E Martë, 12.07.2021, 06:43am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
MBYLLEN DISA HAPËSIRA TË TELEVIZIONIT A1
E Premte, 11.26.2010, 12:14pm (GMT+1)

Forcat policore para televizionit A1

26.11.2010 -Në orët e hershme të mëngjesit organet e sigurisë janë tërhequr nga lokalet e televizionit A1, pas vendimit të Policisë Financiare për të mbyllur disa nga hapësirat, ku kanë funksionuar disa kompani, në të cilat vlerësohet se janë regjistruar paregullsi ligjore.

Ndërkohë, të punësuarit e televizionit A1 thonë se u është bllokuar hyrja në qendrën kompjuterike dhe pajisjet transmetuese të programit televiziv.

"Pas mesnatës, pasi u shpërndanë qytetarët e mbledhur para TV A1, policia ka ndërhyrë me forcë në disa objekte të televizionit , me c`rast janë mbyllur disa hapësira të televizionit, me çka është penguart funksionimi i programit", deklaron kryeredaktori i TV A1 Mlladen Çadikovski, duke theksuar se ai dhe një punonjësit e televizionit janë keqtrajtuar nga policia.

Por MPB ka bërë të ditur se policia nuk ka ndërhyrë ndaj të punësuarve, por, ka asistuar në kryerjen e kontrollit nga ana e Policisë Financiare dhe të Drejtorisë së të Ardhurave Publike, që sipas zëdhënësit, Ivo Kotevski, ishin penguar të inspektojnë punën e një numri të madh të firmave, të regjistruara në të njëjtën adresë ku gjendet edhe televizioni.

"Në orët e hershme të mëngjesit ispektorët e Drejtorisë së të ardhurave publike janë terhequr nga ndërtesa’ Pero Nakov pa numër’, ku funksionojnë 6 firma kontestuese, duke marë me vete një pjese të dokumentacionit, me ç’rast është vërrejtur paregullsi financiare në funksionimin e tyre", thekson zëdhënësja e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Vesna Nakovska.

Partitë politikë në opozitë, intelektualë të pavarur si dhe drejtues të organizatave joqeveritare ndërhyrjen e policisë e kanë cilësuar si ndërhyrje të pushtetit ndaj fjalës së lirë.

"Kjo duhet të jëtë një simptomë në drejtim të asaj se kah është duke shkuar shteti i Maqedonisë, nën udhëheqjen e këtij pushteti. Pra po bëhemi në një farë forme shtet diktature, ku me mjete brutale sot tentohet të ndërhyhet në mediume, ndërsa nesër kjo mund të pritet dhe në organizatat joqeveritare, partitë politike në opozitë dhe tek të gjithë ata të cilët e duan lirinë dhe fjalën e lirë".

"Thjesht përmës incidentit të mbrëmshëm kanë marë mesazh të qartë se ata janë të sulmuar", thotë Artan Sadiku analist politik.

Nga ana tjetër VMRO-DPMNE në pushtet për situatën e krijuar e ka akuzuar LSDM-në opozitare e cila, sipas partisë së kryeministrit, Nikolla Gruevski tenton që përmes nxitjes së gazetarëve të këtij mediumi, të shkaktoj tensione në vend.

Ndaj ndërhyrjes së policisë në televizionit A1 ka reaguar dhe zyra e BE-së në Shkup, me c`rast theksohet se ambasadori Ervan Fuere ka kontakuar me Ministrin e e Punëve të Brendshme, duke kërkuar sqarime për këtë veprim. (http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SUPERBUXHET 409 MILIARDËNjë buxhet për qytetarëtNga SALI BERISHA (11.26.2010)
SHQIPËRI: PARLAMENTI MIRATOI BUXHETIN PAS NJË SEANCE MARATONË (11.26.2010)
SHKUP: POLICIA NDËRHYRI NË TELEVIZIONIN A1 (11.26.2010)
SHBA: PROKURORI I NJU JORKUT KONFIRMON EKSTRADIMIN E ALMIR RRAPOS (11.26.2010)
ULRIKE LUANCEK: PENGESË E LIBERALIZIMIT TË VIZAVE PËR KOSOVËN JANË PESË VENDET ANËTARE TË BASHKIMIT EVROPIAN (11.25.2010)
MUSTAFA: JAP DORËHEQJE NESE NUK RRITET LDK-ja (11.25.2010)
PDK SOLEMNISHT KANDIDON THAÇIN PËR KRYEMINISTËR (11.25.2010)
REUTERS: BE SË SHPEJTI DO TË HAPË DIALOGUN PËR VIZA ME PRISHTINËN (11.25.2010)
KRASNIQI E LOCKLEAR DISKUTOJNË PËR SIGURINË (11.25.2010)
PDK DHE AAK: TË NXIRREN MËSIME NGA RAHOVECI (11.25.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2021  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]