E Shtunë, 05.18.2024, 09:03pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
KY LIDERSHIP NUK MUND TË SHFAJËSOHET PËR SHUMËLLOJSHMËRINË E KRIZAVE NË KOSOVË
Vështrim nga SKËNDER MULLIQI

E Martë, 04.08.2014, 09:14am (GMT+1)




Liderizmi dhe liderët  sipas përkufizmit   nënkuptojnë aftësinë e marrjës së përgjegjësive në momente të caktuara dhe në momente delikate për një vend , pa marrë parsysh pasojat që mund të rrjedhin , ose  që vendimet e marra mund të jenë edhe jo shumë të pëlqyara nga shumë kush. Dhe, çdo vendim i marrë nga lideri duhet mbrojtur pastaj me optimizem .Së vendimi që merre lideri shtonë optimizmin së ky vendim është i mençur dhe së pa frikë do të sjellë edhe rezultatin e pritur. Mungesa e liderizmit sot duket së ka bërë që Evropa të futët gjithnjë në krizë .Njerëzit e politikës duhet të përqojnë të shoqëria gjëra të pranushme dhe politikisht ato të jenë korrekte. Shumë vende të Evropës janë përfshirë tashmë në krizë ekonomike por edhe politike.Pikërisht në mungesë të lidershipit  të fuqishem dhe ndikues  ka bërë që disa vende të kaplohen nga kriza ekonomike. Greqia, Spanja , Italia , por edhe ndonjë vend tjetër kan mungës të njerëzve të pikëpamjes lideriste .Mu për këtë edhe dalja nga kriza po bëhët edhe më e vështirë. Greqia në mungesë të ndonjë përsonaliteti të fuqishem përpos asaj së qka e solli krizën në këtë vënd ,nuk po ka mundësi që të gjejë modelin e përshtatshem për dalje nga kriza. Kështu deri diku po ndodhë edhe me Italin , ku u ndërruan dy apo tri qeveri, e vendi kurrsesi të stabilizohet as në planin politik dhe as në planin ekonomik.Miliona të papunë sot janë edhe në Spanjë e cila kurrsesi nuk po e gjejnë qelësin e daljës nga kriza, Infuzionet financiare  që këto shtete I marrin nga vendet e BE-së , janë  infuzione   që përkohësisht mund ta nxjerrin çdo vend nga kriza. Krizat ekonomike por edhe krizat politike bëhën aq më të theksuara në ato vende të cilat sa po  e kan kaluar  fazën e tranzicionit , e aq me keq është për ato shtete të cilat janë duke e kaluar këtë proces mjaftë të vështirë. Kalimi nga një sistem në një sitem tjetër nuk mund të bëhët pa turbulenca të mëdha, dhe aq më e rëndë këtë fazë e bënë kur mungon lidershipi .

