E Enjte, 05.02.2024, 06:35pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
SAIMIR PIRGU MIDIS OPERNHAUS-it TË ZÃœRICHUT DHE METROPOLITIAN-it TË NEW YOK-ut
Intervistoi EDLIRA DEDJA

E Hënë, 02.18.2013, 08:51am (GMT+1)


 

Mbas shfaqes, patëm kënaqësinë të takohemi me miq të shumtë që kishin ardhur nga larg për të duartrokitur tenorin Saimir Pirgu. Ishte violinisti i njohur shkodran Paçalin Pavaci (koncertmaester ne orkestren e teatrit « Petruzzelli » ne Bari) dhe bashkëshortja e tij, pianistja Carmen Santoro, që kishte punuar për vënien në skenë të « Rigoletto-s » në krah të dirigjentit Fabio Luizi. Më pas u bashkuan me ne  sopranoja e njohur Inva Mula ma bashkëshortin, që këtë muaj do të këndojë në të njëjtën skenë rolin e Mimi-së (« La Bohème »), sopranoja më e re, Evis Mula, gazetarja e BBC në Londër Mirela Shtëmbari, studentë shqiptarë në Universitetin e Zurich-ut e miq të tjerë.

Desha të veçoj, me këtë rast, edhe takimin me tenorin e njohur italo-francez Roberto Alagna, i cili  e vlerësoi maksimalisht lojën e Saimir Pirgut, duke e krahasuar me një  tenor, të cilit i buron drita nga buzët kur këndon.

Duke përfituar nga rasti, munda t'i shkëpus edhe këtë intervistë të shkurtër tenorit Saimir Pirgu, i cili menjëherë pas Zurich-ut do të niset për në Metropolitan Opera të New Yorkut, ku do të këndojë në krah të Placido Domingos Alfredon, në « La Traviata ».

Pyetje : Ditën e djelë patët suksesin e radhës me premierën e prodhimit më të ri të operës së Zurich-ut, « Rigoletto »-n e G. Verdit. Pati shume artikuj, emisione televizive ku interpretimi juaj është vlerësuar maksimalisht si për anën vokale, interpretimin aktorial, ashtu edhe për frymën e re që i dhatë rolit te Dukes, në kuadrin e nje regjie moderne, të konceptuar krejt ndryshe nga ç'jemi mesuar ta shohim më parë. Çfarë mund të na tregoni për këtë përvojë të re ?
Saimir Pirgu :
Këtë herë, për mua ka qënë tepër e vështirë të interpretoj rolin e Dukës së Mantovës, të cilin unë e njoh prej vitesh dhe e kam interpretuar shpesh në skena të mëdha. Kjo vështirësi vinte për shkak të një regjie të re dhe eksperimetale të konceptuar nga regjisorja Tatjana Gürbaca. Te luash një rol që ke kenduar dhe aktruar disa here, në një skenë pothuajse të boshatisur, të ftohtë, vetem me një tavolinë e disa karrige, shton pergjegjësinë e solistit për të dhënë shumë më tepër se ç'është mësuar më parë. Desha të shtoj se kostumet e reja, të cilat na dhane një identitet të ri në skenë, e vështirësuan edhe më shumë interpretimin e rolit. Më është dashur të ndryshoj çdo lëvizje convezionale të Dukëve të mëparshëm, për t'ju përshtatur vizionit te ri.

Pyetje : Çfarë përfaqësoi viti 2012 në karrjerën tuaj dhe kush janë bashkëpunimet më të rëndësishme dhe eksperiencat më unike të vitit që latë pas ?
Saimir Pirgu :
Ka qenë vit shumë i suksesshëm, me shumë interpretime të reja e bashkëpunime me dirigjentë të rëndësishem, nga të cilat dua të veçoj : Requiem-in e Berlioz-it, me të madhin Riccardo Muti ne Festivalin e Salisburgut. Po ashtu, koncertet me Nikolaus Harnoncourt ne Styriarte Graz. Pastaj suksesin e operës « Bohème » të Puccini-t në Barcelonë me sopranon Angela Gheorghiu, debutimin tim ne Arenën e Verones me operën « Don Giovanni » të Mozart-it, me regjine e Franco Zefirelli-t ; perseri me Riccardo Mutin ne Teatrin gjigand të ne Buenos Aires, duke mbyllur vitin ne teatrin « La Fenice » të Venezia-s, me koncertin tradicional të Vitit te Ri, trasmetuar me mondovision në 47 shtete të botes. Pra, mud ta quaj një vit tepër të ngjeshur me punë, por njëkohësisht edhe me sodisfaksione të mëdha.

Pyetje : Si e shikoni Saimirin e dhjetë viteve më parë me Saimirin e viti 2013 ?
Saimir Pirgu :
Saimiri i vitit 2003 ishte student me ëndrra e shpresa të mëdha për jetën, që sapo kishte fituar 2 konkurse të mëdha operistikë, të cilët i mundësuan autofinancimin e tij për të ndjekur audicionet e teatrove të ndryshëm, të cilat do ta çonin më pas në dyert e operës shtetërore të Vjenes, ku në 30 prill 2003 do të debutonte për herë të parë me operan « Elisir D'amore » të Donizetti-t. Pra, 10 vjet më parë, Saimiri këndonte në operën e Vjenës, si i riu më premtues. Ndërsa sot, Saimiri kthehet ne Vjenë mes publikut të tij që e pret me kuriozitet, për të parë se çfarë të reja do të sjellë Pirgu këtë vit.

