E Hënë, 05.20.2024, 04:59am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
DIKTATORI BËRI TË PAMUNDURËN PËR T'UA BËRË JETËN SHQIPTARËVE SKËTERRË
'E hodhëm, e hodhëm, e hodhëm qelbësirën' - por ai po na kthehet prapë
Nga SOKOL BALLA

E Shtunë, 11.30.2013, 09:55am (GMT+1)


Një ngjarje me histori shekullore për gjithë shqiptarët, zbehu javën që po lëmë pas, një ngjarje gjithaq të paharrueshme për ne. Në 20 shkurtin e largët të vitit 1991, "Enver Hoxha vdiq për herë të dytë". Kështu deklaronte në atë kohë Rexhep Qosja, në një intervistë për Zërin e Amerikës. Ata që ende kujtojnë atë deklaratë, thonë se morën frymë të lehtësuar. Ndaj profesorit flokëbardhë e hijerëndë të Prishtinës, ishte hequr çdo dyshim. Edhe ai "nuk e donte" Hoxhën.

Sot 16 vjet më vonë, megjithatë, enverizmi vazhdon të jetë i gjallë. Jo thjesht tek një pjesë e popullsisë, e cila për shkak të nivelit formues, kuptohet nuk e ka të lehtë të vendosë figurën e Hoxhës në një perspektivë historike, por thjesht humbet në debatin e të mirave dhe të këqijave të diktatorit. Megjithatë analiza e figurës së tij, në këtë vit "jubilar" të 100 vjetorit të lindjes, bëhet më e thjeshtë po ta reduktosh research-in në një pyetje të vetme. Jo se çfarë bëri ai për Shqipërinë apo Kosovën, jo sesa apo sesi ai ngriti një shtet-diktat nga fillimi. Pyetja është fare e thjeshtë: Çfarë bëri Enver Hoxha për shtetasit e tij?

Përgjigja është po aq e thjeshtë: Ai bëri të pamundurën për t'ja bërë jetën atyre, skëterrë. Dhe këtu nuk fus persekutimin politik, vrasjet dhe burgosjet, internimet dhe izolimet. Jo jo. Në një analizë të ftohtë këto po i quaj mëkate të sistemit. Por po aq nuk vrau edhe Ceausescu, e ndoshta pak më pak Tito apo Zhivkovi.

Diktaturë komuniste kishte edhe në Gjermaninë Lindore, Çeki apo më keq, në Hungari. Por pati një ndryshim të madh me Shqipërinë: Në Shqipëri njerëzit vdisnin për bukë. Në Shqipëri njerëzit rronin me tetë ore drita në ditë. Shtynin mbrëmjen të detyruar vetëm nën tingujt e këngëve të Mentor Xhemalit dhe me lajmet e TVSH-së, se antenat konsideroheshin krim i rëndë dhe agjitacion propagandë.

Në Shqipëri njerëzve u ndalohej lëvizja e lirë, u ndaloheshin pasaportat dhe njerëzve para se të kërkonin një vizë për të ikur jashtë, duhet sipas një rregulli konsullor te padëgjuar në botë, të merrnin fillimisht vize daljeje nga shteti i tyre. Shqiptarët vriteshin në kufi, jo nga ushtarët grekë apo jugosllavë, por nga ushtarët tanë, ose ngelnin në klonin e ngritur nga ushtria. E jona e jona, e cila i hante kështu edhe një tjetër rrip tokë, atdheut tonë të cunguar. E kjo nuk ndodhte askund. As në vitet më të çmendura të Nicolae Ceausescu-t.

Ndaj njerëzit u ngritën dhe hodhën statujën e Enverit. Jo sepse ishte thjesht simboli politik i diktaturës apo se prania e tij në shesh, po ngadalësonte hapjen. Jo. Ajo thjesht ishte një hakmarrje e vonuar ndaj shtetarit që shkatërroi jetën e shtetasve të vet, që eleminoi të gjitha liritë, duke filluar nga e jetës e perfunduar tek ajo e të ushqyerit. Qe abuzoi me detyren e tij kryesore: Te kujdesej per ata qe kishte poshte.

