E Djelë, 05.05.2024, 04:24am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
LUSHTAKU LIROHET NGA TË GJITHA AKUZAT PËRT RASTIN BIRN

E Enjte, 06.06.2013, 06:16am (GMT+1)




Prishtinë Kreu i komunës së Skenderajit, Sami Lushtaku, është liruar nga të gjitha akuzat në gjykimin e rastit "Birn". Pos kryetarit të Skenderajt, nga akuzat janë liruar edhe Rexhep Hoti, Avni Azemi, Riza Hajdari dhe Qani Mehmedi.

Kryetari i Skenderajt akuzohej  për veprën penale të shkeljes së statusit të barabartë të banorëve dhe kanosje sepse në periudhën maj-qershor 2009 në bashkëpunim me disa persona të tjerë kishte nisur një fushatë mediale kundër Jeta Xharrës, drejtoreshë e Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese.

Bashkë me të akuzohej edhe ish-deputeti e PDK-së dhe botuesin e InfoPress, Rexhep Hoti, gazetarët Qani Mehmedi, Avni Azemi dhe Rizah Hajdari.

Lirimin nga të gjitha akuzat rreth rastit BIRN të Sami Lushtakut dhe të tjerëve e ka konfirmuar sot edhe EULEX-i nëpërmjet një komunikate.  Në komunikatën e EULEX-it thuhet se "një trup gjykues i përbërë prej gjyqtarëve të EULEX-it dhe gjyqtarëve kosovarë i liroi të pesë të pandehurit në rastin BIRN, pasi që u vërtetua se aktet për të cilat ata akuzoheshin nuk përbëjnë vepra penale.

Në aktakuzë, Sami Lushtaku, Rexhep Hoti, Avni Azemi, Rizah Hajdari dhe Qani Mehmedi, akuzoheshin për veprën penale të shkeljes së statusit të barabartë të banorëve të Kosovës dhe për veprën penale të kërcënimeve.

Rasti ka të bëjë me një fushatë të pretenduar të kërcënimeve kundër gazetares Jeta Xharra dhe një punonjëse të saj në Rrjetin Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) prej anës së gazetës Infopress në qershor të vitit 2009 pas transmetimit të një programi televiziv (të drejtuar nga Jeta Xharra) që gjoja e kishte kritikuar kryetarin e Skenderajt dhe rajonin e Drenicës.

Rasti ishte ndjekur penalisht nga një prokuror special nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK)".

Ndërkohë,Prokurorja në rastin "Lushtaku vs Xharra", Mariah Bamieh do të ankohet kundër vendimit lirues ndaj kryetarit të Skënderajt dhe të tjerëve. "Ajo çfarë kemi parë në këtë rast, dhe për të cilën shpresonim që gjykata do të pajtohej me ne ishte se të akuzuarit e kanë vënë Jeta Xharrën në situatë frikësuese.

Kërcënimet dhe shpifjet e bëra kundër saj kishin qëllim të qartë. Të akuzuarit donin ta frikësonin Jeta Xharrën dhe ekipin e saj, ata donin ta poshtëronin atë dhe me e rëndësishmja, donin që ta hiqnin nga skena një gazetare kritike dhe të besueshme, e cila kishte guximin që t'i vinte në pikëpyetje të arriturat politike të zotit Lushtaku, një figurë e fuqishme politike dhe shoqërore", ka thënë prokurorja.

Sipas saj, ky është rasti më i rëndësishëm për lirinë e medias në Kosovë, dhe tregon sa demokratike është Kosova, prandaj duhet menjëherë që Gjykata e Apelit ta shqyrtojë ankesën për lirimin.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOSOVËS I MBËRRITI NOTA VERBALE E NJOHJES NGA TANZANIA (06.06.2013)
SHBA - AKUZAT NUK JANË KUNDËR UÇKsë, POR KUNDËR INDIVIDËVE (06.06.2013)
THAÇI - KOSOVA NUK DO TË BËHET SHKAK PËR NGECJEN E MARRËVESHJES (06.05.2013)
KOSOVË - DENDËSIA E POPULLSISË PO I NGULFAT QYTETET (06.05.2013)
KOSOVË - LIROHEN PESË TË AKUZUAR PËR KËRCËNIM NDAJ GAZETARËVE (06.05.2013)
Zëri i Amerikës, ALBIN KURTI - KOSOVA PO SAKRIFIKOHET PËR TA INTEGRUAR SERBINË NË BASHKIMIN EVROPIAN (06.05.2013)
EVELYN FARKAS - SHBA E VAZHDON PRANINË USHTARAKE NË KOSOVË (06.05.2013)
JAHJAGA, NIKOLIÇ BASHKË NË TAKIMIN E SLLOVAKISË (06.05.2013)
NDIKIMI I KORRUPSIONIT DHE TRAFIQEVE NË ZHVILLIMIN E BALLKANIT (06.04.2013)
SHQIPËRI - HYN NË FUQI PAKETA E RE PENALE (06.04.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]