Pyetje : Çfarë përfaqëson për ju kalendari i vitit 2013 në planin profesional ?
Saimir Pirgu :
Përgjegjësi për të arritur me perkushtim rezultatet që tashmë publiku nderkombëtar pret prej meje. Për mua është gjithmonë një sfide e re interpretimi i roleve që kendoj. Ndodhesh gjithnjë në shënjestër të kritikës së spektatorit dhe mediave. Mbasi për ta nuk je më tenori i ri i dikurshëm, por je Pirgu tashmë i njohur, tek i cili, të gjithë presin profesionalizëm të lartë në interpretim dhe përsosmëri vokale. Pra, çdo dite e më tepër, për mua shtohet përgjegjësia për t'i kënaqur këto aspetativa të publikut.

Pyetje : Si e prisni bashkëpunimin e muajve mars-prill 2013 me një nga ikonat e lirikës nderkombëtare, Placido Domingon në Metropolitan Opera të New Yorkut ? A është e rastësishme që ai ju ka zgjedhur pikerisht në krah të tij si « Alfredo » (rol te cilin ai e ka interpretuar dikur me shumë sukses), duke kenduar perballe jush rolin e Germonit plak ? Mos ndoshta kjo zgjedhje është edhe një mesazh per spektatorin dhe kritikën në lidhje me pozicionin tuaj në elitën e tenorëve të kohës ?
Saimir Pirgu :
Këtë herë nuk kam qënë zgjedhur drejpërsëdrejti nga Domingo, por ka qënë Metropolitan Opera e New York-ut si dhe ideja e drejtorit te saj Peter Gelb, e cila ka bërë zgjedhjen dhe e ka mundësuar këtë kast solistesh. Domingo në këtë prodhim të ri të « Traviatës » ndodhet në pozicionin e solistit, ashtu si dhe unë.
Sigurisht, pa miratimin e tij kjo gjë nuk mund të ndodhte. Placido Domingo ka qene drejtor i operës në Los Angeles dhe më ka ftuar disa herë të këndoj në atë teatër, por kënaqësia ime e veçantë është se kësaj here, do të jemi koleg në të njëjtën skenë me të, aq sa nuk me besohet !? Më duket ende e çuditshme që do të këndoj në krah të të madhit Domingo, edhe pse nuk është hera e parë. Më kujtohet ende viti 1995, kur isha vetëm një adoleshent që nuk e kisha idenë e operës dhe ndiqja me kenaqësi koncertin e tre tenorëve në Rai 1... E pas një muaji do të gjindem në Metropolitan opera New York me Placido Domingon, në vënien e re në skenë të operës më të famshme në bote, « Traviatës », ku ai do të lozë rolin e babait të Alfredos, plakut Germont.... Nuk di nëse do të dëshiroja më tepër ndonjëherë !
Si dëshmitare e shumë prej sukseseve tuaja në skenë, ju uroj edhe nje herë, duke ju falenderuar për momentet e bukura që përjetuam sonte në salle, së bashku me ndjenjën e krenarisë për artin e kulturën shqiptare që përfaqesohen me aq dinjitet në skenat më të mëdha të planetit, me artistë e personalitete të tilla si ju.

Faleminderit !



EDLIRA DEDJA


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EDHE ÇFARË FAKTESH DUHEN PËR VIJIMËSINË ILIRE-SHQIPTARE?(Përkitazi me disa nga deklarime në intervistën e Oliver Jens Schmitt, të botuar më 14 shkurt 2013 në Gazeta Shqiptare, Koha.Net; Kosova.com)Nga SKËNDER GASHI (02.18.2013)
THAÇËT - NGRITJA E NJË FUQIE BIZNESI PAS MARRJES SË PUSHTETIT (02.18.2013)
SOT DITA E PRESIDENTËVE - AMERIKANËT NDEROJNË PRESIDENTËT E TYREMë 18 shkurt, në Shtetet e Bashkuara është dita e Presidentëve, kur amerikanët ndalen për të nderuar udhëheqësit e vendit të tyre, duke filluar me presidentin e parë (02.18.2013)
Deutsche Welle - KOSOVA KREMTON PESËVJETORIN E PAVARËSISË (02.17.2013)
Radio Evropa e Lirë - DREJT NJË TË ARDHMEJE MË TË MIRË... (02.17.2013)
FJALA E PRESIDENTES JAHJAGA PËR NDER TË DITËS TË PAVARËSISË:REPUBLIKA E KOSOVËS SHTET SOVRAN DHE I PAVARUR ME INTEGRITET E SOVRANITET TË GARANTUAR (02.17.2013)
PARADË MADHËSHTORE E FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS NË DITËN E PESËVJETORIT TË PAVARËSISË (02.17.2013)
RRUGA E KOMBIT - SUKSESI MË I MADH PËR PESË VJET (02.17.2013)
PËRMBUSHJA E NJË ËNDRRE (02.17.2013)
FJALA E PRESIDENTES JAHJAGA NË CEREMONINË E DHËNIES SË DEKORATAVE PËR PERSONALITETE TË SHQUARA (02.16.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]