E Djelë, 05.05.2024, 11:55pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
BOTË NË MINIATURË
Cikël i ri poetik nga QAZIM SHEHU

E Shtunë, 04.05.2014, 08:13am (GMT+1)


PËR TONIN E TË KUQIT NË BUZË

Për tonin e të kuqit në buzë,
Për trillin e buzës që s`u puth,
E ngrita këtë vjershë si rrudhë,
Për puthjen e munguar u rrudh.
Për ngjyrën që u ngjye me nge,
Dhe dogji aty si flakë,
Puthjen e ardhshme që fle
Do e hetosh pak e nga pak.
Kur ta japësh me nxitim,
në buzën e faqen  që do,
kaq bojë harxhohet me teprim,
kaq flakë që  përvëlo.
Kur puthja mungon, e kuqja,
E ngjyrës që del nga tubi,
Të bën ty si nusja
Që së pari e zu turpi.
E kuqja ethet të ngre,
Zbret e ngjitet në mollzë,
Dhe ti harruar e ke,
Buzën e njomë.
E kuqja e ka mbuluar
Ngjyrën e brishtë të mishit,
Si një flakë e tërbuar,
Kërkon puthjen që ishte...

TI JE

Nga një rrugë kalim i butë shkohet në metaforë,
Nga djerrina në borë,
Nga bora në djerrinë,
Dhe kështu fillojmë poezinë.
Një re shtyn një re, dhe fsheh një shkëndijë,
Shmangur me djallëzi nga shtëllunga hutuese,
Tjetërsohet koha në ngurtësinë e saj të plotë,
Ndoshta ngurtësinë reja e fshehu,
Shkëndijën fshehu për të mos derdhur diku lotë...

DITË

Ditë inkadeshente,
Trembur: lepur në ferra,
Ditë të zgjatura.
Nga djalli
Të përmjerra.
Ka ditë dhe ditë,
Ka ditë që gdhenden dhe daltën,
E flakin në harrim,
Ka ditë që zvarriten dhe s`shënojnë,
Asnjë kujtim.
Ditë me një fantazi kandrre,
Absurdi i kap për fyti.
Ditë të fantazuara në kthina parajse,
Ditë të dehura nga tymi.
Ditë të hedhura në ditar dhe përse,
Për lohjën e tyre mëkatare edhe ky varg s`ia vlen...

NJË PEMË

Një artikulim memec  do më pëlqente,
Ta shtrija si një rreze të gjakosura mbi gjemba.
Pa përgjigje.
Nuk dihet çfarë vuan përbrenda,
Një pemë e përmbysur rremba rremba...
QAZIM SHEHU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHQETËSIM dhe ÇARTJE Nga FASLLI HALITI (04.04.2014)
TË KISHA CA DJEM SI PËLLUMB GORICA"Sulova e Poshtme në shekuj!"Esé nga PËRPARIM HYSI (04.04.2014)
VËSHTRIM NDRYSHE 'MILOSAOS' SË DE RADËSNga MOIKOM ZEQO (04.04.2014)
DËSHMOJ (unë, hija dhe vuajtja)Kujtime nga VIKTOR MARTINI (IX) (04.03.2014)
GJENIU  I  MASËS - POEZI NGA CHARLES BUKOWSKIPërktheu: FASLLI HALITI (04.02.2014)
NUK I VRASIN AS MILINGONAT dhe NJË HUTIN I ZI NATENga ADEM ZAPLLUZHA, dy tregime poetike nga libri “Fjetëm njëqind shekuj” (04.02.2014)
TË KËNAQESH HIDHUR(Mendime rreth vëllimit poetik “DIELLFTOHTI” të poetit Faslli Haliti)Nga QERIM SKËNDERAJ (04.02.2014)
AMANETI  I  TË RËNËVECikël poetik nga GJON MARKOKAJ (04.02.2014)
69 vjet nga masakra në TivarPLAGËT E LUFTËSPoemë nga RRUSTEM GECI (04.01.2014)
DOJA TË ISHAPoemth nga MAKSIM BORODINPërktheu: FASLLI HALITI (04.01.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]