinacionet e udhëtimit të njohura nga e  gjithë bota . Republika Dominikane është e vendosur në ishullin e Hispaniola në Antilles së  Madhe në Detin e Karaibeve me  plazhe me rërë të bardhë  e    butë ,  me diellin e pastër ,janë një garanci  turistet  dhe  vizitoret  i tërheq jo vetëm për një pushim plazhi ,  por ajo është  me pamjet  të bukura dhe interesante edhe për  reliefin  gjeografik me shume bukuri mahnitëse. Andaj edhe  vendosa  ta pres  biletën e   udhëtimin përmes  Air-Berlinit,  nisja ishte nga Shtutegardi ,që zgjati    fluturimi    rreth  50 minuta deri në Berlin   me çka, pa u  vonuar      nderuam  aeroplanin    në Berlin  për në  Aeroportin Punta - Cana   në Republikën Dominikane. Një aeroport ndërkombëtar , internacional  me ulje -ngritje pothuajse nga e gjithë bota. Turistët    këtë vend  e vizitojnë  në veçanti , nga Evropa dhe SHBA . Nga Gjermania udhëtimi  zgjati       9 orë   deri ne aeroportin  Punta Cana . Udhëtimi mbi   sipërfaqen tokësore    zgjati vetme  1 .30 minuta , ndërsa  kohëzgjatja tjetër    gjithnjë mbi   sipërfaqen   ujore   mbi  Oqeanin  atlantik  7.30 minuta.

 Avioni   udhëtues ishte një    nga ma moderne  i pajisur  me    shërbimet   ushqimore,    pije dhe kafe , po edhe me   ekranet informative      lartësisë  mbi detare  qe zakonisht e mbante    ne  distancën  12.000 metra  por edhe për  përcjelljen  e filmave, apo edhe  lojërave argëtuese. Temperatura mesatare në sferën ajrore  ishte       deri në - 60  grad  C  dmth shumë  ftohtë.  Nga personeli  i avionit gjithnjë  ishim   shërbyer  nga e cila     zëri i tyre    dhanë   lajmin se ju afruam  Aeroportit të Punta - Cana. Nga lart u duke një     objekt i thjesht   i mbuluar me     banishtat  e kënetave  kashte,  por me të hyrë në      ishte   një   Aeroport    moderne   i pajisur me shërbimet      ma moderne , po thuajse  i hapur   i lirë  dhe  me një arkitekture  shumë interesante. Pos, kontrolleve të pasaportave,  aty ishte një obligim  pagese për një karte  turistike nga 10 dollarë amerikan.  Një tjetër kartë duhet të plotësohet në dy kopje me të dhënat e mëposhtme :
Emri , data e lindjes , vendi i qëndrimit në Republikën Dominikane , në ditën e hyrjes , etj ,me të dhënat e nevojshme . Kjo kartë duhet pastaj të paraqitet së bashku me pasaportë pas hyrjes në vend . Kopja e dytë është e nevojshme për dalje . Hyrja gjithmonë duhet të bëhet me një pasaportë që është e vlefshme për të paktën 6 muaj .



Pamje e Aeroportiti  internacional të Putnta Canes i mbuluar me   kashte  dhe me një arkitekturë shumë   interesante!

Republika ka  një sipërfaqe prej 48 440 m² , i cili ka afërsisht madhësinë e Zvicrës .Klima në Republikën Dominikane është e butë   dhe  shumë e përsosur për  turistet e huaj  për  pushime . Kjo nuk është vetëm rreth 1.500 kilometra  të plazhit , por  ka edhe klima tropikale me lagështi. Edhe në dimër   termometri bie në një mesatare jo më të ulët se 21 gradë . Gjatë vitit ,temperatura mesatare sillet  26 deri në 30 gradë .Ora jonë në Evropë   ka një ndryshim    prej 5 orësh  ta zëmë  nëse  ora këtu është 18.h e mbrëmjes, atje është  ora  23. h e natës .  Koha më e mirë dhe më  e përshtatshme për të udhëtuar në Republikën Dominikane është në mes dhjetor deri në gusht. Frekuenca   e vizitorëve me një volum të lartë të turistëve dhe të çmimeve më të larta janë muaj dhjetor deri në Prill . Republika Dominikane me diell, plazh dhe më det ,më saktë ,ishull ofron peizazhe që  të lë pa frymë  me mrekullitë  natyrore në brendësi , dhe shumë atraksione tjera . Kryeqyteti  është  Santo Domingo , e cila është shënuar nga periudha koloniale spanjolle , është shumë   i rekomanduar  me muze dhe ekspozita katedrale si pikë    me rendësi e qytetit , me arkitekturën   po thuajse spanjolle.

