E Premte, 05.03.2024, 03:25am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
FESTA E TROPOJËS, NJË NGJARJE QË DUHET SHËNUAR PËRSËRI…
Nga LULZIM LOGU

E Mërkurë, 02.20.2013, 09:21am (GMT+1)




Rreth pesë muaj më parë, pikërisht në Gushtin e vitit 2012, në Tropojë u organizua një aktivitet kulturor dhe sportiv i emërtuar si:
" FESTA E TROPOJES"

Ky eventiment u mbajt me data 6, 7, 8 gusht, dy ditë në B.Curri qytet e një ditë në Valbonë, ku për herë të parë bëhej nje festë e tillë me artistë dhe sportistë, me shkrimtarë ,poetë,kritikë,koerografë ,kompozitorë regjizorë doktorë,politikanë ,oficerë ,inxhinierë, fizikantë,biologë,muzikantë, këngetare,valltarë,sportistë të fushave të ndryshme etj.

Mrekulli ishte koincidenca edhe me 100 vjetorin e Pavarësisë, ndaj kjo festë natyrshëm u thirr si "TROPOJA 100 VJETOR"
Kjo nisëm ka filluar në Londër që në muajin janar 2012 me inisiativën e koerografit Shkëlzen Mustafaj ,valltari në vite i Ansamblit të Pallatit të Kulturës Dardania të Tropojes,i cili jeton me familjen e tij në Londër dhe aty merret me aktivitete te ndryshme ,si koncerte me raste festash me komunitetin shqiptar dhe për çdo vit organizon Miss Albania në Britani te Madhe.

Bashkë me Shkëlzen Mustafaj, ndihmojnë dhe Petrit Kuçana, Bashkim Metalia, Enkelet Domi,Shefit Domi etj.

Aty nisi edhe mendimi i organizimit të këtij takimi madhështor,ta bëjmë të gjithë së bashku festën e Tropojës me artistët dhe sportistët ne vite ,dhe pastaj nga fb me kontakte të vazhdueshme me bashkëatdhetarë, shokë dhe miq, të cilët pa nda përkrahnin këtë inisiativë origjinale.

Në bisedë, Shkelzeni më tregon:
" E fillova me takime të ndryshme me mergimtarë nga Shqipëria, kryesisht Tropoja, biznesmenin Naim Hajdarmataj, këngëtarin Abedin Hajdarmataj, me Gëzim Gjyriqin, Kadri Malizi, Kujtim Mulosmanin etj.

Të gjithë e pritën me entusiazëm këtë ide, ndërkohë që nga Amerika na erdhi urimi i mbarësisë nga çifti i mirënjohur Gëzim dhe Angjelina Nikaj. Pastaj erdhi mbështetja nga Azgan Haklaj, kryetar i Unionit Artistik Mbarëkombëtar, poeti Hamit Aliaj, valltari , koreografi dhe poeti Skender Haklaj, këngëtaria Fatmira Breçani, kompozitori Kolë Susaj, mjeshtri i sportit Halit Gegaj e shumë e shumë të tjerë.

Një mbështetje pa rezerva dhe me pasion të veçantë mora nga djali i Bytyçit, sportisti i njohur Avdi Mataj, i cili ishte bashkëpunëtori im më i ngushtë, në përgatitjen dhe promovimin e aktivitetit. Pas njoftimeve dhe komunikimeve, kryesisht elektronike, brenda dhe jashtë vendit, krijuam grupet e punës në shumë shtete europiane, në Amerikë dhe Australi etj.

Muajin prill 2012 e kalova gati krejt në Tiranë dhe qytete te ndryshme të Shqipërisë, në kërkim të plotësimit të listës së krijuesve, intelektualëve dhe sportistëve tropojanë, të shpërndarë si misionarë anëkënd vendit tonë dhe të përpilimit të strukturës programore të aktivitetit.

Ndërkohë mund të veçoj si kulminacion pranimin e pjesmarrjes dhe emocionet e veçanta të këngëtares lirike Anila Hoxha, aktualisht këngëtare në La Skala. Motra e mikut tonë aktor Cen Hoxhaj, e cila rikthehej pas 28 vitesh në vendlindje.


Emocionues ka qënë takimi në shtëpinë e të mirënjohurës vallëtare të Tropojës, Xhevahire Gashi, e cila e mbërthyer nga sëmundja, natyrisht se nuk mund të vinte, por na inkurajoi mjaft me fjalët e mira, urimet për sukses dhe mallin e saj të valë për vendlindjen dhe skenën e valles tropojane..."

