TUZ - Shqiptarët në Tuz kanë protestuar duke
kërkuar statusin e komunës. Ata paralajmëruan se nuk do të marrin pjesë
në zgjedhjet e 25 majit.
Shqiptarët thonë se ky është fillimi i
demonstratës që do të mbahet me 8 prill në Washington. Sipas tyre,
diaspora shqiptare këtë mesazh do t’ia përcjell edhe kryeministrit Milo
Gjukanoviç që nesër udhëton për në SHBA