Destinacioni i ynë  i pushimit ishte  një  qytezë    e quajtura Boca Chica . Qytezë në Republikën Dominikane ,  me rreth 22.000 banorë , është e vendosur në anën e Karaibeve të ishullit të Hispaniola , rreth 30 kilometra në lindje të kryeqytetit Dominikane , Santo Domingo . Rezervimin e kishim për një hotel  Belevue  i vendosur pranë plazhit, në Boca Chica  ,vend  ndër  ma të mirët në    parajsën e  Karibineve siç e quajnë   evropianët.



Panje e Hotelit Belevue  në Boca Chika  me plot   gjelbërim    qetësi me pishina, restorante dhoma gjumi   të rehatshëm ,  amfiteatër  , salla sporti ,  fitnese , lokale dhe shërbime tjera !

-Ky hotel  gjithë-përfshirëse ofron një shumëllojshmëri të aktiviteteve dhe të strehimit të rehatshme dhe disa restorante në vend. Posedon pishinat, fusha tenisi ,  vegla peshkimi , organizime             shfaqjeve  ,  humoristike në gjuhë të ndryshme dhe argëtuese  me këngë gjithnjë spanjolle . Aty   pran plazhit  çdo mbrëmje  organizohet darka ,   pos në restorantet    e hotelit me çka     servimi    është tërheqës  pranë   valëve të qeta      detit . Aty   u organizonin   edhe    lojëra të ndryshme      udhëhequra nga   ekipet   profesionale.   Hoteli   ka një gjelbërim marramendës me    llojllojshmërinë e   drunjtëve  jo gjetherënës  nga e cila   vështirë   ka njeriu ta përcakton    stinën   se në cilën je, po qe  nuk u mbështetsh     kalendarin     mujor.
Boca Chica ,  në Republika Dominikane është e vendosur në bregdetin jugor të Islandës të Hispaniola , dhe Islanda e cila është e ndarë në mes të Republikës Dominikane dhe Haitit . Boca Chica ,  në Republika Dominikane është një nga plazhet  ma të bukura në vend  kur  krahasohen me plazhet e tjera  përgjatë bregdetit verior ( Puerto Plata , Sosúa , Cabarete , Playa Dorada ) ,rëra është e bardhë dhe e butë dhe uji është i qetë , më të qartë , dhe  me  ujë  të cekët .

 


 

 Pamje e Bregdetit  karabine në Boca Chika dhe Sahona  një    bukuri e rralle vetëm me  palma e mbuluar. Po që nuk shkon me i  bërë një vizitë se paku një ditëshe  i  ke mbetur borxh vetës   në realizimin e turizmit në Republikën Dominikane!

Brenda,uji është i  kristaltë  i  qartë , i filtruar vazhdimisht dhe të ushqyer nga një seri e burimeve natyrore nëntokësore . Është kjo  " pishinë në det ", që ofron disa pamje shumë të bukur dhe të dallueshme ,sepse  reflekton  një kaltërsi  e Karaibeve me gji të cekët , i cili varion në mes të një blu qielli - bluje  dhe me  thellësi  intensive - gjelbër , varësisht nga këndi e diellit.
Ky , ujë natyrisht i  qetë , i qartë , i cekët i bënë ata që duan  ideal për të gjitha llojet e sporteve të ujit dhe notit . Të dielave ,plazh  është  i mbushur me njerëz , si shumë familje Dominicanse  të ardhur nga kryeqyteti dhe    vendbanimet për rreth  Santo Domingos. Ata   vijnë për ta shijuar plazhin , por  të hënën në mëngjes në plazh është bosh dhe pastruar nga mbeturinat e  lënë nga turmat  e  turistëve  vendas të  dielën  . Pjesa tjetër e javës është ma e   qetë .
. Ajo është e ndotur disi përgjatë skajeve të gjithë vizitorët e hedhin plehra në tokë , jo edhe    mungesën e  koshave por  mentaliteti    i tyre   e   lejonte  një gjë të tillë jo të mirë  për evropianet ! Shumica e sporteve të ujit në plazh janë të përqendruara rreth kësaj skelë .
Me ritmet e nxehta dhe tingujt e muzikës Karaibe  aty    dominon  kënga  edhe në    njeriun ma të varfër  për t'i krijuar një kënaqësi vetës dhe  disonim. Në plazh ,  tregtaret  sillnin bare plazhi por mos djegie,çdo gjë duke filluar nga pije frutash në puro , stoli ,  syze dielli , veshje,  të artit dhe ushqime  vendore . Kjo mund të jetë e  bezdisshme  ndonjëherë , por  duket se    edhe turistet i  shfrytëzonin    ato te mira për veten e tyre. Boca Chica është gjithashtu një parajsë për zhytësit  e   botës  nënujore  për ti shijuar   bukuritë e thellësisë së detit. Pos  të mirave   në këtë vend  ka  edhe     gjera   jo të mira  si    kriminaliteti ,   prostitucioni dhe  hajnia,       në disa raste mund të jenë  viktimë edhe vet turistet  , por  u kërkonte një syqeltësi  .Për çudi    populli  i saj  nuk njohin gjuhë tjetër, pos spanjollishten  . Vështirë ka qenë   ta gjesh  dikë , qoftë nga administrata ,qofte qytetar të  rendomë që komunikon    në gjuhem  angleze apo gjermane.

