E Shtunë, 05.18.2024, 10:47pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
GJENIU  I  MASËS - POEZI NGA CHARLES BUKOWSKI
Përktheu: FASLLI HALITI

E Mërkurë, 04.02.2014, 02:00pm (GMT+1)



Charles Bukowski
           1920 - 1994

  Andernach,Gjermani,1920, San 
         Pedro,California,1994



GJENIU  I  MASËS

Ka mjaft tradhti, urrejtje, dhunë, absurditet
në qenien njerëzore mesatare
për të furnizuar çdo ushtrie në çdo dite

Dhe vrasësit më të mirë janë ata që predikojnë
jetën
Dhe më të mirë për të urryer janë ata që
predikojnë dashurinë
Dhe më të mirë në luftë - në fund të fundit - janë ata që predikojnë paqen

Ata që predikojnë Zotin kanë nevojë për Zotin
Ata që predikojnë paqen nuk kanë paqe
Ata që predikojnë dashurinë nuk kanë dashuri

Kujdes nga predikuesit
Kujdes nga të diturit
Kujdes nga ata që lexojnë shumë libra
Kini kujdes nga ata që ose e urrejnë varfërinë
ose janë fodullë
Kujdes nga ata që janë gjithmonë të gatshëm të të bëjnë elozhe
sepse janë ata që kanë nevojë t'u bësh dhe ti elozhe atyre
Kujdes nga ata që janë gati të të çensurjnë
sepse ata kanë frikë nga ato që s'dinë
Kujdes me ata që kërkojnë vazhdimisht turmën,
ngaqë vetëm s'janë askushi
Kujdes nga njerëzit e zakonshëm, gratë e zakonshme
kudes me dashurinë e tyre,
Dashuria e tyre është një dashuri e rëndomtë
që ka për qëllim mediokritetin

Por kanë gjenialitet në urrejtjen e tyre
kanë mjaft gjenialet në urrejtjen e tyre për të të vrarë
për të vrarë cilindo.
Duke mos dashur vetminë
duke mos konceptuar vetminë
do të kërkojnë të shkatërrojnë çdo gjë
që diferencohet prej vetë atyre.
duke mos qenë në gjendje të krijojnë art
s'kanë për ta kuptuar artin.
Dështimin e tyre si krijues, do ta quajnë,
vetëm si një dështim të mbarë botës.
Duke mos qenë në gjendje të dashurojnë plotësisht
do ta quajnë dashurinë tënde jo të plotë
dhe pastaj do të të urrejnë
dhe urrejtja e tyre do të jetë e përkryer .

Si një diamant vetues
Si një thikë
Si një mal
Si një tigër
Si kukutë

Arti i tyre më i rafinuari.

Përktheu: FASLLI HALITI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NUK I VRASIN AS MILINGONAT dhe NJË HUTIN I ZI NATENga ADEM ZAPLLUZHA, dy tregime poetike nga libri “Fjetëm njëqind shekuj” (04.02.2014)
TË KËNAQESH HIDHUR(Mendime rreth vëllimit poetik “DIELLFTOHTI” të poetit Faslli Haliti)Nga QERIM SKËNDERAJ (04.02.2014)
AMANETI  I  TË RËNËVECikël poetik nga GJON MARKOKAJ (04.02.2014)
69 vjet nga masakra në TivarPLAGËT E LUFTËSPoemë nga RRUSTEM GECI (04.01.2014)
DOJA TË ISHAPoemth nga MAKSIM BORODINPërktheu: FASLLI HALITI (04.01.2014)
“QYTETI I LUTJEVE” LIBRI I RI POETIK I REXHEP SHAHUT (04.01.2014)
DY POETE DHE NJË POETPërktheu: FASLLI HALITI (03.31.2014)
DRITARE QIELLIPesë poezi të reja nga QAZIM SHEHU (03.31.2014)
DËSHMOJ (unë, hija dhe vuajtja)Kujtime nga VIKTOR MARTINI (VIII) (03.30.2014)
TRI POETESHA NË ANTOLOGJINË MONDADORI, 2007Përktheu: FASLLI HALITI (03.29.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]