E Premte, 05.03.2024, 04:49am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
KRIZA E KAUZËS ZGJEDHORE DHE ISH TË PËRNDJEKURIT
Nga AGRON TUFA

E Mërkurë, 02.20.2013, 09:13am (GMT+1)




Që nga shkurti i vitit të kaluar, formacionet e partive politike shqiptare dhanë simptomat e para të një krize të thellë të kauzës politike, ideologjike e botëkuptimore. Kjo u vërejt me interesin e pazakontë që u tregua ndaj klasës së ish-të persekutuarve politike në regjimin komunist të Enver Hoxhës e Ramiz Alisë. Për herë të parë, një interes sensacional shfaqi hapur vetë lideri i PS-së, Edvin Rama, i cili u premtoi ish-të përndjekurve se të gjitha problemet e tyre do të gjenin zgjidhje në programin politik elektoral të PS-së, në rast fitoreje në zgjedhjet e vitit 2013.  Madje Rama krijoi edhe një strukturë në Kryesinë e PS-së, ku shtresa e të përndjekurve do të përfaqësohej në program me një strategji gjoja konkrete, në krye të së cilës, që në fillim, u vendos përfaqësimi i tyre nëpërmjet militantes së kësaj partie, Keti Bazhdarit, vajzë e një prej të përndjekurve politikë nga Shkodra. Personi i dyti në këtë Kryesi, i angazhuar me këto çështje, është, siç e kemi parë në daljet publike me z. Rama, Bilal Kola, gjithashtu djalë i një të përndjekuri politik, Kurt Kolës. Ka dhe dy-tre përfaqësues të tjerë në Kryesi të PS-së, që përbëjnë një grup, i cili, së paku zyrtarisht, thuhet se përpunon strategjinë e punës dhe ndikimit në këtë prag fushate zgjedhore me ish-të përndjekurit politikë.
Sado paradoksale të duket në vështrim të parë, që pikërisht një parti, e cila vjen si trashëgimi e drejtpërdrejtë e diktaturës dhe kupolës komuniste, që i kishte persekutuar pa mëshirë ish-të përndjekurit, një parti që ende ka në gjirin e saj dinozaurët e PPSH-së, hedh vështrimin nga votat e ish-të përndjekurve. Pavarësisht se gjatë 20-22 viteve të fundit ky formacion politik nervozohej nga çdo çështje e shtruar rreth kësaj shtrese, që bllokonte ligjet dhe braktiste votimin në sallën e Parlamentit, sa herë bëhej fjalë për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve, ajo sot i drejtohet pikërisht kësaj shtrese për t'i kërkuar votën. Është me vend të bëhet pyetja: gjatë gjithë këtyre viteve, kush ka ndryshuar ish-të përndjekurit, apo Partia Socialiste (ish PPSH)?
Një tjetër formacion politik që pretendon se i ka me vete zgjedhësit e shtresës së ish-të përndjekurve, është Aleanca Kuqezi e Kreshnik Spahiut. Edhe premtimet e tyre synojnë ta përfshijnë në vrullin populist këtë shtresë, duke u garantuar atyre parajsat e shkurtra që zgjasin sa vetë fjalimet elektorale. Lideri i kësaj partie populiste, Kreshnik Spahiu, që gjatë gjithë viteve postkomuniste ka punuar në organet e larta të Drejtësisë, deri në KLD, është i shquar për një gjë: gjatë thuajse çerek shekulli ai nuk shtroi për zgjidhje asnjë problem të ndërgjegjes lidhur me krimet e komunizmit, nuk hapi asnjë gjyq, nuk bëri asnjë kallëzim penal, nuk pati asnjë strategji e asnjë farë nxitjeje për dekomunistizimin e Shqipërisë, krejt në të kundërt me homologët e tij bashkëmoshatarë nga Europa Qendrore e Lindore ish-komuniste. Edhe për këtë rast, shtrojmë pyetjen: gjatë këtyre viteve, deri kur Kreshniku "ra nga fiku", kanë ndryshuar ish-të përndjekurit, apo vetë lideri i AK-së?

