E Shtunë, 05.18.2024, 05:06pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
THAÇI - KOSOVA NUK DO TË BËHET SHKAK PËR NGECJEN E MARRËVESHJES

E Mërkurë, 06.05.2013, 06:11pm (GMT+1)



Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot ambasadorët e Bashkimit Evropian të akredituar në Kosovë, të cilët i ka njoftuar për procesin e zbatimit të marrëveshjes së arritur më 19 prill në Bruksel, në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri Thaçi ka bërë të ditur se pas miratimit të planit të implementimit, Qeveria ka miratuar dhe më pas ka proceduar në Kuvend ligjin për ratifikimin e marrëveshjes.

Thaçi ka njoftuar ambasadorët edhe për themelimin e grupeve punuese për implementimin e Marrëveshjes së 19 prillit dhe ka bërë të ditur se është autorizuar zëvendëskryeministrja Edita Tahiri që ta koordinojë këtë proces.

"Grupet janë në Bruksel dhe unë besoj që do të kemi rezultate pozitive", ka theksuar kryeministri Thaçi.

Ai po ashtu është shprehur i bindur se do të prodhohen argumente të mjaftueshme në terren, në mënyrë që me 28 qershor, Kosovës t'i jepet negocimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, si hap i parë në rrugën e gjatë drejt anëtarësimit në BE.

"Është e rëndësishme që MSA të jetë substanciale dhe procesi në fund të rezultojë me Kosovën si anëtare e barabartë e BE-së", ka deklaruar kryeministri Thaçi.

Ai ka siguruar ambasadorët e BE-së se zbatimi i marrëveshjes nuk do të ngecë apo vonohet për shkak të Kosovës, por ka thënë se pret që edhe Serbia të ndajë të njëjtin përkushtim.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOSOVË - DENDËSIA E POPULLSISË PO I NGULFAT QYTETET (06.05.2013)
KOSOVË - LIROHEN PESË TË AKUZUAR PËR KËRCËNIM NDAJ GAZETARËVE (06.05.2013)
Zëri i Amerikës, ALBIN KURTI - KOSOVA PO SAKRIFIKOHET PËR TA INTEGRUAR SERBINË NË BASHKIMIN EVROPIAN (06.05.2013)
EVELYN FARKAS - SHBA E VAZHDON PRANINË USHTARAKE NË KOSOVË (06.05.2013)
JAHJAGA, NIKOLIÇ BASHKË NË TAKIMIN E SLLOVAKISË (06.05.2013)
NDIKIMI I KORRUPSIONIT DHE TRAFIQEVE NË ZHVILLIMIN E BALLKANIT (06.04.2013)
SHQIPËRI - HYN NË FUQI PAKETA E RE PENALE (06.04.2013)
PRISHTINA DHE BEOGRADI - BISEDIME PËR NDRYSHIMET LIGJORE (06.04.2013)
OKB, MARRËVESHJA PËR TREGTINË E ARMËVE KONVENCIONALE - SHQIPËRIA NË MES VENDEVE NËNSHKRUESE (06.04.2013)
JAKUP KRASNIQI, NDËRKOMBËTARËVE - PRIVATIZIMI I POSTTELEKOMIT TË NDËRPRITET (06.04.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]