Një çast Shkelzeni hesht dhe unë hetoj emocionin e çdo fjale të tij, entusiazmin e madh gati fëminor, buzëqeshjen e butë edhe atherë kur i duhet të flasë për pengesat dhe vështërsitë, ndonjëherë edhe per ndonjë keqdashje apo egoizem të papranueshëm, gjatë ditëve të festës, të cilat gjithësesi nuk e zbehen aspak qëllimin e mirë dhe platformën solide të këtij projekti.

Mustafaj me stafin e tij zbarkoi në Tropojë me 3 gusht 2012.

Angazhoi lidhjet e vjetra dhe të reja kulturore, kërkoi bashkëpunimin e plotë të Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve Tropojë, të Pallatit të Kulturës Dardania, të Bashkisë B. Curri, të Komunave Margegaj dhe Tropojë, të Qëndrës Kulturore të Fëmijëve etj.
Duke bredhur gjithë ditën në dyert e institucioneve dhe në takime të shumta, ku rrezatonte mirësinë e qëllimit të organizimit të këtij aktiviteti, duke shpenzuar fondet e veta vetjake, duke prekur nostalgjinë e takimit të brezave, sedrën artistike të malësorit tropojan, duke cytur vlerat e patjetërsueshme të traditës tonë të mrekullueshme etnografike, duke njohur zhvillimet e reja në vendlindjen e tij, duke u ngazëllyer shpesh, por edhe duke u zhgënjyer...

Avdi Mataj, ashtu sportiv dhe me sedër të fortë e plotëson dhe e mbështet Shkelzenin, amortizon pakënaqësitë dhe mungesat dhe afron siguri në realizimin e aktivitetit.

Nuk është e lehtë, artistë dhe sportistë nga e gjithë Shqipëria, individë dhe grupe të të ftuarish nga 22 vende të botës, të mbledhur në një vend të vogël, me spontanitetin e shlirë që buron nga idea e mirë, por jo e mbështetur plotësisht në fondet e parashikuara, në mungesa të dukshme të infrastrukturës vendore të hotelerisë, sallave dhe teknikës...

Por malli është i jashtëzakonshëm, mblidhen dhe takohen njerëz që gati e kanë harruar njeri tjetrin në furtunat e motmoteve të fundit, njerëz që kanë lënë këtu njerëz të shtrenjtë dhe si gjejnë më, artistë që dehen gjurmëve të vjetra të dashurisë, motive të vjetra dhe të reja që buisin çdo çast në Tropojën e vogël dhe të madhe që duhet të rilindë dhe mbi të gjitha një publik artdashës pafundësisht, që i ndjek dhe i do kudo artistët dhe sportistët e vet, pavarësisht mundësive dhe halleve të tij.

Zbret shikuesi tropojan i valleve dhe ulet këmbëkryq para tribunës së improvizuar në stadiumin e lojrave me dorë apo në barin e luginës së Valbonës, brohoret tifozi në dukje i harruar i Tropojës në ndeshjet e brezave në futboll, volejboll dhe basketbooll, reciton bashkë me poetët vargjet tek Sofra Poetike në Fushën e Gjësë, kërcen Vallen e Tropojës me çikat e Tropojës, blen librat e rinj dhe krenohet me emrat e mëdhenj të intelektualëve tropojanë në çdo cep të botës.

Dikush është mplakur, por inkurajon vajzën apo mbesën e vet në valle, një poet i aksidentuar interpreton me një vrull energjik si të ishte i ri, një tjetër artist kujton kolegun e vdekur para kohe, një sportist improvizon shokun që s'mund të jetë më në fushë, një grup fëmijësh imitojnë ritmet e gjalla muzikore dhe gjithçka ngjet e rilindur në Tropojë, Tropoja ka festë.

Kostume popullore në rrugë dhe vitrina, ekspozitë etnografike në Muzeun Historik i sapo rikonstruktuar, ndeshje në Pallatin e ri të Sportit " Valbona" orë letrare në mjediset e Qëndrës Rekreative dhe Turistike të Valbonës, mbrëmje me rruget plot njerëz, pritje, biseda dhe dashamirësi që aq mirë shkon me netët e nxehta të gushtit, pjesmarrje e dukshme e shqiptarëve nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Presheva...

Në pyetjen këmbëngulëse të Shkelzen Mustafajt, Avdi Matës e plot të tjerëve për mbarëvajtjen dhe dobinë e këtij aktiviteti, kam cekur këto fragmente, shoqëruar me ndjeshmërinë e një njeriu që rrembehet shpesh nga ide dhe projekte të tilla, nga fryma krijuese dhe gëzimi që i shoqëron realizimi i tyre, sado të pamundshme që duken, nga të qënit komod në afrimin e shokëve, miqve dhe të njohurve të mi në investimin kulturor të ketij rajoni të njohur.