Formacioni i tretë politik që pretendon mbështetjen dhe premton zgjidhjet e problemeve të shtresës së ish-të persekutuarve, është partia më e re, FRD-ja e z. Bamir Topi, një ndër drejtuesit kryesorë të Partisë Demokratike për më shumë se një dekadë. Çfarë besueshmërie ka partia e z. Topi? Ne nuk gjejmë ndonjë frymëzim as të mëparshëm (kur Topi ishte drejtues i lartë i PD-së), as ndonjë ndjeshmëri personale të tij, kur ai ishte President. Përkundrazi, në memorien e ish-të përndjekurve ka lënë gjurmë të hidhur dekorimi nga ana e tij e, më së paku, dy prej figurave të zeza të Drejtësisë komuniste, që kanë firmosur dënimet me pushkatime e varje dekorimi i Skënder Brecës dhe Fatmira Laskajt (kjo e fundit është një prej tre firmave që nënshkruan vendimin e varjes në litar të poetit Havzi Nela në gusht 1988). Edhe për këtë formacion politik në pragzgjedhje, shtrojmë pyetjen e mësipërme: kush ka ndryshuar gjatë dy dekadave postkomuniste, z. Topi dhe FRD, apo ish-të përndjekurit politikë?

Formacioni më i madh politik i së djathtës dhe partia e vetme që tradicionalisht i ka pasur me vete ish-të përndjekurit, dihet, është Partia Demokratike. Në fakt, është e vetmja parti që ka bërë diçka konkrete për këtë klasë, pavarësisht se tempi dhe gatishmëria, ose më mirë ndjeshmëria ndaj kësaj shtrese që thonë se mbush mbi 70% të votave të djathta, ka shkuar në rënie, në zbehje e shpeshherë në mosmarrëveshje në dy legjislaturat e fundit parlamentare, kohë kur PD rierdhi në pushtet. Ajo që të bie në sy në marrëdhëniet e PD-së dhe ish-të përndjekurve është përfaqësimi i tyre në Parlament dhe pushtetin qeverisës. Nëse në qeverinë e parë të demokratëve, "Berisha I", kjo shtresë përfaqësohej gjerësisht me disa personalitete; nëse gjatë viteve 1992-1997 u bënë shumë gjëra pozitive me këtë shtresë, që nga problemet e strehimit, rehabilitimit moral e financiar, pati disa ndërmarrje për pastrimin nga e shkuara komuniste, me riardhjen në pushtet të PD-së më 2005-n, po me mbështetjen e zjarrtë të kësaj klase, për çudi, përfaqësimi i tyre në Parlament e pushtete qeverisëse, aty ku zgjidhen realisht hallet e kësaj shtrese, ishte, fatkeqësish, thuajse inekzistent. Unë mendoj se duke mos i pasur përfaqësuesit e saj aty ku zgjidhen çështjet e tyre, duke mos pasur përfaqësimin e tyre në komisionet parlamentare ku të ngrihet zëri i tyre, çështja e kësaj shtrese ka ardhur duke u zbehur e margjinalizuar, derisa pakënaqësitë e mosmarrëveshjet erdhën duke u shtuar në trajta provokimi, rebelimi e zhgënjimi. Kjo ka qenë dhe baza e pikënisjes së formacioneve të tjera politike, një subversion drejt shtresës së ish-të përndjekurve, te të cilët, më parë se sinqeriteti apo ndjeshmëria i ka shtyrë nevoja e ekzistencës politike, pasi kjo shtresë për ta përbën një basen të pasur votash. Asgjë më shumë! Pra, edhe në raport me PD-në shtrojmë të njëjtën pyetje si më lart: gjatë gjithë këtyre viteve kush ka ndryshuar, ish-të përndjekurit, apo Partia Demokratike?

Si do të duhej të silleshin ish-të përndjekurit tani që fushata zgjedhore sapo ka nisur? T'u besojnë formacioneve të reja e të vjetra politike, apo asnjërës palë? Të mos besosh në njërën nga zgjidhjet, do të thotë të abstenosh. Abstenimi është mungesë vullneti dhe arbitraritet i plotë, që do të rëndojë mbi fatet e vetë kësaj shtrese. Unë nuk e shoh këtë çështje pa një zgjidhje. Një mundësi ekziston dhe atë po mundohem ta shpreh qartë: shtresa e ish-të përndjekurve është një forcë kolosale, morale  e dinjitoze, po aq dhe numerike, me një homogjenitet sipëror, që mund ta ndryshojë gjendjen e saj nëpërmjet votimit të përqendruar. Kjo shtresë nuk ka nevojë të zhgënjehet duke mbështetur formacione hipokrite në lidhje me ta. Por llogaritë duhen bërë mirë me aleaten e vjetër, PD-në. E vetmja zgjidhje tek e cila shoqatat e ish-të përndjekurve mund të shpresojnë, është nënshkrimi i një kontrate të re të marrëdhënieve të saj me PD-në, e bazuar në një gjë konkrete: votat, pa u çarë në fronte të ndryshme, t'ia japë Partisë Demokratike... por tashmë me një kusht: bashkë me votat, edhe përfaqësuesit e saj! Ky është i vetmi element i garancisë dhe partneritetit! Nëse Kryesia Kombëtare e shoqatave të ish-të persekutuarve arrin ta kushtëzojë votën duke garantuar përfaqësimin e saj në Parlament dhe pushtet, atëherë vetvetiu edhe problemet e saj të deritashme futen në udhën e zgjidhjes. Përveç kësaj, edhe vetë PD-ja fiton peshë, fiton identitet, fiton kauzë dhe moral, tipare këto që gjatë dy mandateve të fundit ia kanë dëmtuar fizionominë politike e ideologjike, duke shkarë rëndë majtas.

