E Shtunë, 05.18.2024, 02:46pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KOSOVË - LIROHEN PESË TË AKUZUAR PËR KËRCËNIM NDAJ GAZETARËVE

E Mërkurë, 06.05.2013, 05:39pm (GMT+1)



Një gjykatë e drejtuar nga EULEX-i liroi pesë të akuzuar për kërcënim ndaj gazetarëve të Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese.
Në Kosovë, një trup gjykues i përbërë prej gjyqtarëve të Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit dhe gjyqtarëve vendas i ka liruar pesë persona nga të gjitha akuzat për rastin e njohur si "BIRN".

Në një njoftim të Misionit të EULEX-it, thuhet se kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, tre punonjës të ish gazetës së përditshme Infopress me seli në Prishtinë, përfshirë dhe botuesin e saj Rexhep Hoti, janë liruar pasi që aktet për të cilat ata akuzoheshin nuk përbëjnë vepra penale.

Ata akuzoheshin për veprën penale të shkeljes së statusit të barabartë të banorëve të Kosovës dhe për veprën penale të kërcënimeve.

Akuzat kishin të bëjnë me shkrimet e qershorit të vitit 2009 që pasuan një emision të Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese, mbi njërën nga komunat e Kosovës qendrore.

Drejtuesja e këtij rrjeti në Kosovë, Jeta Xharra pohoi të jetë kërcënuar edhe me vdekje gjatë një fushate që nxiti reagime të shumë organizatave vendase e ndërkombëtare.

Kjo ishte hera e parë në Kosovë që prokurorët kishin ngritur akuza për kërcënime ndaj gazetarëve.

Prokurorët paralajmëruan ankesë ndaj vendimit të sotëm të gjykatës.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Zëri i Amerikës, ALBIN KURTI - KOSOVA PO SAKRIFIKOHET PËR TA INTEGRUAR SERBINË NË BASHKIMIN EVROPIAN (06.05.2013)
EVELYN FARKAS - SHBA E VAZHDON PRANINË USHTARAKE NË KOSOVË (06.05.2013)
JAHJAGA, NIKOLIÇ BASHKË NË TAKIMIN E SLLOVAKISË (06.05.2013)
NDIKIMI I KORRUPSIONIT DHE TRAFIQEVE NË ZHVILLIMIN E BALLKANIT (06.04.2013)
SHQIPËRI - HYN NË FUQI PAKETA E RE PENALE (06.04.2013)
PRISHTINA DHE BEOGRADI - BISEDIME PËR NDRYSHIMET LIGJORE (06.04.2013)
OKB, MARRËVESHJA PËR TREGTINË E ARMËVE KONVENCIONALE - SHQIPËRIA NË MES VENDEVE NËNSHKRUESE (06.04.2013)
JAKUP KRASNIQI, NDËRKOMBËTARËVE - PRIVATIZIMI I POSTTELEKOMIT TË NDËRPRITET (06.04.2013)
SHBA - AMERIKANËT NË SHQIPËRI TË SHMANGIN TUBIMET ELEKTORALE, MUND TË KETË DHUNË (06.04.2013)
LAJÇAK NË BEOGRAD BISEDON EDHE PËR KOSOVËN (06.04.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]