E Enjte, 05.02.2024, 06:02pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
JOSEPH DIOGUARDI VIZITON VENDPREHJEN E FISIT ARBERESH ASSELTA NE WORCESTER, MA
Nga ARTUR VREKAJ, WORCESTER, MA (SHBA)

E Martë, 02.19.2013, 08:33am (GMT+1)



Ish-kongresmeni Joseph DioGuardi me origjinë Arbëreshe nga Greci, Itali; nga një nga familjet që krijuan ushtarët e Skënderbeut në Mbretërinë e Napolit në vitin 1461 pas veprimtarisë përkujtimore për Heroin Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu që Shoqata KOMBI dhe AACL organizuan së bashku, bëri një vizitë në varrezat St.John të qytetit ku është vendosur fisi Arbëresh Asselta dhe gruaja e tij e parë, Carol.

Joseph DioGuardi bashkë me gruan e tanishme, Shirley Cloyes DioGuardi nderuan fisin Asselta dhe rrëfyen lidhjet Arbëreshe të gjakut të familjeve të tyre.

Gruaja e parë e DioGuardit, Carol Asselta DioGuardi e lindur në Worcester, MA ndërroi jetë para kohe, nga një sëmundje e pashërueshme. Carol është nëna e artistes Kara Joseph DioGuardi.

"Eshtë në traditën shqiptare të tregojmë respekt për pjesëtarët e familjes",- tha- Ish-kongresmani DioGuardi, i mirënjohur si ambasador i çështjes kombëtare shqiptare e në veçanti, lajmëtari i Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës në Shtëpinë e Bardhë, në Kongresin dhe në Senatin Amerikan.

Lidhja e Ish-kongresmanit me Carol DioGuardi tregon edhe ruajtjen e linjës së gjakut të trashëguar Arbëresh në familjet e DioGuardëve dhe Asseltëve.

"-Kjo vizitë tek varri i nënës së Kara është shprehje e dashurisë për bijën time, e cila promovon vlera shqiptare kur tregon për rrënjët e saj Arbëreshe, Shqiptare si nga nëna dhe nga babai",- përfundon i jati, DioGuardi.

Por është edhe një mundësi më shumë që ne shqiptarët e lindur në Shqipëri dhe Kosovë që jetojmë në Massachusetts, SHBA të mësojmë se Worcester ka qenë shtëpi e dashur edhe për Arbëreshët e Italisë.

Fisi Asselta ka ardhur në vitet e para të 1900-ës dhe shihet qartë se këtu ka qenë një nga komunitetet Arbëreshe më me ze edhe në biznes. Stërgjyshi i Carol, gruas së parë të DioGuardit, Joseph A. Asselta (1875-1965) ka qënë i suksesshëm në prodhimin e këpucëve me fabrikën e tij.

Kjo vizitë përkujtimore e bëri edhe me domethënës takimin e Joseph DioGuardit me shqiptarët e Worcester, Massachusetts si një shprehje e mbështetjes dhe nderimit për veprën e tij në shërbim të çështjes kombëtare dhe ruajtjes së Identitetit të shqiptarëve.


ARTUR VREKAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VITI I KALUAR MË VDEKJEPRURËSI PËR GAZETARËTKomisioni për Mbrojtjen e Gazetarëve thotë se në vitin 2012 në botë u vranë 70 gazetarë, 28 prej tyre në Siri (02.19.2013)
 'DIELLI' U BË 104 VJEÇNga DALIP GRECA, Editor i 'Diellit' (02.18.2013)
NJË AMERIKAN NË MINESOTA, NË KËRKIM TË â€œRRËNJËVE” SHQIPTARE…Nga SHEFQET MEKO (02.18.2013)
SAIMIR PIRGU MIDIS OPERNHAUS-it TË ZÃœRICHUT DHE METROPOLITIAN-it TË NEW YOK-utIntervistoi EDLIRA DEDJA (02.18.2013)
EDHE ÇFARË FAKTESH DUHEN PËR VIJIMËSINË ILIRE-SHQIPTARE?(Përkitazi me disa nga deklarime në intervistën e Oliver Jens Schmitt, të botuar më 14 shkurt 2013 në Gazeta Shqiptare, Koha.Net; Kosova.com)Nga SKËNDER GASHI (02.18.2013)
THAÇËT - NGRITJA E NJË FUQIE BIZNESI PAS MARRJES SË PUSHTETIT (02.18.2013)
SOT DITA E PRESIDENTËVE - AMERIKANËT NDEROJNË PRESIDENTËT E TYREMë 18 shkurt, në Shtetet e Bashkuara është dita e Presidentëve, kur amerikanët ndalen për të nderuar udhëheqësit e vendit të tyre, duke filluar me presidentin e parë (02.18.2013)
Deutsche Welle - KOSOVA KREMTON PESËVJETORIN E PAVARËSISË (02.17.2013)
Radio Evropa e Lirë - DREJT NJË TË ARDHMEJE MË TË MIRË... (02.17.2013)
FJALA E PRESIDENTES JAHJAGA PËR NDER TË DITËS TË PAVARËSISË:REPUBLIKA E KOSOVËS SHTET SOVRAN DHE I PAVARUR ME INTEGRITET E SOVRANITET TË GARANTUAR (02.17.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]