Formacionet politike të partive shqiptare po hyjnë në zgjedhjet e vitit 2013 me një krizë të thellë kauze. Të gjithë mendojnë se këtë kauzë do ta fitojnë duke bërë për vete shtresën e ish-të përndjekurve me teknologjinë e premtimeve, demagogjive dhe hipokrizisë. Të vetmit që e kanë në dorë zgjidhjen dhe vetëdijësimin janë vetë ish-të përndjekurit me familjet e tyre. Nëse gjatë këtyre zgjedhjeve ndodh çarja e votës së tyre, kjo çarje ka me qenë e pariparueshme dhe përfundimtare, pas së cilës nuk është e vështirë të restaurohet gjithë e shkuara komuniste e stalinizmit shqiptar, nën një dritë të neveritshme rozë, me efektet më molepsëse. Nuk dua të jem Kasandër, prandaj bindja ime e thellë, në mungesë të alternativave racionale, është një: uniteti i kësaj shtrese kompakte dhe prania e saj aty ku ligjërohen e legjitimohen pushtetet, vetëm nëpërmjet rithemelimit të raporteve të saj me Partinë Demokratike, sipas një kontrate partneriteti racional të skemës: votat bashkë me përfaqësuesit!

(Panorama)


AGRON TUFA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ZAGREB - ELITA SHTETËRORE E KROACISË NË KREMTIMIN E  5 VJETORIT TË PAVARËSISË SË KOSOVËSMarrin pjesë Presidenti Josipoviç, ish Presidenti Mesiq, ish kryeministrja Kosor etj. (02.19.2013)
JOSEPH DIOGUARDI VIZITON VENDPREHJEN E FISIT ARBERESH ASSELTA NE WORCESTER, MANga ARTUR VREKAJ, WORCESTER, MA (SHBA) (02.19.2013)
VITI I KALUAR MË VDEKJEPRURËSI PËR GAZETARËTKomisioni për Mbrojtjen e Gazetarëve thotë se në vitin 2012 në botë u vranë 70 gazetarë, 28 prej tyre në Siri (02.19.2013)
 'DIELLI' U BË 104 VJEÇNga DALIP GRECA, Editor i 'Diellit' (02.18.2013)
NJË AMERIKAN NË MINESOTA, NË KËRKIM TË â€œRRËNJËVE” SHQIPTARE…Nga SHEFQET MEKO (02.18.2013)
SAIMIR PIRGU MIDIS OPERNHAUS-it TË ZÃœRICHUT DHE METROPOLITIAN-it TË NEW YOK-utIntervistoi EDLIRA DEDJA (02.18.2013)
EDHE ÇFARË FAKTESH DUHEN PËR VIJIMËSINË ILIRE-SHQIPTARE?(Përkitazi me disa nga deklarime në intervistën e Oliver Jens Schmitt, të botuar më 14 shkurt 2013 në Gazeta Shqiptare, Koha.Net; Kosova.com)Nga SKËNDER GASHI (02.18.2013)
THAÇËT - NGRITJA E NJË FUQIE BIZNESI PAS MARRJES SË PUSHTETIT (02.18.2013)
SOT DITA E PRESIDENTËVE - AMERIKANËT NDEROJNË PRESIDENTËT E TYREMë 18 shkurt, në Shtetet e Bashkuara është dita e Presidentëve, kur amerikanët ndalen për të nderuar udhëheqësit e vendit të tyre, duke filluar me presidentin e parë (02.18.2013)
Deutsche Welle - KOSOVA KREMTON PESËVJETORIN E PAVARËSISË (02.17.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]