Turizmi i huaj dhe  ai në Shqipëri !

 Zhgënjehesh   kur  armën  e ka ushtari dhe nuk dinë me përdor dhe me armën  e tij bënë vetëvrasje, ose  të vret armiku. Edhe ne në Shqipëri kemi një det  të mrekullueshëm   me bukuri të rralla  ,  po edhe përrallorë  !

- Po a po shfrytëzohet jo ?

 - A po shijohet jo?!!!

Pse  a thua ?

Shqipëria  me  trashëgiminë  komuniste     dhe edukatën qe është si  pasojë  e asaj   kohe , edhe sot po  manovron në dëmin e saj !Shqipëria   bukurinë e bregdetit shqiptar  e shëmton me  projektet e egra  qe i zënë frymën   asaj modernes?...Infrastruktura   moderne  është  ngushtuar dhe   zëvendësuar me ngufatjen  e saj me   mbeturina ujera të zeza dhe   rrugë me  pluhur!Derdhja   e WC-ve ne ujin e detit, ku    infektohen me  mijëra njerëz  është  trishtuese !Trishtuese  është kur    mediat dhe  zyrtarët e turizmit në Shqipëri e  quajnë rezultat    stermbushjen e   brigjeve    plazheve të Shqipërisë vetëm me    shqiptarë  të Kovës , të Maqedonisë dhe me  vendas. Në Shqipëri   mungon organizimi   i  turizmit   si  brenda në bregdet ashtu edhe në  pikat tjera   ta zëmë Shqipëria ka muzeume     artistike ,  kështjella,   dhe    bukuri natyrore qe e mahnitin  botën, po kush nuk  e benë një gjë të tille. Turizmit ne Shqipëri i  mëngojnë     uji , higjiena ,   infrastruktura,  parqet , parkingjet ,   shëtitjet , anijet   lundruese për turist ,  barkat   lundruese ,  fluturaket  ajrore   air -uje etj !!! Perse nuk marrin model botën?!.    Le të ndërgjegjësohet organet shtetërore  ato të turizmit dhe  i gjithë  spektri  kompetent për ngecjen  e zhvillimit të turizmit në Shqipëri.

ASLLAN DIBRANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GJUKANOVIÇI I KA PËRJASHTUAR SHQIPTARËT NGA QEVERISJA NË MALIN E ZI!!Nga RAMIZ LUSHAJ (04.07.2014)
Zëri i Amerikës, SHIRLEY CLOYES DIOGUARDI - POLITIKA NË KOSOVË, PËRGJEGJËSI PARA TË GJITHË POPULLATËS (Intervistë) (04.07.2014)
Mr. MILO GJUKANOVIÇ, STOP THE DISCRIMINATION AGAINST ALBANIANS OF MONTENEGRO!  By ARTUR VREKAJ (04.07.2014)
DËGJONI, PO KËNDON VAÇJA(Me rastin e 75-vjetorit të lindjes së Vaçe Zelës)Ese nga FASLLI HALITI   (04.07.2014)
LETËR E HAPUR MINISTRIT TË PUNËVE TË JASHTME ENVER HOXHAJ - FATON BISLIMI MERITON TË JETË AMBASADOR I KOSOVËS NË KANADANga ZEQIRJA REXHEPI, piktor akademik Kanada (04.07.2014)
DAN GASHI - PIKTOR DHE POET SHQIPTAR NË MESIN E KRIJUESVE GJERMANË!Nga ASLLAN DIBRANI (04.06.2014)
KANUNI I LEKË DUKAGJINIT DHE NJOHJA E TIJ PREJ VENEDIKUTKy Kanun është një nga kryeveprat mendore të kombit shqiptar në të gjitha kohëratNga MOIKOM ZEQO (04.05.2014)
GJUKANOVIÇI I MALIT TË ZI  NUK MUND TA HEQË FLAMURIN SHQIPTAR TË DEDË GJO’ LULITStudim nga RAMIZ LUSHAJ (04.05.2014)
FJALË SHQIPE NË ANGLISHTNga SAIMIR LOLJA (04.05.2014)
EVA IDRIZLLARI - UNË JAM ÇFARË KRIJOJ (04.04.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]