JENNIFER LOPEZ DHE MARC ANTHONY FINALIZOJNË SHKURORËZIMIN
E Djelë, 06.22.2014, 08:40am (GMT+1)
Jennifer Lopez dhe Marc Anthony kanë finalizuar shkurorëzimin e tyre.
Gjykata Superiore në Los Angeles ka finalizuar shkurorëzimin e çiftit të hënën, gati tre vjet pasi ata ishin ndarë, ka bërë të ditur TMZ.
Çifti do të ndajë kujdestarinë e binjakëve gjashtëvjeçar, Emme dhe Maximilian, me Lopezin që do të kujdeset për djalin dhe vajzën në shumicën e kohës ndërsa Anthony do të kujdeset për fëmijët shtatë ditë të muajit.
Këngëtarët janë pajtuar se nuk ka nevojë për përkrahje financiare për fëmijët, derisa dy palët janë pajtuar që të mbrojnë ata nga mediet.
Çifti u martua në vitin 2004 dhe u ndanë në vitin 2011, me Anthonyn që bëri kërkesën për divorc në prill të vitit 2012.
Më herët gjatë këtij muaji, Lopez ka thënë se ndarja nga Anthony ka shtyrë atë që ta do më shumë veten.kd
www.voal-online.ch
|