HOLOKAUSTI SHQIPTAR NDODHI PËRPARA KRISHTIT!.. Nga LEBIT MURTISHI
E Mërkurë, 10.23.2013, 09:09am (GMT+1)
1.
Së pari duhet të theksoj se, megjithë mjegullnajat që hidhen mbi faktet historike nga qarqe nacionalshoviniste ortodokse dhe nga padronët e arkivave kishtare dhe shtetërore të disa vendeve të Europës, falë humanistit, historianit dhe ilirologut më të njohur në qarqet akademike botërore, akademik Aleksandër Stipçeviqit, është dokumentuar origjina shqiptaro-ilire, dhe me këtë është shembur, sado që hesht burokracia shkencore europiane, edhe falsiteti i akademikëve ultranacionalistë serbë, edhe pretendimi ultrashovinist grek mbi trashëgiminë historike dhe kulturore mbi të kaluarën e largët të ballkanit...Për të ,,këputur" fijet që lidhin shqiptarët me Pirron e lashtë, Lekën e Madh, dhe një numër perandorësh të famshëm bizantinë, përveç ndihmës së pakursyeshme të ,,shkollave " të perëndimit, Greqisë i ndihmoi për pesë shekuj besnikërisht edhe Perandoria Osmane, në kryeqytetin e së cilës vepronte dhe vepron me duar të lira qendra e ortodoksizmit, e ashtuquajtura,,Patrikana e Stambollit"...Interesi ishte i përbashkët: Turqia përpiqej të turqëzojë shqiptarët, ndërsa Greqisë i mbeti në mbrojtje djepi i krishterimit... Këtu fillon golgota e vrasjeve, shpërnguljeve dhe asmilimit të shqiptarëve; pra, shpërbërjes së popullit më të vjetër të kontinentit ( mbase të kontinenteve ). Këtu fillon edhe vjedhja e historisë, këtu fillon edhe konvertimi i saj në histori politike, duke zhvendosur ngjarje dhe emra në histori të paqëna dhe në popuj ardhacakë, siç janë ,,grekët e Shri Lankës"...Historia s'mund të zhbëhet, magjithatë! Se ç'ndodhi me zbritjen e romakëve në brigjet e adriatikut është temë më vete, që mbase s'do të ,,zbardhet" dhe s'do të pranohet kurrë. Pastaj, barbaria e dyndjeve sllave, që vazhdon sot e kësaj dite, sigurisht që s'kërkon dëshmi... Pushtimi i zgjatur pesëshekullor i Perandorisë Osmane, pushtimet e ushtrive fqinje gjatë Luftërave Ballkanike, pushtimi i ushtrive nazifashiste gjatë LDB-së (Luftës së Dytë Botërore, që bashkë me çetnikët e Beogradit morën mbi 100000 koka shqiptarësh), vazhdimi i pushtimeve nga ushtritë sllave, në krye me Serbinë dhe satelitët e saj: Mali i Zi dhe Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, dhe vazhdimi i pushtimeve nga ushtria greke mbi tokat shqiptare të Çamërisë, janë kaptina të lara me gjak...Gjer ku arrin numri i të vrarëve, të masakruarve dhe të dëbuarve, janë dhënë të dhëna në raste tjera dhe i janë dërguar edhe organizmave më të rëndësishme ndërkombëtare, gjer tek sekretari i OKB-së... Megjithë respektin e lartë për gjithë ato vuajtje shekullore të popullit izraelit, shtrohet një pyetje logjike: A është i ndryshëm ky Holokaust nga ai që përkujtohet nga e gjithë bota për Judët! Po, sigurisht që është i ndryshëm, sepse populli shqiptar vetëm për nga vuajtjet, gjakderdhjet dhe gjenocidet që pësoi është,, superior" ndaj Judëve, përndryshe, në teatrin e përgjakshëm politik nuk përfaqëson ndonjë forcë kapitale, qoftë financiare apo ushtarake, të cilat janë kritere të vetme për matjen e drejtësisë ndërkombëtare... 2.
Kur mbyll veshët drejtësia dalin në shesh,,radikalët"!..
Pra, shqiptarët janë ,,përkujtuar", edhe atë armiqësisht, vetëm kur s'kishin vend përtej murit dhe rrëmbenin armët...Këtu e kanë gjenezën edhe shkaqet e kryengritjeve të vazhdueshme të popullit shqiptar...Shqiptarët jeta i mësoi të kuptojnë filozofitë e pashkruara të rregullave të rezistencës. Shqiptarët e ,,pa shkollë", praktikisht janë sprovuar me të gjitha llojet e revolucioneve. Janë të parët në ballkan që organizuan revolucionin antidiktatorial kundër regjimit të Ahmet Zogut ( Qershor 1924), dhe të parët u ngritën kundër murtajës nazifashiste (Çeta e Pezës është formacioi i parë ushtarak antifashist në Europë). Dhe pas gjithë këtij rrugëtimi të përgjakshëm historik, kemi një Shqipëri të varfër, të shfrytëzuar e të nënshtruar prej një mafie politike për disa dekada rresht, kemi Kosovën e vënë nën pranga në emër të ,,integrimeve sui generis", kemi Çamërinë e pa varrosur, dhe kemi trojet tjera ( nën Sërbi, Ijrm, Mal i Zi...) , ku përveç dhunës policore, burgosjeve dhe vrasjeve, diskriminimit ekonomik, kulturor dhe etnik në përgjithësi, jemi ,,spektatorë" edhe të një spastrimi etnik të heshtur, të ngjashëm me,, kugën e bardhë"...A thua bota nuk i sheh këto zhvillime të rrezikshme për të tashmen dhe për të ardhmen e Shqipërisë!..Jo që i sheh, por siç duket po i përkrah dhe po i stimulon përmes hapjeve të kanaleve, gjoja gjysëm ilegale, dhe përmes lojërave,,të fatit"; lojëra, që çuditërisht vetëm shqiptarët i fitojnë, dhe kështu shprazin Shqipërinë dhe mbushin kontinentet me shqiptarë të varfër...Shembull më e ,,mirë" është Dibra e Madhe...Po a thua i shohim ne shqiptarët këto zhvillime!..Sigurisht që i shohim!.. 3. Akademitë,,heshtin", heshtin ose u është mbyllur goja; ato flasin gjithnjë vonë, ,,pas të vjelave"...Prandaj kur del ndonjë forcë në shesh që mund të jetë edhe ,,radikale", dhe që do të quhet radikale për hir të ruajtjes së baraspeshave politiko-ushtarake në rajon, do ta hapin gojën të gjjithë...Por Liria është e shenjtë...Ajo nuk njeh tjetër zot, pos të zotit të shtëpisë...
Rroftë Shqipëria Etnike...
20.10.13 Bern
LEBIT MURTISHI
|