Qytetarët u ngritën të hidhnin statujën e Enverit, se ai i la të varfër, të verbër, të izoluar, pa drita dhe pa bukë. Por harruan të luftojnë doktrinën që ai la pas. Doktrinën që klithi në dhjetor të po atij viti: "Kemi edhe vetëm 6 ditë bukë". Doktrinën që solli ndryshimet, por jo rrënjësore politike në vend. Doktrinën që vazhdon edhe sot, të persekutojë të burgosurit politikë.

Shikoni çfarë ndodh sot. Dritat vazhdojnë të jenë i njëjti problem, shteti nuk arrin dot të sigurojë as bukë të lirë. Tani kemi pasaporta, por shteti ynë na lë në dorë të miqesive, fatit apo aventurave kufitare, për të realizuar ëndrrën e pambushur të lëvizjes së lirë. Sot sërish në vrasin në kufi. Na vrasin greket thoni ju. Por rezultati është i njëjtë: dikush humbet jetën në kufi. Përfundimi nuk ka ndryshuar. Enverizmi është ende gjallë.

Ndaj edhe këtë njëzet shkurt, thjesht kujtuam përvojat personale të asaj dite historike 17 vjet më parë, kur rrëzuam bustin e Enverit. Tashmë të vënë në mendime, për statujën e enverizmit, që nuk e shohim askund dhe njëkohësisht kudo. E që e kemi vështirë ta hedhim, e t'i hidhemi sipër, e t'i klithim si dikur: "E hodhëm, e hodhëm, e hodhëm qelbësirën!"

(Ky opinion është shkruar me rastin e 100 vjetorit të lindjes të diktatorit Hoxha)

SOKOL BALLA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NË KOHËN KUR LSI DHE PS ISHIN KUNDËRSHTA​RË TË BETUAR - LSI: EDI RAMA T'U KËRKOJË FALJE SHQIPTARËV​E'Lufta NacionalÇlirimtare ishte luftë civile, luftë vëllavrasëse, luftë histerike e drejtuar nga emisarët jugosllavë' (11.30.2013)
EKSPERTI - ÇFARË NUK SHKON ME RAPORTIN PËR VDEKJEN E OLDASHITNga EUGEN VASILI (11.30.2013)
BE, ARMËT KIMIKE DHE SHBANga ALFRED ÇAKO (11.30.2013)
REAGIM KUNDËR OLSI JAZEXHI, PËRSE SULMOHET FUAD RAMIQI?Nga ASLLAN DIBRANI (11.30.2013)
VOTA - TEMPULL I GJYKIMIT, I DREJTËSISËNga IDRIZ ZEQIRAJ (11.30.2013)
FESTA QË PËRÇAN KUNDREJT NJË PËRKUJTIMI QË BASHKONNga SAIMIR LOLJA (11.30.2013)
MJEKU KËRKON ZHVARRIMIN DHE RIEKSPERTIMIN URGJENT TË ISH DEPUTETIT OLLDASHI - RAPORTI I PLOTË PIKAT E ERRËTA TË EKSPERTIZËSKoka e Olldashit ishte shumë e çarë, xhami nuk e pret kafkën (11.29.2013)
ATDHEU, KRYEFJALA E FJALËVEPoezi nga ODHISE GRILLO (11.28.2013)
DITA E NJËZETETËSPoezi nga LASGUSH PORADECI (11.28.2013)
– Ditës së Pavarësisë Kombëtare, 28 Nëntorit –PËRJETËSISHT DORËN N’FLAMURTeksti: Zeqir LushajKendojnë: Perparim Brati e Hamit Kastrati (Has) (11.28.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]