GJATË NJË TURNEU NË ZVICËR - NDËRRON JETË LEGJENDA E KITARËS JOHNY WINTER
E Enjte, 07.17.2014, 03:50pm (GMT+1)
Kitaristi amerikan i zhanrit "˜blues', Johnny Winter, ka vdekur në moshën 70-vjeçare, gjatë një turneu në Zvicër.
Winter ka fituar famë në fund të viteve 1960, pasi revista "Rolling Stone" ka shkruar për skenën muzikore në Teksas, duke e cilësuar atë si pikën më të nxehtë pas Janis Joplin.
I lindur në Beaumont të Teksasit, më 1944, Winter ka luftuar me varësi nga kemikate të ndryshme gjatë jetës së tij, por ka qenë i njohur si një nga kitaristët më të mëdhenj në botë të muzikës blues, duke performuar me legjendat si Muddy Waters dhe John Lee Hooker.
www.voal-online.ch
|