   Sa ishte gjallë presidenti Rugova atij nuk i munguan komponentet e një lideri të fuqishem dhe me ndikim, edhe gjerat nuk ishin aq keq , përkunder së ai ishte në krye të shtetit në fillim të fazës së tranzicionit.Vdekja e tij la zbrazëtirë të madhe në skënën politike të Kosovës .Këta liderë partiakë dhe shtetrorë të cilët i kemi sot në skënen tonë politike, as për afër nuk janë duke i përmbushur interesat e popullit për çka edhe janë të thirrur. Tek e fundit lider mund të bëhësh kur kë shumë votues, e jo me një furgon votues. Lider i thonë atij që ka një kulturë të gjerë dhe ka një qasje të kulturuar, dhe është shumë tolerant së pari mbrenda subjektit të tij politik , e pastaj edhe në mbarë shoqërinë, ose nese gjindet në krye të shtetit.Këta liderët e sotëm nuk kan çasje koherente para problemeve , dhe as nuk kanë vullnet dhe dije të dëshiruar për ti   zgjidhur  problemet e paraqitura. Mu për mungesë të liderizmit dhe liderit më vizione të qarta për të ardhmen e vendit dhe kombit , jemi këtu ku jemi, në një situatë shumë të keqe ekonomike dhe në një situatë aspak të mirë politike, si   dy probleme të bashkërenduara që janë. Si të shpjegohet rënja drastike e standardit jetësor, në vend që të jetë e kundërta, kur dihet së Kosova ka 15 vjet që kur janë dëbuar forcat okupuese serbe nga Kosova. Si mund të shpjegohet fakti së kemi aq pak vende të reja të punës , kur dihet së predispozitat flasin krejt ndryshe.Si të shpjegohet fakti së imigrimi ilegal i të rinjëve tanë nuk ka qenë kaq i theksuar as në okupimin klasik nga Serbia. Nese atëherë është braktisur vendi , në të shumtën e rasteve është bërë për shkak të trysnisë të Serbisë për të na larguar nga Kosova. E tash ,ky migrim i popullatës po bëhët vetëm për shkak të papërspektivës së krijuar për të jetuar në Kosovë. Kjo është tragjike për të ardhmen e vendit dhe  të kombit. Kjo dhe shumë çështje të tjera të hapura  kërkojnë përgjigje nga ata të cilët sot e udhëheqin shtetin. E kjo garnituarë udhëheqëse siq e kam thënë shumë herë deri me sot, nuk është e denjë të jep përgjigje në shumë pyetje që do ti parashtronim. Në Kosovë që shumë vjet nuk kemi ndonjë politikan i cili ka vu në spikamë ndonjë reformë ekonomike  apo ndonjë reformë  politike konform sistemit të cilin po e ndërtojmë.Dhe, në mungesë të reformave qytetari gjithnjë e më shumë po vihet në pozitë të vështirë ekonomike.Pak  këta politikanët e sotit po ndryshojnë nga njeri -tjetri,si për nga çasja ashtu edhe për nga dija në profesionin të cilin e kan zgjedhur,Në mungesë të gjithë kësaj edhe kemi mbetur në mëshirën e stihisë politike.Por, nuk arsyetohet edhe indiferenca e madhe e Akademisë  së Shkencave si elitë e kombit që janë. Akademia e Shkencave të Kosovës asnjëherë deri me sot nuk u deklarua haptazi , gjithanshem dhe me përgjegjësi karshi opinionit të gjerë për ti treguar së si është gjendja aktuale , dhe çfarë na prêt në të ardhmen. Nuk po e dëgjojmë zërin e kësaj akademie as për gjendjën e rëndë aktuale ekonomike dhe as për gjendjën  politike .Që sa kohë po zhvillohen bisedimet politike me Serbinë dhe shumë pak ose fare dëgjuan nga akademiket tanë diqka të hajrit.Kjo çasje indolente e Akademisë nuk është e justifikushme dhe as që mund të justifikohet.Shumë shtete të botës veprojnë sipas instrukcioneve të akademive që kanë.Kjo gjendje apatike duhet të tejkalohet disi, por sigurisht së më këtë garnituarë udhëheqëse dhe me këta  akademikë vështirë së shpejt do të dalim nga shumëllojshmëria e krizave .Qytetarëve të këtij nënqielli iu duhen njerëz kreativ , të guximshem dhe me plotë elan për dalje më të shpejtë nga kjo gjendje aspak e mirë ...

SKËNDER MULLIQI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TURIZMI MË JOSHËS NË BRIGJET E KARAIBEVE NË REPUBLIKËN DOMENIKANE!NË KONTRAST TË PLOTË ME TURIZMIN NË SHQIPËRI!Udhëpërshkrim - fotoreportazh nga ASLLAN DIBRANI (04.08.2014)
GJUKANOVIÇI I KA PËRJASHTUAR SHQIPTARËT NGA QEVERISJA NË MALIN E ZI!!Nga RAMIZ LUSHAJ (04.07.2014)
Zëri i Amerikës, SHIRLEY CLOYES DIOGUARDI - POLITIKA NË KOSOVË, PËRGJEGJËSI PARA TË GJITHË POPULLATËS (Intervistë) (04.07.2014)
Mr. MILO GJUKANOVIÇ, STOP THE DISCRIMINATION AGAINST ALBANIANS OF MONTENEGRO!  By ARTUR VREKAJ (04.07.2014)
DËGJONI, PO KËNDON VAÇJA(Me rastin e 75-vjetorit të lindjes së Vaçe Zelës)Ese nga FASLLI HALITI   (04.07.2014)
LETËR E HAPUR MINISTRIT TË PUNËVE TË JASHTME ENVER HOXHAJ - FATON BISLIMI MERITON TË JETË AMBASADOR I KOSOVËS NË KANADANga ZEQIRJA REXHEPI, piktor akademik Kanada (04.07.2014)
DAN GASHI - PIKTOR DHE POET SHQIPTAR NË MESIN E KRIJUESVE GJERMANË!Nga ASLLAN DIBRANI (04.06.2014)
KANUNI I LEKË DUKAGJINIT DHE NJOHJA E TIJ PREJ VENEDIKUTKy Kanun është një nga kryeveprat mendore të kombit shqiptar në të gjitha kohëratNga MOIKOM ZEQO (04.05.2014)
GJUKANOVIÇI I MALIT TË ZI  NUK MUND TA HEQË FLAMURIN SHQIPTAR TË DEDË GJO’ LULITStudim nga RAMIZ LUSHAJ (04.05.2014)
FJALË SHQIPE NË ANGLISHTNga SAIMIR LOLJA (04.05.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]