Ju kam treguar se kështu e kam nisur edhe unë rreth 13 vite më parë me Shoqatën " Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve" të mbledh, organizoj dhe inkuadroj drejt promovimit veprimtarinë krijuese dhe artistike të atyre që kanë zgjedhur të jetojnë në Tropojë, të ringjall traditën e sofrës poetike, tashmë përmes Manifestimit Tradicional " ORA E POEZISE" i cili sivjet në maj ka edicionin e katërt, në të cilin marrin pjesë me dëshirë emra renome të Shqipërisë, Kosovës dhe shteteve të tjera nga rajoni.

Ju kam treguar për " SOFREN DARDANE" një eveniment i përvitshëm që çdo qershor mbledh krijues dhe artistë nga e gjithë bota!
Ju tregoj për kthimin e artistëve nga emigrimi, për të hapur studjo pikture si Abdulla Gjongeci, rastin e formimit të Ansamblit " Çik' malsie" për vallet tradicionale, për librat e botuar këtyre viteve që nga më rinjtë 15 vjeçarë deri tek ata 80 vjeçarë, rast unikal dekadës së fundit.

Tropoja ka vuajtur mjaft nga krismat, hallet, dhimbjet, vajtimet, tropoja ka nevojë për terapinë e jetës, për festat.
Dhe kjo FESTA E TROPOJES ishte bash në kohën e duhur, kjo duhet të shndrrohet në një TAKIM TRADICIONAL BREZASH të ARTIT DHE SPORTIT, mjafton atmosfera, lotët e gëzimit, takimet e pritura, përcjelljet e veprave për të kuptuar se ky vend ka mitin e Sizifit në karakterin e tij, bie, por ringrihet!

Kultura është energjia e mbijetesës dhe e ringjalljes, ndaj nga zemra ju them , falimenderit ideues dhe veprues të realizimit të FESTES SE TROPOJES!

Mirëutakofshim në gushtin e ardhshëm!

TROPOJE, SHKURT 2013


LULZIM LOGU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KRIZA E KAUZËS ZGJEDHORE DHE ISH TË PËRNDJEKURITNga AGRON TUFA (02.20.2013)
ZAGREB - ELITA SHTETËRORE E KROACISË NË KREMTIMIN E  5 VJETORIT TË PAVARËSISË SË KOSOVËSMarrin pjesë Presidenti Josipoviç, ish Presidenti Mesiq, ish kryeministrja Kosor etj. (02.19.2013)
JOSEPH DIOGUARDI VIZITON VENDPREHJEN E FISIT ARBERESH ASSELTA NE WORCESTER, MANga ARTUR VREKAJ, WORCESTER, MA (SHBA) (02.19.2013)
VITI I KALUAR MË VDEKJEPRURËSI PËR GAZETARËTKomisioni për Mbrojtjen e Gazetarëve thotë se në vitin 2012 në botë u vranë 70 gazetarë, 28 prej tyre në Siri (02.19.2013)
 'DIELLI' U BË 104 VJEÇNga DALIP GRECA, Editor i 'Diellit' (02.18.2013)
NJË AMERIKAN NË MINESOTA, NË KËRKIM TË â€œRRËNJËVE” SHQIPTARE…Nga SHEFQET MEKO (02.18.2013)
SAIMIR PIRGU MIDIS OPERNHAUS-it TË ZÃœRICHUT DHE METROPOLITIAN-it TË NEW YOK-utIntervistoi EDLIRA DEDJA (02.18.2013)
EDHE ÇFARË FAKTESH DUHEN PËR VIJIMËSINË ILIRE-SHQIPTARE?(Përkitazi me disa nga deklarime në intervistën e Oliver Jens Schmitt, të botuar më 14 shkurt 2013 në Gazeta Shqiptare, Koha.Net; Kosova.com)Nga SKËNDER GASHI (02.18.2013)
THAÇËT - NGRITJA E NJË FUQIE BIZNESI PAS MARRJES SË PUSHTETIT (02.18.2013)
SOT DITA E PRESIDENTËVE - AMERIKANËT NDEROJNË PRESIDENTËT E TYREMë 18 shkurt, në Shtetet e Bashkuara është dita e Presidentëve, kur amerikanët ndalen për të nderuar udhëheqësit e vendit të tyre, duke filluar me presidentin e parë (02.18.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]